SMS-ja: Tronditja nga Jonila Godole, Lulzim Basha iu ndalon të flasin pa marrë leje tek ai

1 Shtator 2021, 10:20Politika TEMA

Intervista e sekretares së re të PD-së për të përndjekurit, Jonila Godole, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Partinë Demokratike.

Kjo, duke qenë se ajo kërkoi që Sali Berisha të largohet nga PD.

Intervista çuditërisht u publikua edhe nga “RD” e portali i familjes Berisha, por menjëherë nisën presionet dhe sulmet ndaj Godoles, por mbi të gjitha ndaj Lulzim Basha.

Ky i fundit u detyrua të nxirrte kryeredaktorin e “RD” për të bërë një sqarim pse e publikoi lajmin kundër Berishës, ndërsa më pas lajmi u zhduk fare nga faqja e “RD”.

Ndërsa në mbrëmje, Lulzim Basha nëpërmjet kreut të grupit parlamentar, iu kërkoi nëpërmjet një nesazhi deputetëve dhe drejtuesve të PD-së, të mos flasin më në media për Berishën, pa u konsultuar.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Duke ju uruar shumë suksese në detyrën e rëndësishme që ju kemi besuar, kërkoj mirëkuptimin tuja për të mos konfirmuar asnjë dalje mediatike pa koordinuar mesazhin politik për temat që do të diskutohen.

Gjithashtu çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me njoftim paraprak të zyrës së shtypit të PD. Ju falënderoj për mirëkuptimin!

Për çdo informacion apo sqarim me shkruani/telefononi tek numri im dhe jo në këtë grup. Gjithë të mirat. Alfred Rrushaj”, thuhet në SMS-në e Rrushajt.

4 komente në “SMS-ja: Tronditja nga Jonila Godole, Lulzim Basha iu ndalon të flasin pa marrë leje tek ai”

  1. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

    Ja dhe Partia Komunisto-Demokratike në veprim.
    Sa bukur!!! Na u kujtuan vitet 70-80′.

    1. Turpe turpe says:

      Diktature qesurime të gjitha partite Shqiptare keta horra Jane komunista dhe nuke durone dote mendime ndryshe turpe turpe

  2. Velo says:

    Kjo është pavarësia dhe liria e fjalës e deputetëve dhe liderëve të partive. Kopjuar nga PPSh.

  3. Cao says:

    Mos flisni keq per komunistat,se ata kane punuar me ndergjegje te larte.Ata ishin bij punetoresh dhe fshataresh qe punonin ne punen me te renda,pasi ishte ststukuare qe komunisti duhet te jete i pari ne veshtiresi dhe i fundit ne pretendime.Prandaj komunistat nuk jan te keq si thot nje komentues me larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje