Pas katër vitesh në krye të Ministrisë së Drejtësië, Etilda Gjonaj është caktuar nga kryeministri Edi Rama në një tjetër post duke e emëruar si sekretare për rolin e gruas.
Në një intervistë për mediat, Gjonaj tha se ka bërë punë sakrifice dhe se beson se punët e nisura do të çohen akoma para nga pasuesi i saj Ulsi Manja.
“Në 4 vite në krye të drejtësisë jam munduar të jap maksimumin tim dhe besoj se falë mbështetjes që kamë marrë kemi arritur rezultate sinjifikative që do të çohen para nga Ulsi Manja..
Besoj se një ministre me një mandat të plotë është i mjaftueshëm dhe besoj se kjo është një kohë e mjaftueshme në krye të dikasterit. Unë i uroj suksese Ulsi Manjës dhe kam bindjen se do të çojë para të gjitha projektet e nisura”, tha Gjonaj.
Ministrja Gjonaj do të mbahet mend në krye të këtij institucioni si e para grua si dhe për bilancin e saj pozitiv me të gjithë punën e bërë gjatë këtyre katër viteve ku ndër të tjera mund të kujtohet për “ndihmën juridike falas, reformën në sistemin penitenciar, hartimi i ligjeve të reja, ligji për përkthimin zyrtar dhe përkthyesin zyrtar si i pari ligj në Republikën e Shqipërisë, kontributin për ecurinë e reformës në drejtësi, etj, ç’ka i kishin dhënë asaj besimin e kryeministrit Rama dhe partnerëve ndërkombëtar. (TemA)
Mire pergjigja! More ke punuar! Por..
ai botimi ne fl. Zyrtare 2 vjet me pare?!
Gjithsesi respekt! Ne fund te fundit njerezit duhet te ruajne edhe karakterine!
Zyrtare model, urime dhe suksese!
Femer ordinere