Rama me tone të ashpra: Një tufë drejtorësh duhen zhdukur nga sytë e popullit, dukemi si cirk

2 Shtator 2021, 10:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në Asamble pranoi se edhe PS ka kontributin e saj që në sytë e publikut partitë duken si një cirk dhe “klub” çakejsh”.

Rama u shpreh se partitë nuk mund të zgjohen vetëm kur vijnë zgjedhjet, ndërsa vuri theksin edhe tek drejtorët dhe tek ata që rrethojnë ministrat.

“Edhe ne kemi kontributin tonë, ngjajmë në një cirk në sytë e publikut dhe duket si punë çakejsh. Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet. E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona me rivalët pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit “koncert në vitin 36’. Në vend të asaj parisë në film kemi një trupë drejtorash dhe shefash që rrethojnë deputetin sapo ju shfaqet në territor dhe të gjithë bashkë pastaj rrethojnë kryetarin  partisë.

Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik. Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Duhen zhdukur nga sytë e popullit nësë duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t’ia lëmë radhën brezave të tjerë“, tha Rama.

 

6 komente në “Rama me tone të ashpra: Një tufë drejtorësh duhen zhdukur nga sytë e popullit, dukemi si cirk”

  1. Prind says:

    Me ne krye drejtorat e Oshee se

  2. Drini says:

    Ta jap une nje emer : drejtori i Ujesjellesit Tirane.
    Hajdut 24 karat

  3. Godd-less Commies says:

    ahahhahahahahahhaa,humori i radhes i Gadafit Global….
    =
    lol

  4. Sierra Leone:une jam në vend te pare,ti Edi me shqiptaret e tu je në vend te dyte ne bote!!???? says:

    ????????????

  5. Alb says:

    Ne brezat e tjer te falenderojm qe ne fund na kujton “tua lem vendin brezave te tjere pas 2 zgjedhjeve” sigurisht sa te behet zaho me shok ne mosh per te qeverisur

  6. pa emer says:

    Po ckuptim ka shprehja me i zhduk?Po zbatove ligjin duke i rrasur brenda automatikisht zhduken por jo lojera fjalesh.Sherbimi ndaj qytetarit l eshte ne pike te hallit.Them se nuk vazhdohet keshtu.Eshte shume keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje