Petrit Vasili komenton tërheqjen e Lefter Kokës e Najada Çomos: Rama futi në zgjedhje njerëz të inkriminuar

2 Shtator 2021, 09:27Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka komentuar lënien e mandatit nga Lefter Koka dhe Najada Çomo.

Për të, tërheqja e këtyre personazheve rëndon përgjegjësinë e Edi Ramës si shkatërruesi i zgjedhjeve.

“Është e qartë se ideatori dhe përgjegjësi i vetëm për këtë shkatërrim zgjedhjesh është vetëm Edi Rama dhe asnjë lloj loje, e asnjë lloj kozmetike me largime apo gjoja tërheqje në kohë, apo tërheqje parakohe të këtyre personazheve nuk zbeh por rëndon përgjegjësinë e Edi Ramës, si shkatërruesi, tashmë e provuar të zgjedhjeve të 25 prillit.

Nuk ka asnjë lidhje lënia e mandatit me përballjen me drejtësinë. Drejtësia ka depozituar fakte shumë të rënda dhe të rëndësishme, të cilat nuk ka asnjë pazar që mund t’i shmang, pra thënë më thjesht, ne do lëmë mandatin dhe ju mos na ndiqni penalisht, nuk kanë asnjë lidhje.

Edhe kandidimi ka qenë një faj për Edi Ramën, dhe është përgjegjësia e tij, që shkatërroi procesin zgjedhur duke futur të inkriminuar. Drejtësia duhet të kish vepruar që dje”,-tha ai.

5 komente në “Petrit Vasili komenton tërheqjen e Lefter Kokës e Najada Çomos: Rama futi në zgjedhje njerëz të inkriminuar”

  1. Ari says:

    Kush eshte ky “Gjëja”????

  2. Patrioti says:

    E gjeti gozhden e Nastradinit ky gomari i LSI-se.

  3. Velo says:

    Gomar mbete tërë jetën o i shkret. Shiko hallin tënd dhe të Monës, mos u merr me të tjerët. Ti je deputet me 230 vota, prandaj mbylle gojën.

  4. Bubuzhel Berati says:

    BRAVO URRAAAA DEPUTET ME I VOTUAR NGA MIJRA MIJRA VOTUES 360 VOTUES .
    Haaaa ky ka degjuar per te bere opozite duhet te baltosesh

  5. Stape Pashi says:

    O Petriti me qelqe*
    Se ke mirë, o dreq po ndreqe!
    Si ka mundësi që një vunjotës bëhet legen, letër higjenike, që shërben për të fshirë ndyrësinë e shefave në tualet? Vunoi ka përkrahur idetë, ( disa herë edhe jo shumë të sakta ) Por askur nuk ka praktikuar legenllëkun, kurizthyerit, letrat higjenike.
    *“Me qelqe” në zhargonin e Himarës ka kuptimin e gjyslykëve. Edhe të njeriut që nuk shikon mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje