Ethet e qeverisë “Rama 3”, TCH përmend disa emra ministrash se kush ikën dhe kush vjen

31 Gusht 2021, 19:59Politika TEMA

Ethet e ministrave të kabinetit ‘Rama 2’ që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë ‘Rama 3’ do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 gusht.

Përbërjen e skuadrës së tretë qeverisëse Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbjelljen Asamblesë Kombëtare këtë të enjte.

Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj.

Për momentin thonë burimet nga PS, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është në pol pozicion të rikonfirmit, por mund t’i hiqet Energjia, duke u bashkuar me Mjedisin e krijuar një ministri që me gjatë do ti besohet Benet Becit.

Ftesa për vijuar drejtimin e Shëndetësisë ka mbërritur tek Ogerta Manastirliu. Edhe Ministria e saj do të ristrukturohet duke i hequr Mbrojtjen Sociale e cila bashkohet me Sportin dhe Rinë, nga ku drejtimi mund t’i besohet Bora Muzhaqit, aktualisht zëvendës ministre Arsimi.

Edhe Olta Xhaçka shihet si një kandidaturë potenciale për të vazhduar drejtimin e diplomacisë shqiptare e vijuar koordinimin e suksesshëm deri më tani prej saj, në operacionin humanitarë të strehimit të afganëve.

Parashikohet edhe ndarja e Ministrisë së Financave nga Ekonomia, ku njëra prej dy këtyre ministrive do t’i besohet Arben Ahmetajt, bashkë me vijimin e drejtimit të punëve të rindërtimit nga tërmeti.

Ministria e Brendshme ku asnjë ministër nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund mbetet e paqartë nëse do ta drejtojë Bledi Çuci, emri të cilit po qarkullon edhe si pasardhës i Gramoz Ruçit në Parlament.

Edi Rama mund të surprizojë me këtë Ministri, duke ia besuar për herë të parë një gruaje.

Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm wshtw ai i Vlora Çitakut, të cilës Rama edhe mund t’i besojë Ministrinë e Diasporës në vend të Pandeli Majkos.

Arsimi, Ministria e Drejtësisë, Mbrojtja, Kultura, Turizmi dhe Sipërmarrja pritet të drejtohen nga ministra të rinj.

Edi Ramës do ti duhet të zgjedhë një numër 2 të ri në qeveri, pas sinjaleve jo konfirmuese për veten, lëshuar nga zëvendës kryeministri Erion Brace.

Gara se kush do ta drejtojë Parlamentin është më e forta dhe sfiduesja brenda PS pasi Edi Rama preferon një grua, nga ku me e kuotuara për këtë post është ish- ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.(TCH)

9 komente në “Ethet e qeverisë “Rama 3”, TCH përmend disa emra ministrash se kush ikën dhe kush vjen”

  1. Trasparenca says:

    2 gusht? O gazetare stupid

  2. Scutari says:

    Në teorinë ekonomiks thuhet që, sa më shumë ministri të ketë një qeveri aq më e korruptuar dhe i efikase është dhe e kundërta, sa më pak ministri aq më efikase dhe produktive është!!

  3. SAGA QEVERITARE: Mjeshtri i kukullave 3

  4. Sita says:

    Qeveri koti, mungojne emra profesionistesh e intelektualesh. Per te mos folur pastaj per prurje nga Kosova. Nuk e kuptoj dot kete karshillekun qe i ben kryeminsitri Kosoves… perse duhet te vere minister nga Kosova ne Shqiperi…e bere njehere, dy here, perseri per te treten ?!?!? Po duken qe jane emerime sa per forme se kudo eshte ai qe vendos , keta marrin ato benefite qe u takojne nga posti se qeverine e ka nen mbikeqyrje vec kryeministri. Nuk shoh prurje te reja me figura intelektualesh, profesionistesh, apo nuk do Rama se ata nuk bejne cfare thote Ai e ne fund pushohen nga posti prej TIJ…

  5. Nobel says:

    -Une: Do organizojme nje mbledhje te perbashket?
    -Ai: Me shume qef. E kam pasur enderr.
    -Une: pas mbledhjes i hedh doren ne qaf dashnores se atij. Dashnorja e atij nuk do vetem por une bej sikur e kam me shaka, por qellimi im nuk ishte mbledhja por vetem e vetem te kisha per nje nate dashnoren e atij.
    -Ai: nevrikoset, por edhe mendon”fundja dashnore e kam e jo gruan time”
    -Une: e bej ministre “ish dashnoren” e atij
    Tani jo vetem qe se kam per nje here por sa here te dua.

    Po me mbledhjen cu be… ???????
    Po “ai” do mbaje meri… Atje ku eshte c’te mbaje meri?
    Pune vllau thuaj
    Hajd, ta gezojme qeverrine e re!
    (per ata qe dine dhe sidomos per Meron?)

  6. Vranakonti says:

    Per ministre te brendsheme duhet Mim Kodheli dhe per kryetar kuvendi Erion Braçe.

  7. emigranti says:

    nuk duket si qeveri e re kjo …

  8. Nje mergimtar says:

    Pse merreni me hamendesime,pasi kushdo qe do te drejtoj nje ministri, nuk largohet dot nga “porosit”e urdherat e kryeministrit.

  9. KUR PROBLEMI ESHTE VETE NJERIU QE PUNON NE ZYREN E SHTETIT(d.m.th.jeniçeret kurva) says:

    ???? jam i arsimuar …por arsimuar mirë..dhe jam nja 30 vjetë që punoj dhe jetoj ne Europe,i them këtij K/qimistrit të më japi një post ministri o një drejtore dhe rrogen nuk e dua??????????????..mos na lëntë zoti pa JENIÇERE të korruptuare!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje