Ekipi i Lulzim Bashës, a po përgatitet PD për një përplasje me amerikanët?

30 Gusht 2021, 12:13Politika TEMA

Nga Tritan Shehu, Endri Hasa, Ledina Mandia dhe shumë figura të tjera të ekipit Berisha do të dominojnë sërish anëtarësinë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike si edhe jetën politike të saj gjatë viteve në vijim.

Ndërsa Edi Paloka, një tjetër zyrtar i lartë i kësaj partie në kohën e drejtimit të liderit të saj historik pritet të votohet nga demokratët si kryetar për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike në vend të Bujar Nishanit, kritik i Bashës.

Krahas Palokës, Basha i ka besuar Flamur Nokës Komisionin e Sigurisë, Albana Vokshit Komisionin e Shëndetësisë dhe Arsimit apo Oerd Bylykbashit, Komisionin e Ligjeve.

Në një kohë kur SHBA ka shpallur non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët, në Partinë Demokratike vihet re angazhimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi i cili është në listën e kandidaturave për anëtar kryesie që do të votohet pasditen e sotme.

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim pak kohë më parë i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha të largojë Berishën nga PD pas shpalljes së tij non-grata në tokën amerikane.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë Partisë Demokratike i njohu meritën për rrëzimin e komunizmit. Dhe me një shprehje simbol të regjimit se “bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”, i kërkoi drejtpërdrejtë demokratëve të mos sakrifikojnë forcën e tyre politike, por të largojnë Sali Berishën.

PD nuk ka dalë ende me një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë kërkesë të diplomacisë amerikane në Shqipëri. Vetë Lulzim Basha nuk ka folur konkretisht për këtë situatë.

Ndërsa Berisha nga ana tjetër tha pak javë më parë në konferencë me gazetarët u shpreh se jo Basha, por asnjë institucion i Shqipërisë nuk mundet të bllokojë hyrjen në parlament të një deputeti të votuar nga zgjedhësit shqiptar.

Berisha deklaroi se lideri i PD-së Lulzim Basha në takimet ne ambasadoren Kim, i ka kërkuar të paraqesë faktet apo dokumentet që disponon, por që si përgjigje ka marrë, -” faktet janë por nuk mund ti bëjmë publike”.(ABC News)

5 komente në “Ekipi i Lulzim Bashës, a po përgatitet PD për një përplasje me amerikanët?”

  1. 19 says:

    Do ju varrosi Sala te gjithve o debila .

  2. Tironsi says:

    hajt mo iken prape per lesh keta, Ramen do e kemi gjer sa ti teket me ik.
    gezuar!

  3. Pilo Lala says:

    Ketyre nuk u vjen keq ta hedhin poshte Saliun.
    Por keta e kane te sigurte vendin e dyte, edhe po ta heqin Saliun.
    Luli eshte i zgjuar, vazhdon ta mbaje Saliun si mburoje, se po iku Saliu, do i thone Lulit, po ty kush te vuri ne karrige? Saliu, shko pi.rdhu edhe ti mbas Saliut.
    Agron Shehaj eshte gati te marri PD.

  4. Lalzi says:

    Cfare shikimi,duken sikur mezi po presin te shkojne ne shtrat, ptuu,rasat qensh!

  5. betixho says:

    Nese ATA,do te realizojne nje akt te votuar qe ti dalin ne mbrojtje Sali Berishes,duke u ballafaquar keshtu me specifikimin Amerikan,atehere PD-ja do te konfirmoje me shkrim se eshte nje subjekt parapolitik,qe lidhja mes tyre eshte BESA,dhe jo debati ihapur dhe i lire qe presupozon parimin e ndertimit te nje Partie Politike moderne,pra e pa afte per te synuar marrjen e pushtetit demokratik dhe realizimin e nje shoqerie te hapur dhe nje partie me zhvillime te brendeshme kolektive dhe te pa imponuara nga nje drejtues qe e konsideron Partine se prone te veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje