Artan Hoxha: Qe prej këtij atentati Durrësi nuk po gjen më qetësi

30 Gusht 2021, 18:09Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas operacionit të policisë të finalizuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit ku u kapën tre persona të cilët ishin përgatitur për të kryer një vrasje me pagesë.

Artan Hoxha thotë se që prej atentatit të dështuar të 20 qershorit ku mbetën të plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, Durrësi nuk po gjen qetësi.

Ai thekson se tashmë ekuilibrat në këtë qytet janë prishur dhe askush nuk është më i paprekshëm, duke përmendur vendosjen e 50 kg eksploziv në fabrikën e çimentos.

Vrasja e mirëmenduar me pagesë u parandalua sot, ku në pranga u vunë tre persona, dy prej të cilëve me precedentë të theksuar kriminal Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç. Në makinën e tyre u gjetën 3 pistoleta dhe 1 mitraloz me fishekë në fole dhe gati për qitje.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

“Çunat”, “çunat”, mire mitrolozin dhe pistoletat, i kane “vegla” pune, po 2 laptop-et per çfare u jane dashur???!!!

Prej atentatit te deshtuar te 20 qershorit 2019, ku mbeten të plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një Range Rover, Durresi nuk ka gjetur me qetesi…

Ne kohe paralajmerova se kjo ngjarje prishi shume ekuilibra te brishte ne qytetin e dyte me te madh te vendit.

Ndersa apelova agjensite e zbatimit te ligjit, se nese nuk vepronin shpejt per te zbuluar autoret e ketij atentati, do ishte shume vone per te parandaluar ngjarjet e tjeta qe do te pasonin njera-tjetren.

Per fat te keq nga ajo kohe, nje seri ngjarjesh te njepasnjeshme kane vazhduar ta trondisin Durresin ne keto dy vite, por ende paqja nuk eshte vendosur ne portin me te madh te vendit.

Perkundrazi, gjate jajeve te fundit kane ndodhur disa ngjarje te renda, perfshire edhe vendosjen e 50 kg eksploziv ne fabriken e çimentos.

Ku me shume se sasia teper e madhe e eksplozivit, apo fabrika qe ishte objektiv i sulmit brenda qytetit, terheqin vemendjen personazhet qe fshiheshin pas ketij biznesi.

Tashme duket qarte se vija e kuqe qe ka mbajtur per me shume se 20 vite ekuilibrat ne qytet-portin me te madh te vendit, eshte kaluar, dhe se askush ne Durres nuk eshte me i paprekshem apo i pacenueshem…

Po ti shtojme ketij bilanci edhe sekuestrimin rekord prej 1 tone kokaine ne kalatat e portit vetem gjate 4 muajeve te ketij viti, atehere prognoza duke me zymte…

Gjithsesi, policia sot, meriton nje falenderim per arrestimin ne flagrance, te “shokeve” apo “miqve” te personazheve, qe i kane shpetuar atentateve te fundit ne qytetin bregdetar…

Me shume se fuqia e zjarrit e mitrolozit te kapur me fisheke ne goje, apo saktesia e Glock-ve te sekuestruar, me trembin “gjahtaret”, qe qarkullojne me laptop rrugeve te qytet-portit me te madh te vendit…

Jo me kot gjate muajeve te fundit, grupet e medha dhe tradicionale te Durresit, i kane rritur ndjeshem masat e sigurise.

Disa prej personazheve qe kane shenjuar historine e ketyre 25 viteve ne kete qytet, jane detyruar te largohen jashte vendit, per ti shpetuar ekzekutimit nga atentatet e kundershtareve apo arrestimit nga policia.

Sigurisht ata nuk kane dale nga loja. Por thjesht po mbledhin forcat, po ristrukturojne grupin, per te goditur ne çastin me te pare, qe do t’u krijohet mundesia….

Nderkohe, ata qe duken si fitimtaret e momentit, apo si “lordet” e qytetit, jane rigrupuar dhe pozicionuar qarte ne territoret e tyre te kontrollit.

Nuk kane shtuar vetem rojet e armatosura prane resorteve apo bizneseve te tyre, por edhe levizjen me eskorte e mjete te blinduara.

Per me teper, kane rekrutuar mercenare vendas dhe te huaj, ish-speciale te policise apo ish-ushtarake, te gatshem dhe te trajnuar posaçerisht per te marre jete njerezish…

Tashme eshte e qarte se prej me shume se dy vitesh, qytet-porti me i madh i vendit e ka humbur qetesine karakteristike te tij.

Ditet e paqes mes grupeve te organizuara kane marre fund.

Te mesuar qe viktima te atentateve ne rruget e Durresit te mbeteshin personazhe te botes se krimit nga Vlora, Tepelena, Tirana, Fushe Kruja apo Veriut i vendit, tashme e kane kuptuar se radha u ka ardhur, vete atyre…

7 komente në “Artan Hoxha: Qe prej këtij atentati Durrësi nuk po gjen më qetësi”

  1. Ladi says:

    Nuk eshte pa gje fare ky, eshte si biçim shkrimtari popullor!
    Nuk i shkruan keq tregimet. Ndoshta do ti kishte me te suksesshem po ti vendoste emra personazheve te tregimeve te tij si ne perralla : ujku, dhelpra, çakalli, arush dudushi, lepuri trim, e keshtu me rradhe.

    1. Shtriga says:

      nje endacak llomotites le te themi

  2. Edi durres says:

    O gjoja gazetar investigativ bole nga truri dhe trupi..ja ke fut kot fare fare…

  3. Porti Durrësit says:

    Ka dalë ekuilibristi dhe po sheshon gungat!! Për Lulin e kam fjalën…..

  4. Tonny says:

    Who cares.
    TEUTA KAMPION:)

  5. Pashtriku says:

    Qe prej ketij atenati… thote gazekari temes. Gjasme klikimet vu., tgjithe tu vra menjen: cilit atentat? A thu se majme shenim emrat e krimneleve dhe datat. o zot i madh kur do mbaroje kjo gzetari e nivelit idiottt

  6. Zozopi gazetar says:

    Ky eshte gazetar investigativ per boten e krimit dhe shkruan si nje nallban,mendo se ne cfare niveli e kemi gazetarine investigative,pra ne nivelin e thashe e themeve ,e lagu se lagu,eshte keshtu e eshte ashtu e profka e me te marre mendja.Gazetari banale e ky eshte tipiku i kesaj gazetarie.Bash ne momentin qe do te linde gazetaria e vertete investigative,shoqeria shqiptare do te njohe nje hap te madh emancipues.Me keta zorzope gazetare jemi akoma larg shoqerive demokratike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje