Kur do të shpallet përbërja e qeverisë së re?

29 Gusht 2021, 17:15Politika TEMA

Qeveria e re do të bëhet publike të enjten e 2 Shtatorit. Kryeministri ka vendosur që emrat e kabinetit të ri siç e ka bërë zakon tanimë, t’ia bëjë të ditur Asamblesë Kombëtare që është thirrur të mbahet në mesin e javës së ardhshme.

Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00 të paradites.

I vetmi emër që dihet se do të jenë pjesë e qeverisë së re është ai i Elisa Spiropalit që vetë Kryeministri të premten zbuloi se do të rikonfirmohet në postin e ministres për Parlamentin.

Ndërkohë në mbledhjen e fundit të qeverisë Rama la të kuptohet se disa nga ministrat mund të konfirmohen në detyrë.

1 komente në “Kur do të shpallet përbërja e qeverisë së re?”

  1. Ksamili says:

    Mos u merzisni,mund te jete shoku Qendro dhe mendohet edhe shoku Gonxhe si dy beniamine tepazevendesueshen ,kadyshime dhe eshte ne dileme wdhe per shokun shume shume te dashur Ahmetaj.Si tre muskutjere qe ecin me ritmin e duhur kam pershtypjen se do perbejne edhe boshtin e qeverisjes kete mandat, natyrisht si risi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje