Grabitet katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, autorët marrin lekët e dy arkave

2 Shtator 2021, 09:06Politika TEMA

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e grabitjes, gjatë natës së kaluar.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat ku besimtaret hedhin dhurimet e tyre.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorë të kësaj vjedhjeje, dyshohet të jenë dy persona të mitur, informacion ky i marrë nga kamerat e sigurisë.

Autorët kane marrë vetëm lekët shqiptare që gjendeshin në arkë. Ndërkohë policia është duke bërë procedurat e nevojshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

1 komente në “Grabitet katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, autorët marrin lekët e dy arkave”

  1. Marina says:

    Njerzt skane buke te hane keta hedhin leke ne arke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje