Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se së shpejti do të ketë edhe një ligj “Ligji i Vijës Bregdetar” së bashku me planin e ti të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.
Njoftimin Rama e ka bërë teksa ka publikuar pamjet e shembjes së një objekti të ndërtuar pa leje në Dhërmi.
Më herët IKM njoftoi se ka rinisur aksionin për shembjen e e ndërtesave pa leje në zonat turistike. Rama shkruan se operacioni do të vazhdojë pa toleruar askënd ndërsa mes të tjerave thuhet se do të ndëshkohen.
Njoftimi i Ramës:
Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”
Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim
*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike
Shume bukur dhe me behet shume qefi si qytetarë posaçërisht për pastërtinë dhe rregullimin në mynyren estetike të plazheve dhe bareve të vijës bregdetare sidomos këtu në qytetin e Sarandes. Shoh shumë gjëra si qytetare qe nga pastërtia e atyre që marin tenderà dhe gjithë ditën rrinë duke pirë nëpër kafene. Vënë në punë ca plaka të shkreta që si shikon të bledhin dhe të pastrojnë të paktën një herë në ditë plazhin nga mbeturinat dhe plastika, vetëm sa mbledhin koshat dhe kaq gjithë ditën. Dhe kur i pyet ejani pastroni plazhin thonë që seshte puna jonë është e bashkisë hajde mere vesh. Le pastaj anijet e vjetra që ndotin me tym e naftë gjithë plazhet per rreth ku lahet shumica e popullsisë së vendit. Te shohim çfarë do bëhet shpresojmë gjithmonë për kushte më të mira plazhi. Ka akoma shumë për të bere me pak dakortesi dhe punë të përditshme.
Po Lefter Koka qe ka hyre brenda ne det me super pisten qe e beri pa i hyre gjemb ne kembe?
pergezime per punen e inspektoriatit ndertimor.POR kush e lejoi ndetimin deri ne katin e 6-te???? kush mban pergjegjesi per lejimin e ketij ndertimi ??? nese do te ishte ndaluar ndertimi qe ne fillim , sdo te ishin cuar dem gjithe ato para per nje ndertim gati 1 milion euro.nuk do te ishin cuar dem gjithe ato para per shembjen dhe pastrimin e sheshitt e ndertimit dhe rikthimin ne gjendjen e meparshme.Ne fund te fundit ai qe e ndertoi shkeli ligjin por eshte shqipetar dhe askush nuk ka dobi nga varferimi i tij. Nese do te ishin ndalur punimet qe ne themel, ato para do te perdoreshin per nje investim tjeter. Pas cdo ndertimi te paligjshem ka nje polic dhe punonjes bashkie qe jep miratim ne heshtje, ndaj sa here prishen objekte te tilla duhet te hetohet per keta punonjes shteti. Eshte e sigurte qe i kane marre parate ose favoret , ndaj edhe kane lejuar punimet per muaj e muaj me rradhe.
Arrdhja afganëve do frenoj zgjerimin e metejshem Grek ne ujerat tona.