Nikoll Lesi i mahnitur: Basha zgjodhi një ekip brilant, emrat e Kryesisë janë për t’u admiruar. E rrafshoi fare Berishën

31 Gusht 2021, 10:47Politika TEMA

Nikoll Lesi ka mbetur i mahnitur nga emrat e Kryesisë së re të PD-së.

Sipas tij, ata janë njerëz të Bashës, jo të Berishës.

“Sot dolën emrat e kryesisë së re të PD.

Nga votimi duket se kanë dalë emra përfaqësues dhe dukshëm profesionistë e të kulturuar.

Kjo është për t’u përgëzuar, pasi PD mbetet shpresa e vetme për një mundësi ndryshimi politik në vend.

Edhe LSI duket se është në proces rinovimi dhe ndryshimi strategjik te mënyrës se si duhet të mbetet forcë e tretë politike me efekte balancuese në politikën shqiptare.

Dorëheqja e djeshme e Luan Ramës ishte me shumë mesazh thirrje ndërgjegjes së kësaj force politike se duhen emra me përfaqësues nga shoqëria civile që të mbushin boshllëkun e krijuar nga kolpo elektorale e 25 prillit.

Lulzim Basha ndonëse ndau shumë ofiqe partiake dje por me sa kuptohet nga kryesia e re e sotme e PD, ai duket se ka vepruar me një diplomaci djallëzore, tip holandeze. U ka dhënë nga një “qofte” pjesës së vjetër në PD, dhe u ka marrë përfundimisht vendimmarrjen.

Kjo është meritë e tij.

Dhe duhet pranuar se ka lëvizur mes një teatri me male tropojane drejt rrafshimit të majës jezerciane, të cilën e kishte të ngulur mu në oborrin e selisë blu!

E shkërmoqi këtë majë mali që nuk e linte të ulej lirshëm në oborrin e PD.

Emrat e kryesisë së re janë për t’u admiruar. Dikush tha mbrëmë se duket ekip i mirë por për të luajtur butë.

Mundet të jetë ashtu, por nëse Basha kombinon ekipin, forcën e popullit opozitar si dhe te rikrijojë besim nderkombëtar, mund t’ia arrijë të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shqiptarët janë të shqetësuar për fatin e afganëve pasi mbetet njerëzore ndihma, por pikësëpari janë të drobitur nga halli i jetës së familjeve të tyre.

Ndaj Basha mund e duhet të jetë Udhëheqës popullor me këtë ekip brilant që u votua dje.”, shkruan Lesi.

13 komente në “Nikoll Lesi i mahnitur: Basha zgjodhi një ekip brilant, emrat e Kryesisë janë për t’u admiruar. E rrafshoi fare Berishën”

  1. Ari says:

    Ky gjëja, i eshte mbush mendja se eshte burr i mençur dhe di, ben dhe parashikon gjithcka. Thote nje fjale ky dhe TEMA e ka reference, sikur e thote Zeusi: as argumente, as analize, asgjeeee..thjesht nje mendim preshiiii
    Edhe kur thote “te rrezojme Ramen”, nuk jep argument se, perse dhe cfare do te bejne me mire keta qe duan te vijne? Apo, thjesht te nderrojne kaloresin…

    1. Tetovari2 says:

      Ari një fjalë popullore thot:MOS ME QENË HULAJA
      ÇKA BËN FUKARAJA!Kështu është edhe ky Nikolla.

  2. Nick says:

    aaaaa….dmth, kauza e ekipit te ri opozitar qe luan butë, do te jete: si të përzëmë afganet dhe me gjithe ta edhe ramen! Strategji per koke te strategjise, nga fitorja ne fitore paskeni per te vajtur

    1. 19 says:

      Ore tall karin ky apo ben sarkazem .

      1. Kavajsi says:

        Si ka mundesi qe botohen idiotizmat e ketij budallai?Keto tip analistesh,si Lesi,sahan lepires te çertifikuar,duhet te denohen per shpifje etj.

  3. nn says:

    hahahahahahahah……………hahahhahahahahahahahah……….:):):):)……………..meee loooottttt

    ky po tall a….t ? apo ironi e forte

    hahahahaha………… Ekip i forte – hahahahahahahaha / per te luajtur topa-djegesi te oborri lagjes po, por jo per te marre pushtet nme oborrin e PD-se

  4. Gjok Marka i Gjonajve says:

    Tall koqet,o Nkolle,po Luli i shef gjanat shume holle,nuk munesh ti me lexu strategjine e Lulit,per 10-te vjecarin e ardheshem,kur te kuptosh ti Lulin,Rama ka mbaru dhe dy mantate te tjere,pranaj mos me u merzit,se dardha e ka Gjokmarkajn mbrapa

  5. specialisti says:

    Nje pyetje z.Lesi.
    Pritja e afganeve eshte problemi ?
    Po te ishte ne pushtet PD nuk do merrej me pritjen e afganeve ?
    Dicka duhet te kesh parasysh ti z. Lesi.
    Zgjedhje te parakoheshme nuk ka per te patur.
    Kur nuk u bene gjate mandatit te dyte te PS, me daljen nga parlamentit etj etj aksione opozitare, kjo nuk ka per te ndodhur.
    Per dicka jam dakort me ty.
    Ekipi i ri eshte ne moshe te re.

  6. Astrit says:

    diplomaci djallezore tipi hollandes?! Si duket e ka filluar dhe Nikolla herohinen! Analize drogmenesh injorant.

  7. LAÇJANI says:

    O Ari po shtoja dhe një K emrit se merr kuptim, p.sh. “E ardhmja e botës.”

  8. Qytetar says:

    Opozita eshte vertet e bute.Per te miren e Shqiperise, te Kombit tone do te duhej nje opozite agresive, e ashper, e pakompromis, e pa dialogueshme.Keshtu duhet opozita.Besoj se me kete mendim jane te gjithe koleget e mi socialiste, qe gjitthashtu e demaskojne Bashen cdo minute, duke i thene qe jeni opozita me destruktive qe ka patur vendi.Pikerisht per kete e quajme destruktive, se eshte apatike, e ngathet, e fjetur.

  9. lehesi says:

    Kur do me be ironi edhe ky kallomi i Like Floririt!

  10. Hajro Lula says:

    Ky bythlepiresi i perjetshem , kur thote : njerez te rinj , te kulturuar dhe profesioniste , ka parasysh Salianjin ?? Ke konkretisht ?? Kush eshte profesionist dhe i kulturuar ne banden e PD-se ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje