Rezultatet e sondazhit të Euronews Albania: Kë duan të shohin shqiptarët në kabinetin ‘Rama 3’

1 Shtator 2021, 20:16Politika TEMA

Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojne ta shohin sërish në kabinetin qeveritar në mandatin e ri. 10% e tyre në sondazhin e Euronews Albania e kanë zgjedhur si ministren që duhet të vazhdojë detyrën.

Gjetjet e sondazhit u publikuan në një edicion special një ditë para zyrtarizimit të kabinetit qeveritar Rama 3, nga “Barometri”, emisioni i dedikuar sondazheve të opinionit publik në Euronews Albania.

6.5% e qytetarëve gjithashtu preferojnë të shohin ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në kabinetin e ardhshëm të qeverisë ‘Rama’, përkundrejt 0.4% të atyre që u shprehën negativisht.

Renditja pasohet nga ministrja e Arsimit Evis Kushi (6.2% pro), ministrja e Jashtme Olta Xhaçka (6.1% pro) dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko (6% pro).

Qytetarët duket se nuk kanë një ministër të parapëlqyer në skuadrën prej 16 personash të kabinetit të kryeministrit socialist, duke qenë se shifrat tregojnë përafërsi në renditje për shumë prej ministrave.

Sondazhi pyeti 1000 persona në intervista ballë për ballë në zona urbane dhe rurale gjatë muajit gusht.

Të pyetur se cilët ministra nuk dëshirojnë t’i shohin pjesë të qeverisë në 4 vitet e ardhshme qytetarët u përgjigjën në këtë mënyrë:

4.6% kundër – Blendi Klosi – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

3.1% kundër – Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

2.5% kundër – Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm, Erion Braçe – Zv. Kryeministër, Pandeli Majko – Ministër i Diasporës

2.4% kundër – Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes.

Pas suksesit në parashikimin e saktë të rezultatit zgjedhor, “Barometri”, rikthehet më 9 shtator për të shërbyer çdo javë si një matës i besuar i pulsit të shqiptarëve. Rezultatet e plota të sondazhit do të publikohen të enjten e 9 shtatorit.

13 komente në “Rezultatet e sondazhit të Euronews Albania: Kë duan të shohin shqiptarët në kabinetin ‘Rama 3’”

  1. Varja says:

    Po tigrin Ahmetaj!

  2. Beni says:

    Për çfarë ta duan Evis Kushin?

  3. Ahmetaj+Zamir Mane=Edi Rama says:

    ballukja mediokre qe flet si lace lagje dhe pa shkolle te larte!!! eshte ministrja qe i duhet rames per te mbyllur punet e…. zamirit. prandaj sondazhet 5 minutshe?! te porositura nga rama i nxjerrin keta ordinere si njerzit qe i duhen vendit. ne fakt i duhen vetem rame duar-pastrit?.

    1. Shtriga says:

      Salillarit ore, cfare Zamiri (Samir ne fakt e ka). Salillari po kenaqet duke u tenderuar lart e poshte

  4. jepi gas says:

    1000 militant.
    Edhe Znj Balluku tani per 4 vjetet e ardhshme do vazhdoje te beje “autostrada” pa asnje element autostrade….e do vazhdoje te lere mysybet rruget egzistuese…..e shqipot do grihen ne to
    Normal qe duhet te vazhdoje Balluku ne detyre.

  5. Petronazhisti says:

    Spjegim,
    Per ata qe nuk e kuptojne arithmetiken:

    Ostirliu
    10% qe e duan shume + 4% qe nuk e duan dhe aq shume==== 100%,
    !
    Per ju ziliqaret Kamunist/neutralist/Papartist/matematist, qe thoni se 10% e gjese + 4% te gjese === 14% te gjese, dhe kerkoni te dini se ku vajti 86% e gjese ju them:

    -Shkoni Pirdh*ni se kjo nuk eshte aritmetike por eshte Gjeometria e Politikes Iliministo-Rilindase

  6. Celo says:

    Po ndonje nga ata banoret e rinj nga Afghanistani do kete ne qeveri ? Se duhet nje nga ata ne vend te hudhres per mos te shkuar sy qeveria

  7. On says:

    Na mbushet mendjen….Shqiperia me vdekjet me te larta per fryme nga kovidi…harxhuan qimet e kokes….te shkoje ne spitalin e Ogertes prenotoje vdekjen……sondazhe oligarkesh te media’s mafioze Shqiptare

  8. sofka says:

    Aman mo niko leshin si do bejme mo aman se as ato me hunde te madhe sdo ja varin tani

  9. Sokrat says:

    Çuçi dhe Klosi grope komplet. Cfare turpi! Cfare investimi idiot i PS dhe Rames ne ekzekutiv keto dy personazhe.

  10. tipidhecufo says:

    Sulo, sulo sulooooo! Po ngrehu se vajti ora 4. Shoku Ropi erdhi e iku.

  11. Wow says:

    Hajde merre vesh kete analize qe ka bere ky mender gazetar, 10% e duan ,3.1% nuk e duan dhe i bie qe 89,9% absternuan.
    Lulezim Basha do te tallet me kete matematik qe aplikon ky shkenctar i kohes moderne.

  12. Ekipi Ideal says:

    Qeveri ideale eshte:
    1- Sali Ram Berisha, K/Minister, Min i Financace, i Ekonomise, i Brendeshem, i Jashtem, i Shendetesise, i Punes, i Arsimit, i te Perndjekurve, drejtor Ekzekuriv i te gjitha drejtorive te Dikastereve.
    2- Tritan Shehu, Min i Jashtem.
    3- Flamur Noçka, Min i Perbrendeshem.
    4- Sali Lusha, Min i Hurit dhe Litarit.
    5- Arkimed Lusha, Min i Mbrojtjes se familjes Berisha.
    6- Lulzim Xhelal Basha, Min i Dembeleve.
    7- Monika Kokvogla, Min e Inovacionit.
    8- Ilir Rexhep Meta, Min i Financave dhe zv K/Minister
    9- Emin Gjana, Min i Rinise & Min i Preshit
    Dhe enderra vazhdon…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje