Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja nisi në orën 10:00 dhe po zhvillohet te Pallati i Kongreseve.
Mbledhja është hapur me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili kujtoi mënyrën si erdhi në pushtet Partia Socialiste dhe si u rikonfirmua tashmë për herë të tretë.
Mes të tjerash, Rama u shpreh se do bëjë gjithçka që të rikonfirmohet edhe herën e katërt në pushtet, ndërsa tha se sfidat për fitore sa vijnë e bëhen më të vështira.
Ajo që ra në sy është se në poltron është vendosur shqiponja dykrenare e më pas shkrimi: Gati për Shqipërinë. Asambleja e Partisë Socialiste.
po pse dykrenare thjesht shqiponje krahehapur eshte ku i sheh dy kreret? ?