Najada Çomo i dërgon dorëheqjen Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

1 Shtator 2021, 13:01Politika TEMA

Shefja e Infektivit Najada Çomo zgjodhi të qëndrojë në krye të profesionit të saj për tu përballur me pandeminë dhe kërkoi dorëheqjen nga mandati i saj si deputet i fituar në zgjedhjet e 25 prillit.

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se ajo i ka paraqitur dorëheqjen, Çomo ka paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Me largimin nga mandati të Çomos, i hapet rruga e futjes në Kuvend Mimi Kodhelit, kandidatja grua më e votuar që mbeti jashtë parlamentit pas publikimit të rezultateve zgjedhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje