Ambasadorja Kim takon afganët e strehuar në Shqipëri, emocionohet me dhuratën simbolike të vajzës së mitur

31 Gusht 2021, 11:36Politika TEMA

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka kanë zhvilluar një vizitë tek familjet afgane që po strehohen në Shqipëri në Qytet Studenti prej disa ditësh.

Kim ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga takimi me afganët, ndërsa shkruan se u emocionua kur një vajzë e vogël i dha një vizatim të bërë nga vetë ajo.

“Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre.

U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje