Rama cakton drejtuesit politik të PS në qarqe: Balla largohet nga Elbasani e shkon në Fier, Ahmetaj në Vlorë

2 Shtator 2021, 11:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar  drejtuesit e rinj politikë të qarqeve në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Taulant Balla largohet nga qarku i Elbasanit, të cilin e ka drejtuar prej vitesh dhe emërohet në Fier.

Vendin e tij në Elbasan, Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.

Tiranën, kryesocialisti ia ka besuar sërish kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Elisa Spiropali shkon në Kukës. Ndërkohë, në Shkodër është emëruar Edona Bilali, duke zëvendësuar ish-ministrin Ilir Beqaj.

Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën, ndërsa Bledi Çuçi shkon në Berat.

Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryeministri Rama harroi të përmendë emrin që do drejtojë Qarkun e Korçës.

Drejtuesite PS-së sipas qarqeve

Erion Veliaj  – Tiranë

Taulant Balla – Fier

Ardian Çela – Durrës

Damian Gjiknuri – Elbasan

Arben Ahmetaj – Vlorë

Edona Bilali – Shkodër

Ulsi Manja – Dibër

Blendi Klosi – Lezhë

Bledi Çuçi – Berat

Mirela Kumbaro – Gjirokastër

Elisa Spiropali – Kukës

??? – Korçë

6 komente në “Rama cakton drejtuesit politik të PS në qarqe: Balla largohet nga Elbasani e shkon në Fier, Ahmetaj në Vlorë”

  1. shqiperia e shqiptareve says:

    e shyqyr me ne fund e hoqe qelbin nga elbasani njeri me te urryer se taulant balla nuk ka. ndoshta vec berisha mund tia kalonte
    . uufffffff mjere fieri tani.

  2. Dhia e Kozit says:

    Tau Balla në Fier????????? Po e pret SUBASHI me ate kokeloqen nga Radostina Ervin Bushin?????…..ky i fundit eshte shume i lexuar???..eshte bibloteke librash nga trute?????…ju qifsha mu në parti dhe mu ne njerez qe caktoni…

  3. Muco says:

    Ulsi manja minister drejtesie! Ai as per drejtor stalle nuk ben keta e bejne minister,mjere ky popull thuaj

  4. Turp per PS sı eshte e mujtur ne gjıthe keteTırane paskenı mbetur tek Erını apo lalı Erı Per mua nuk vlen as per Shengjergjın

    1. Prec Doda says:

      Lali Eri eshte numri 2 ne PS.
      Nga manaxheret me te mire qe ka sot PS.
      PS ka kapacitet te ndertoje 3 qeveri me kuadro te afte.
      PD vazhdon me te mbaruarit Flamur Noka, sepse vete drejtuesi PD eshte i mbaruar

  5. ska problem says:

    Shit klysh e blej qen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje