Sekretarja e re në PD: Duhet të distancohemi dhe të ndahemi përfundimisht nga Berisha, partia duhet të shkojë përpara

31 Gusht 2021, 16:16Politika TEMA

Studiuesja Jonila Godole flet për herë të parë pas marrjes së postit si drejtuese e sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike.

Në një lidhje me “Skype” për News24, Godole theksoi se ky është një angazhim vullnetar lidhur me kauzën e zbardhjes së krimeve të komunizmit.

E pyetur nëse është pjesë e demokratizimit të partisë edhe vendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për të qenë në parlament, ndonëse është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, Godole deklaroi se: “Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme.

Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjreman Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund.

Këto janë vendime që i marrin partitë vetë. Këto janë modele që unë i kam sugjeruar. Nëse mua do më pyesin sot nga brenda PD, patjetër që do ta sugjeroj këtë dhe do flas hapur.

Por kjo është pjesë e PD, duhet të tregojë se është vërtet një parti që e meriton të vijë në pushtet.

Unë shpresoj shumë që PD të bëjë zgjidhjen e tyre. Sa i përket kauzës së të përndjekurve politikë, për fat të keq nuk ka një forcë tjetër politike këtu, përveç PD, që të jetë shprehur hapur dhe qartë se ai regjim ka qenë kriminal.

Ai regjim ka qenë kriminal. Unë do mundohem që në pak vite të arrijmë të kemi një lloj paqeje, të kemi një transparencë të plotë për krimet e komunizmit dhe një kërkim faljeje reale”.

24 komente në “Sekretarja e re në PD: Duhet të distancohemi dhe të ndahemi përfundimisht nga Berisha, partia duhet të shkojë përpara”

  1. Qutetar digital says:

    Ciao Ciao sal
    ke met vetem
    as shoqet e partis domokratike nuk te don ma

    1. Gjermanija says:

      Mire e ke moj vajze qe mer shembullin e Helmut Kolit, por ai kishte cipe. Ky i yni eshte vetem helm edhe m… perzjere bashke

  2. Patronazhisti says:

    Po yt ate, Kasemi, si ish komunist i devotshem ne Floten Detare Ushtarake, çfar mendimi te ka sugjeruar?

    1. Ilir says:

      I ka sugjeruar qe, pleqve rrjedhur e te pjerdhur, te mos ua degjoje as vérrcet e as pérrcet.

  3. elmaz bufi says:

    kam nje kuriozitet a do tè anètarèsohet nè PD zonja Godole me qenè se e banè liderre ??
    Kur punonte te Koha Jone ne vitet 90 ishte mè agresivja ndaj PD-sè.
    Aq sa kur e shanin te RD I thonin Gobolja

  4. Idrizi says:

    Moj torollake!
    Ne se ke kete mendim se
    …PD-ja eshte forca e vetme qe eshte shprehur hapur se ai rregjim ishte kriminal…
    Mbaje kalin ketu,merr fryme dhe vazhdo:
    -Cfare ju dha PD te perndjekurve?
    -Sa shperblim ju dha ajo te perndjekurve dhe sa ju dha PS-ja?
    -Sa pushtet ka ndare PD me te perndjekurit dhe sa me komunistet e “demokratizuar” sipershembull vete komunistin 24 karat Sali Berisha?
    -Cfare ndryshimi kane djegja e nje te perndjekuri nga pushteti i PD-se,nuk me kujtohet emri,(me duket Lizjar) me varjen e Havzi Neles.A nuk jane te dy rregjimet e PPSH-se dhe te PD-se njesoj kriminale?
    Jepi se me keto mendesi do e coni PD-ne nga fitorja ne fitore,thoshte ai merhumi i djeshem ku aderonte dhe Saliu ne partine e tij per 25 vjet me rradhe…

  5. nn says:

    “Ai rregjim ka qene kriminal” -thoni Ju, dhe shpresen per transparence dhe kerkim faljeje e keni tek forca politike me emrin PD / prandaj kauza juaj nuk do te kete kurre transparence dhe askush nuk do te kerkoje falje / sepse ata qe duhet ta bejne kete, jane brenda PD, ne forme te vjeter dhe te re.
    Diten qe kauza juaj do te shkeputet perfundimisht nga varesia e PD-se, do te fitoni transparencen dhe do te merrni faljet e shume pritura

    akoma nuk e keni kuptuar qe zgjedhja juaj eshte e gabuar? kerkoni nga bijte te denojne eterit? absurde – do te prisni edhe shume vite te tjera fatkeqesisht

  6. kosta says:

    Nje person i degjuar i thoshte dikur kesaj vajzes jonila dobole, edhe Mero duhet ta dije kete. Haaaaaaa kohe te bukura dikur

  7. Gjergji says:

    Po ajo sekretaria tjeter, Dobole, cfare opinioni ka per punen e Sal boles?

  8. Asd says:

    Qendrim kurajoz per tu pergezuar!

  9. Besi says:

    Dobici Lulzim Basha ka vene pergjegjse te Perndjekurit kete hajduten qe vjedh te gjitha fondet me te perndjekurit e ka ble apartamente ne Tirane dhe ne Gjermani. Tani kritikoka dhe Berishen

    1. Konti says:

      Ti Besi a Bona cdreqin je, mos shpif lart e poshte… na meso me mire si te nxjerrim vellezerit jashte e tu vjedhim pronen se aty je e specializuar.

      E keqja eshte qe ben edhe sikur ke burime te sakta-))))). Tipike e te lonmeve si ty

      1. Besi says:

        Burimet jane super te sakta mi Dobole mjafton te shofesh seminaret e tua me 5 veta dhe fondet qe ke marre ne mbi 10 vite. Erdhe nga Gjermania per te vjedhur fonde, e ca ke bere per te persekutuarit? Nje vrime ne uje. Se juve pas vjedhjeve ju vjen oreksi per politike, po mire beni se oreksi i madh jua ben gropen kollaj, nuk je as e para as e fundit

  10. zalua says:

    Moj godole i ke syte ne balle dhe mendjen ne b…..

  11. Lani says:

    Jonila eshte nje vajze e mencur dhe gjakftohte ne gjykim. Lidhur me komunizmin dhe çfarë ështe bere e si eshte bere ne komunizem perpara se te kerkohet falje duhet diskutuar ne publik sa me te gjere. Nuk eshte nazizmi gjerman qe Jonila e njeh mire si gjermanofone e file qe eshte. Te diskutohet pa pasione qe njerezit qe e jetuan ate kohe te gjejne qetesine qe meritojne.

  12. timo says:

    Krahasimi është banal. Krahasohet një personalitet politik si Helmut Kohli me një bastard politik si Sali Berisha.

  13. Dita per shpagim says:

    Me ke do ta keshe paqen dhe me ke e ke luften ti moj bushter qe rrembehesh bran akoma?

  14. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Qe te vertetosh se ai sistem ishte kriminal,duhet te tregosh rolin qe ka luajtur sali berisha si komunist servil karierist i bllokut,tritan preshi,e spaho e co sigurmsave qe u strehuan te pd.
    Pa analizen e ketyre komunisteve qe u bene sheike vetem se shajne bllokmenet,nuk mund te besojme asnje fjale te godoleshit qe zuri nje vend ne partine kriminale.

  15. Korabi says:

    Kadal Jonila Godoleshi,falje duhet te kerkoj Sali krimineli per te dy rregjimet, atij komunist ku sherbeu 25 vjet si sekretar partie,dhe atij mender demokratik mbas 90 ku vendosi nje diktatur edhe me te eger se ajo komuniste. Them me te eger se me kushtetut ishim te lire,por krimineli Saliu juaj e shkeli ate, dhe vrau e preu sa i deshi qejfi.

  16. Nik says:

    Tash qe foli dhe Znj. Godole nga Godoleshet punet e PDse do shkojne “vaj”!

  17. Lemja says:

    Moj Godoleshk,PD dhe lideri i saj,krimineli Sali Qen Berisha duhet ti kerkojne falje shqiptareve per gjithe krimet qe kan bere mbas viteve 90,kurse te persekutuaret PS i ka shperblyer 5 fishin e PD-es. Ju kujtohet i persekutuari Liraku qe dogji vehten ne shenje proteste kunder rregjimit te liderit tuaj,Saliut.

  18. Dajti says:

    PD eshte freskuar me tre llapaqenet e haleanalisteve,Jonila Godole,Fitim Zekthi, dhe kryehaleja Gjek-Mark-Marka-Gjoni.

  19. Xhahil Bilbili says:

    Jonila ,nje keshille nga askushi,qe te jesh e besueshme me moralin tend duhet te jesh e sinqerte me kauzen tende.N.q.s kauza qe ti mbron ekziston si obligimi yt shpirteror je ne rregull me moralin tend por ne qofte se e ashtuquajtura kauza jote eshte thjesht nje trampolin ….fatkeqesi per ty .Me vjen keq se do perfundosh me sa duket si e ke nisur nje cope zhele e nxjerre jashte ,do thoshte JOZI nga Shkodra

  20. Gjovani says:

    Kryekriminelin e komunizmit e keni ne PD, e ai eshte Salih Berisha
    Pa e burgos ate, nuk ka perparim ne Shqiperi.
    Ai, per 25 vite ka spiunuar koleget e tij ne universitet, dhe per 30 vite,
    ka vra dhe burgos kundershtaret e tij ne “demokraci”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje