U erdhi fundi mashtrimeve, me një çmim të lartë

29 Gusht 2021, 18:16Politika TEMA

LVV po bëhej gati për zgjedhje lokale dhe për këtë e kishte një plan. Por, për fatin e keq të qytetarëve, edhe COVID i kishte planet e tij, edhe ai po bëhej gati për këtë vjeshtë. Jo për zgjedhje.

Nga Berat Buzhala

Aq shumë ishte manipuluar publiku në vitin e fundit, sa një pjesë e popullatës patën filluar të besojnë që po të emërohet Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, jo nga COVID’i, por as nga kanceri nuk do të vdesë askush. Sa herë që LVV ka pasur telashe me marrëdhënie me publikun, ata, pa një pa dy, e kanë nxjerrë në opinion Arben Vitinë. Arben Vitia për shëndetësi, Arben Vitia për Prishtinë, Arben Vitia për deputet, asgjë nuk ka qënë mirë në mandatin e parë të Shpend Ahmetit, përveç Arben Vitisë.

Pas rrëzimit të Kurtit në vitin e kaluar, më pak lot u patën derdhur për kryeministrin, se sa për ministrin e Shëndetësisë. “E rrëzuan qeverinë MIDIS pandemisë”, thuhej. Profesionistët e fushës patën vendosur që ta quanin MIDIS të pandemisë javën e dytë dhe të tretë të saj. Tash po bëhen dy vite, e Fauci ende nuk është i sigurt nëse jemi në MIDIS të pandemisë. Me fjalë të tjera, Arben Vitia pati kohë të mjaftueshme për ta rifilluar luftën atje ku e kishte lënë. Për fatin e keq të tij dhe tonin.

Sigurisht që ishin lot taktikë, ata që po derdheshin për ‘humbjen’ e tij. Ishte një histeri totale, e përzier me një lloj përbuzje për ministrat që do të merrnin detyrën e që nuk ishin me prejardhje nga Prishtina. “Beni jânë”, ofshahej nëpër platformat e LVV’së. Nenteksti ishte: si është e mundur që tash në karrigën e një mjeku nga Prishtina do të ulej një fshatar nga Deçani? Këta të ‘tjerët’ nuk ishin tanët. Këta ishin të ardhur. Ishin pushtues. A nuk u tha pas zgjedhjeve që “Kosova u çlirua?”. Pra, u çlirua prej këtyre që nuk dukeshin sikurse Beni dhe Bini. Që nuk ishin nga Prishtina. Që nuk kishin mindila në setër. Më shumë flitej për look’un dhe mënyrën se si fliste ministri Vitia se sa realisht për profesionalizmin e tij. Sepse nuk kishte çfarë të flitej për profesionalizëm. Ende nuk ishte bërë asgjë. Ishte presupozuar që do të bëhej shumë.

Ai e ushqente këtë sentiment sa herë që dilte nëpër konferenca për shtyp. Siç e donte rregulli, Arbeni ndalej kur radha i vinte imamit në xhami, në mënyrë që t’i korrnin disa llajka në FB, kurse në përputhje me rastet e bënte edhe çehren. Sa më shumë raste aq më i ngrysur. Pra, përgjatë gjithë veprimtarisë së tij si ministër, Arben Vitia e meriton notën 10’she për farsë, kurse, siç edhe treguan sot numrat e vdekjeve, e meriton notën 1’sh për ekspertizë.

Kur e gjithë bota, gjatë gjithë kohës, e edhe gjatë kësaj vere, ka folur për variantin “Delta” të virusit, kur të gjithë bënin thirrje për kujdes, ani pse i kishin vaksinuar me dy doza prej 50 në 70 për qind të popullatës, ministria Vitia i printe valleve nëpër dasma. Bashkë me të nëpër dasma po e hidhte vallën edhe varianti “Delta”. Madje ishte në krye të vallës, por që nuk shihej edhe më tutje. Nuk shihej nga amatorët, sepse profesionistët e vërtetë e dinin këtë gjë.

Beni dhe Shefi i tij ishin të bindur që tashmë e kishin një plan të mirë. Mirëpo rezultoi që ishte një plan pa COVID’in. Pasiqë kishte arritur t’i manipulonte mendjet njerëzore në Kosovë, Albini ishte i bindur që do të arrinte t’i manipulonte DISI edhe ligjet e natyrës, në rastin tonë mënyrën e operimit të virusit dhe varianteve të tij.

Meqë shkalla e infektimit kishte rënë shumë, meqë qeveria para kësaj i kishte grafikonët në gjendje shumë më të keqe se sa qeveria e tyre, Beni dhe Bini menduan që kjo është një situatë perfekte për t’i fituar zgjedhjet lokale. Prandaj i dyti e vuri të parin kandidat për Prishtinë. E konsideruan, me logjikën e Naim Abazit në Odeon, se “e mundëm virusin, po po, e them me kompetencë”. Krejt çfarë kërkohej tash ishte një masterplan. Duhej që procesi i vaksinimit të fillonte në kohën e duhur, në mënyrë që deri në javën e fundit para zgjedhjeve të vaksinoheshin mbi 50 përqind e qytetarëve. Prandaj nuk nguteshin. Nuk kam ndonjë informatë, por intuita më thotë që dorën e fundit këtij plani, që po rezulton si një plan mortor, ia ka dhënë një gjeni tjetër i kësaj qeverisje, ai që ia hoqi kapelën Vitisë, Besnik Bislimi.

Sipas kësaj logjike, sipas planeve në letër, sipas matjeve të opinionit publik, LVV po bëhej gati për zgjedhje. Por, për fatin e keq të qytetarëve, edhe COVID i kishte planet e tij, edhe ai po bëhej gati për këtë vjeshtë, por jo për zgjedhje. Kurse, sa herë që planet njerëzore ndeshën me planet e natyrës fitojnë këto të fundit.

Propaganda e madhe, manipulimi i njerëzve, drejtimi i gishtit tek të tjerët e kanë prekur fundin. Të gjitha këto nuk vlejnë as pesë pare kur pasdite publikohet raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. As 1000 gënjeshtra dhe arsyetime nuk mund t’i kthejnë dhjetëra persona që po vdesin cdo ditë për shkak të një qeverisje skandaloze.

18 komente në “U erdhi fundi mashtrimeve, me një çmim të lartë”

  1. rimi says:

    Ky UDB-ashi Berat BUDALLA ka informacion…

  2. Bubuzhel Berati says:

    PO I RRUHET MULLAH OMARIT SA VDESIN NE DITE DETYRA E TIJE ESHTE TE SHKATEROJE KRAHINEN E KOSOVES MUNDESISHTE ESHE NJE CIKE KETEJE NGA NE PO NUK I ECI BIBINIT TE KOQEVARISE TANI I NGELI KOSOVA .

  3. Berat ce pate fat says:

    Ky vesh llapushi,paska mesuar shqip.

    1. Arbeni says:

      Berati di me mire se ti shqip!

  4. N. Lehesi shpellar i pagdhendur says:

    Ik more se te gjithe shpellar primitive dhe hakemarres te ndyre qenkeni , nuk shikoni hallet e medhaja qe keni , apo Qeverine tuaj megallomane dhe injorante qe te vetmen merite ka dhe qe nuk do harrohet kurre qe , ju renditi ne vendin e pare te botes ne vdekshmerine nga covidi dhe arriti te realizoje shume mire qe do e kishte zili dhe serbi ate te percarjes se shqiptareve .Ku ishit ju plera kur Qeveria juaj refuzoi vaksinat falas nga Rama per popullin kosovar, se per ju bucet eshte me mire te vdesin njerezit , se sa te na merzitet monstra Sali krimineli ,apo banditi Like kusari.Populli qe i zgjodhi le ti shikoje hajrin tani ketyre jenirereve te rinj.

  5. USA says:

    Po pse more prisni rezultate nga rrugecet e LVV, ose wc-es se Albinit???

  6. Franz Kafka says:

    ja pasoja e mos marrjes se vaksinave nga Shqiperia. Nese Kurti do i kishte pranuar sot do kishte me pak vdekje. Por veshtire se ne Kosove e kuptojne nje gje kaq te thjeshte. Jane verbuar nga Kurti njesoj si u verbuan shqipot ketej nga Berisha per 30 vjet. Perfundimisht kemi probleme gjenetike si rrace. Nuk do behemi kurre njerez normale

  7. Patronazhisti says:

    Kosova eshte me fat qe ka VV dhe z. Kurti. Edvin Llapa do ti kishte konvertuar ne budiste te vonuar brenda 6 muajsh me llapa llapat propogandistike serbo-komuniste. Pastaj do ti shiste kosovarët ne tregun e gjedhit si shpendë frymore. Kosovarët e vërtete e dinë shumë mirë.këtë. Prandaj po bëjnë shtet që bazohet në themelin e pronës private. Thaçi dhe hajdutet e tjere nen udhezimet e Edvin Llapes filluan pervetesimin rapid te te gjitha pronave. Prandaj dhe ” u votuan” nga kosovaret e mënçur. Nderkohe Buzhala eshte insect jo frymor. Nuk e ble njeri.

    1. Loni says:

      Te qifsha vv dhe Albin Kurtin…

    2. budisti says:

      Patronazhist i islamisteve “kapitaliste” …

  8. Scutari says:

    Shqipëria ju ofroi vaksinat, sa për të filluar, por Kosova i refuzoi se “nuk ishin çertifikuar”, ndërkohë që me të ishin vaksinuar 1 miliard kinezë që s’po pyesin për të gjitha shkronjat e COVID-19!! Politikanët kosovarë po tregohen dritëshkurtër ose në rastin më të keq po veprojnë me qëllim në bazë të një platforme të caktuar. Mendoj se edhe shtimi i rasteve ditët e fundit ka ardhur nga turistët bashkëkombas.

  9. ana says:

    Ky nuk eshte shkrim i Buzhales. Sepse ky nuk di te shkruaj gjuhen shqipe korekte. Tema keni gabuar artikullshkruesin.

  10. mirel says:

    Al-Bin vetevrerosja thuaj me mire…

  11. zgalem says:

    Me pelqen Berat Buzhele , ne analizat e fundit . Ka ardhur ne qender . Sot po tregohet shume objektiv , per masat kunder covidit . Me beri pershgtypje , kritika , per Ministrin e Shendetesise , qe heq vallen neper dasma dhe Covidi eshte leshuar , po ne vallet dasmore . Bravo Buzhela ! Ki parasysh nje gje tjeter i dashur Buzhela : Per sa kohe Kurti do ta mbaje mendjen nga Shqiperia , me vetvendosjen e tij anarshiste , Kosova nuk do gjeje qetesi , jo se do veproi Shqiperia dhe Edi Rama , por vete Albini , eshte me i perqendruar ne Shqiperi , me synimin absurd te rrezoi Edi Ramen . Ky marxist – leninist revolucionar , duhet izoluar , per hir te puneve ne Kosove , sepse Edi , nga ky rob , rron 100 vjet . Puna e pare , qe duhet te beje , eshte te shperndaje celulen e VV, qe drejton mekembesi Boiken ( Mbiemrin nuk e mbaj mend ) . Shperndaheni kete celule te turpeshme . Ndersa kjo celule do te vegjetoi , eshte per demin e Kosoves , sepse Albini dhe Bojkeni , jane njerez inatchij . I bejne yzmet inatit , jo punes per te cilen paguhen . Mbase me degjon nje keshille , Z. Vjosa . Per hire te Kosoves , kerkoi llogari Kurtit , te ndahet nga ideollogjite revolucionare . Faleminderit Z. Buzhela . Zgalem

    1. qe te kuptosh says:

      Belgrad BuzSala eshte kokrra e idiotit, por kete here ka hallin e shendetit dhe bythes se vet dhe familjareve te vet! E kur i vjen rreziku te brima e sumes, jo BuzSales por kujtdo, hop i thrret mendjes dhe behet objektiv. Kuptuat?

  12. Jeta says:

    O Berat, ju kosovaret qe sikur gjetet ameriken kur gjtetet Bin debilin, do ja shifni se shpejti sherrin atij e lakejve te tij. Me vjen keq se po jua “ngrin juve buzeqeshjen ne buze” kete here Saliu.

  13. Sal says:

    Qe besa e zotit ky Berati asht kthye ne holli e asht tuj tha te verteten.
    Al-Bin Kurva asht I mire vecse me ba sherre , politikan komunisto-islamik.

  14. Astrit says:

    Se mora vesh mire shkrimin, Berati ka hallin e shendetit te qytetareve te kosoves, apo mandatin e kryeministrit? Ka hallin e katunareve te Deçanit apo qytetareve te Prishtines? E ka hallin e corona virusit apo kush po i fiton zgjedhjet lokale ne Kosove?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje