Një shpullë në lokal u bë shkak për plagosjen e Edison Begajt në sy të fëmijëve

31 Gusht 2021, 09:09Politika TEMA

Policia e Vlorës njoftoi mëngjesin e kësaj të marte se kishte mundur të zbardhte plagosjen e 41-vjeçarit Edison Begaj, ngjarje e ndodhur në Kaninë të Vlorës më maj të këtij viti.

Autor i dyshuar i ngjarjes, sipas policisë është Mitri Prifti, një 36-vjeçar nga Tirana, i cili tanimë është shpallur në kërkim. Në njoftimin e saj zyrtar policia tha se shkak për ngjarjen ishin bërë motivet e dobëta.

Burimet bëjnë me dije se Mitri Prifti e ka plagosur Edison Begajn për arsye të një sherri të mëparshëm banal.

Disa ditë para ngjarjes të dy personat janë konfliktuar në një lokal në zonën e Lungomares. Begaj e ka goditur 36-vjeçarin me shpullë në publik.

Ky i fundit nuk e ka falur këtë gjë dhe më pas ka tentuar ta vrasë. Mendohet se ky moment është filmuar nga kamerat e barit në fjalë dhe ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes.

Po ashtu, element mjaft i rëndësishëm ka qenë edhe dëshmia e Begajt në polici, çka ka treguar në lidhje me konfliktin në momentet e para pas ngjarjes, teksa më pas kanë nisur hetimet.

Edison Begaj u qëllua pranë shtëpisë, gjatë kohës që në makinën e tij ndodheshin dy fëmijët e vegjël. I maskuar e i armatosur me kallashnikov, autori iu afrua dhe pasi shkëmbyen disa fjalë hapi zjarr, duke e lënë 41-vjeçarin të plagosur.

6 komente në “Një shpullë në lokal u bë shkak për plagosjen e Edison Begajt në sy të fëmijëve”

  1. LWS28 says:

    Panvarësisht se nuk kemi shtet, ligj, polici dhe mbi të gjitha drejtësi , nuk duhet të kthehemi në mentalitetin e epokës së gurit.

    1. Ilir says:

      Kthim ne epoken e gurit?! Ne Shqiperi, jetohet ne epoken e drurit, nuk eshte se ndryshon gje, nga druri te guri! Popull delirant,me manine e protagonizmin, ne te mire osé ne te keqe, qe kalon ne sekonde nga – 20 ne +40, nga engjell ne djall.Nuk egziston tjeter popull i ngjashem osé i perafert. Ky eshte realiteti.

    2. mik says:

      Simbas teje, ne mungese te ketyre institucjoneve, si do zgjidhen konfliktet e njerezve ?!
      Mungesa e shtetit, policise, ligjit dhe drejtesise, a nuk eshte epoke e gurit ?

    3. Shqiptari says:

      Thua Ti. Shteti e kapi autorin e kesaj ngjarje sic ka kapur te gjithe kriminelet deri tani. Shtet Ka edhe te Forte bile. Drejtesia po behet. Ata qe e shohin zi kete vend jane humbesit, hileqaret, te paaftet maskarenjte.

  2. Pensionisti says:

    “LWS28”!
    Po u arritem ne kohet moderne (me sjellje e veprime, flas se relisht jemi ne 2021), atehere shume shpellar qe jane ne politike, ne parlament, ne ekzekutiv, ne drejtesi, ne polici, ne opozite, me patjeter qe do varen ne mes te sheshit “Skenderbej”, prandaj kjo situate u intereson te gjitheve “opozitare, shtetare, por vellezer”.

  3. Dembabadem says:

    Pellemba qellon , koka e peson. Nuk eshte aspak shkak banal te qellosh tjetrin me pellembe. Nuk them ta vrasesh por vete eshte krruajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje