Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i del në mbrojtje nënkryetarit të LSI, Luan Rama i cili dha dorëheqje nga kjo forcë politike për shkak të humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Manjani shkruan se Rama nuk ka asnjë përgjegjësi për humbjen e mandatit në Vlorë, pasi ai vetë u shpall tradhëtar para zgjedhjeve.
Manjani shton se LSI-ja vetë bënte thirrje që të votohej numri dy i listës, dhe jo numri një që ishte vetë Rama, duke e tradhëtuar këtë të fundit dhe duke u bërë vetë përgjegjës që të humbnin mandatin.
Postimi i Manjanit:
Luan Rama, pavarësisht arësyeve që parashtron në dorëheqjen së Tij nga detyrat partiake, NUK KA ASNJË PËRGJEGJËSI politike për humbjen e mandatit të LSI në Vlorë.
Në parim shqiptarët në zgjedhjet e fundit gjykuan LSI, jo kandidatët e saj.
E çfarë gjykimi, pa!?
Në Vlorë, ekuacioni u bë edhe më i vështirë kur 2 javë para ditës së votimit Luani u shpall “tradhëtar”!!!!
Se kë e çfarë tradhëtoi Luani një dreq e di!? Them dreq se nuk dua të ngatërroj zotin me këto punë…
Të shpallesh armik para votimit, të dilet në thirrje publike “mos votoni Luanin” dhe, të mendosh të marrësh dhe mandat këtë vetëm një politikë e çakërdisur e bën!
Ndaj them se Luani nuk ka asnjë përgjegjësi.
Ai nuk është vlonjat dhe e nuk mori votat e shokëve të lagjes, që të jetë përgjegjës. Ai shkoi atje si përfaqësues politik dhe u shpall armik nga partia e tij, mu para votimit. LSI bënte thirrje të votohej nr. 2 i listës…
Ja, kaq e thjeshtë është!
Nga ana tjetër, Luani s’ka përse spjegohet gjatë për dorëheqjen e Tij, sepse ai nuk është i dorëhequr, por i tradhëtuar! I tradhëtuar, por edhe i dënuar për tradhëti…
Shkruan ndonjehere sakte dhe ti….
Per here te pare qe jam dakort me kete Ylli Manjanin. Ishte vet Ilir meta qe nga Vlora berri thirrje votoni numrin 2 te LSI-se. Aty ku beri thirrje per te rrembyer kazma e lopata ,sfurqe e draprinje,kosore e sepata .Dhe vlonjatet e votuan duke thene : ” Mjer ne se presidenti paska ikur nga mendja ” ,ndaj votoni per PS-ne. Dhe rezultati dihet.
O QERROS KACURRELS LSI ESHTE PARTI PRIVATE ILIR FLORIRI META HEQ DHE EMERONE KE I DO BYTHA .
FAJI NUK ESHTE I PRONARIT PO I JUAJI QE KENI PUNUAR NE NJE FIRME PRIVATE PA LEXUAR KONTRATEN E PUNES
Qesharake te japesh doreheqje tani qe LSI nuk eksziston me dhe praktikisht jane te gjithe te hequr. Nese eshte i tradhetuar apo duan ta bejne investim afatgjate si delfin te tyrin te PS-ja, kete do e tregoje koha. Te shohim.
Ylli! Eshte mire ta mbyllesh! Hysni i ka falenderuar me devocion 2 Frejtuesit Legjendar , Ilirin dhe Moniken. Keta te fundit sic mund ta dishe jane te perfolur si abuzues dhe hajdut ?
Nuk kuptoj Ylli kush e shpall tradhetar?
Ndoshta Tit Fara?
Ylli mos harro se Lsi eshte nona e hajduteve e Shqiperi!
Ore di gje njeri sa parti ka provuar ky ylli? Ky mua me duket si nje baxhelle politike.
Te gjithe gaboheni rende ne largimin e menjehereshem te Luan Rames i cili pas disa tentativash duke iu bashkangjitur “zonjes se par” te LSI detyroi Toto Liken qe te behet perbindesh e i patoletueshem per hapat qe Luani kishte marre!Ndaj arsyet ore Manjan nuk jane politik por familjare!Nje pyetje kam per ju “naivet” qe beni sikur nuk kuptoni “perse ka rene ne heshtje Moni dh perse Likja nxitoi ta emertonte “zonje te pare” duke e futur ne vathen e tij per moskontaktim me me te!Se dyti perse nuk prononcohet Moni per nr.2 te Partise dhe perse qendron kaq e heshtur?
Ndaj or Manjan etiketoini gjert siç meritojne e lerini zanatin duke dredhur bishtin.Titi qe e ka spiunuar Toto Liken u ngrit ne detyre e ka zene vendin e Luan Rames .Thone qe zemerimi toto Liken e ka çuar deri aty sa ka dhene urdher qe:Nuk dua ta shoh me te hyje ne godinen e LSI si i njeri i pabese!
O koke shpulle. Luan skuthi tha se une do mbetem perseri LSI-st dhe se do votoj per kete parti, ti thua se u tradhetua nga partia.