Nga Arben Ristani
Tashmë, të shumtë janë ata që janë bindur se PD nuk funksionon si një parti përfaqësuese e shqiptarëve që besojnë, respektojnë dhe mbrojnë, parime dhe vlera të përbashkëta.
Çdo ditë që kalon, e bën të qartë se PD ka degjeneruar në një mekanizëm që funksionon vetëm në interes të lidershipit të saj, pa asgjë të përbashkët me interesat e anëtareve, aq më pak të shqiptarëve.
E gjithë veprimtaria e lidershipit të PD, mënyra se si ata vetpërjashtuan PD nga proceset thelbësore ligjore të jetës politike, mënyra se si ata kanë dakortësuar me kundërshtarin politik, mënyra se si kanë ndërtuar jetën e brendshme të partisë mbi praktika autoritariste dhe korruptive, papërgjegjshmëria në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtare, është tashmë, në dritën e diellit, më e qartë se kurrë për shqiptaret, duke formuar bindje se ata që kane vulën e PD, nuk janë më alternative pushteti.
Fenomeni i dorëheqjeve, nga baza e partisë deri tek drejtues, apo parlamentare, janë tregues i ndërgjegjësimit të partisë për situatën ku ndodhen dhe refuzimin e lidershipit të papërgjegjshëm.
Çështja është se duhet besuar që PD ka potenciale, ka mundësi, ka shprese të ringrihet dhe të mposhtë kundërshtaret politike, të cilët, për hir të së vërtetës, janë qeverisja me e keqe që shqiptarët kanë pasur në vitet postdiktaturë.
Puna për ringritjen e PD sigurisht që është shumë e vështirë në këtë gjendje që jemi. Patjetër që kërkon kohë dhe përkushtim, por nuk është e pamundur.
Kemi aktualisht në themel të ringritjes, vetëdijen se PD baraz dyqani i Bashës, ku ai shton pasuritë për familjen e vet, duhet mbyllur si kapitull.
PD baraz mburojë për paligjshmërie, pandëshkueshmërinë dhe fenomene të tjera negative, në pushtet dhe opozitë, duhet mbyllur si kapitull.
PD jo demokratike, klienteliste, e korruptuar, pa parime, me vlera të percudnuara si kjo e Bashës, duhet harruar sa me shpejt.
Me ketë vetëdije, është mundësia që Basha dhe kush është pas Bashës, apo që shndërrohen në paterica të Bashës, të lihen mënjanë.
Ka rrugë dhe mënyra që opozita të jetë e vërtetë, të përqendrohet të lufta ndaj pushtetit të Ramës dhe keqqeverisjes, por kjo nuk bëhet duke harxhuar energji me një humbës serial si Basha.
Ai tashmë është vetëm një gur nëpër këmbët e demokratëve, të cilët kanë shpirtin, forcën dhe mençurinë të vrapojnë në rrugën e tyre, ndërkohë që guri thërrmohet nga përplasjet që shkakton ritmi i lëvizjes.
Shoqëria ka nevojë jetike për opozitë dhe opozita do jetë.
Lëmë Bashën mënjanë dhe vëmë fokusin te përpjekjet për:
Një PD më të madhe se kryetari.
Një PD të hapur dhe të bashkuar.
Një PD më të madhe se vetja.
Një PD frymëzuese.
Një PD të vërtetë.
Një PD fituese.
Lëmë mënjanë të keqen e vetes, ndryshojmë PD që të ndryshojmë Shqipërinë.
Nga e keqja duhet distancuar hapur, qartë dhe me vendosmëri, por nuk duhet të heqim dorë nga PD-ja jonë, nga PD që lindi nga një vetëdije kolektive e cila prodhoi vlerat më të larta që si shoqëri kemi prodhuar ndonjëherë në histori.
Mbajtësi i vulës i rrethuar nga eunukë, interesaxhinj, apo njerëz që nuk guxojnë të mendojnë me kokën e tyre, ka mundësinë të përjashtoje këdo nga mundësitë statusore që ka karriera ne parti.
Mund edhe të krijojë kushtet për dorëheqje si këto që kanë ndodhur, por nuk ndalon dot dialektiken brenda opozitës, apo pjesën e përgjegjshme dhe të angazhuar të saj për të bërë opozitë të vërtetë.
Përfundimisht, duke besuar se është e njohur plotësisht, duhet lënë mënjanë e keqja që ka kapur PD dhe duhet ndërtuar me guxim, vendosmëri dhe vizion një PD ndryshe.
Po si do hysh ne PD kur celesat e dyqanit i ka Basha?
Beji nje kopje celesit kur ai te jete ne gjume. Pastaj me te hyre nderro braven.
Me ate sorrosianin skeni gje ne vije.
Eshte maskara Meroja qe boton shkrime te ketij sharlatani…
As qe dua te di se cfare ka shkruar…
Ti ,Arben Ristani , ben mire qe ne radhe te pare te dalesh e te kerkosh falje para popullit te Tiranes ,sepse ishe ti ai qe e bere Lulzim Bashen Kryetar te Bashkise se Tiranes. Ishe ti,ai qe fute flet votimi neper kuti ,gjoja se u hodhen gabimisht. Edhe ne rastese ishin hedhur gabimisht ,ato sipas kodit zgjedhor quheshin te pavlefeshme. Sa foli Saliu. se duk duhet te penalizojme voten e popullit edhe pse eshte hedhur gabimisht,pra degjove Saliun dhe shkele ligjin, ndaj mire ta bene qe te flaken si lecke dhe mbylle gojen , edhe pse shkrimi juaj eshte realiste .
JU duhet te dilni e te kritikoni hapur per kriminelin Sali dhe ndihmsin e tij Lulzim. Ju “trimat” e sotem nuk e hapet gojen kur bulevardi u skuq nga plumbat e gardes te urdheruar nga Saliu e i zbatuar nga Lulzimi me ate Ndrea Prendin me sy te nxire. Jo vetem qe te flisni para popullit per maskaralleqet e PD dhe lidershipit te saj,por duhet te largoheni nga ajo parti,sepse populli e di cila eshte,ndaj dhe nuk e voton. PO mire qe ekini kuptuar tani. Po,po , ate masakren zgjedhore qe perdorni nuk e ha njeri,sepse nuk ka egzistuar. Edhe ne raste se ka egzistur perseri ju dilni te paafte sepse kishit edhe ushtri te armatosur me vete dhe TI , Arben Ristani nuk e ke denoncuar si nje shkelje te ligjit. Edhe pse shkrimi juaj eshte shume i vertet ,perseri TI,ti ,Arben Ristani nxier mllefin tend qe nuk u bere deputet. Edhe Mark Marku, ky pedagog i ndyre nga goja ,ky pedagog pa edukate njerezore , flaku mandatin . Beri mire ne pamje te pare,por une them e beri se e pa qe nuk do perfshihej ne lidership te PD. Po te ishte burre uk e pranonte kandidaturen qysh ne fillim ,sepse porosia e kryetarit ishte qe antaret e komisionit te verifikimit te kanditaturave nuk do jene deputet. Por si zakonisht Basha eshte mashtrues dhe nuk i pordhi fare kanditaturat e ardhura nga baza . E kjo eshte me se e veret ,sepse e kini fjalosur ju PD-istet brenda godines se Shqupit.
Me kete fjalim as Markut nuk i afrohesh:
PD eshte partia e Berishes qe e drejton Basha
Nese nuk permend Berishen nuk ke thene asgje. je njelloj si te tjeret ske ci ban gomarit e i bie samarit
Fiks fare. Rrspekte.
Po Salen, ku e le o Ristano?Nuk e ke permendur fare,d.m.th, te vazhdoje.Po nuk iku Sala, nuk iken Luli,o Ristan.
O Ristanooooo,cilat janë ato vlera që i prodhoi PD.
A bën të na i tregosh?Mos vallë mendon për shkatrimin e fabrikave (ashtu si ishin),ushtrisë me vlerë mbi120mlrd USA$,shkatrimin e sistemit meliorativ të ujitjes(kanaleve),prerjes së trungjeve të
ullijve dhe shitja në greqi për 5grosh,vrasjeve e tjera
dhe mbi të gjitha qershinë mbi tortë LIGJI 5001.FOL
… duke mos ju llogaritur ju, se ju, nuk keni qenë më e keqia por më e tmerëshmia që ka pasur Shqipëria ndonjë herë…
Mbani vesh e degjoni o milet:
Po llap pijaneci 24 kar-at hajduti i zgjedhjeve te Tiranes ku i dha mandat te grabitur ketij birbos qe ky po e kritikon sot.
Keta jane kelyshet “parimore” qe pjell godina e Shqu-pisave
Opozita e vertete do te dale pasi te zhduket nga skena organizata kriminale e PD.
O Ristani, o qen stani. Per te cilat vlera ma te larta njerzore e ke fjalen o idjot? Nese shkaterrimin e fabrikave, uzinave, pyjeve, pronave publike, lumenjeve, detit, drejtesise, ushtrise, arsimit, shendetsise dhe te sistemit demokratik e quan vlere athere I ke rene ne shenje sepse e tille eshte PD dhe te tille jeni ju. Kontribut te madh ke dhene edhe ti o pijanec me vendimin abuziv per te bere kete qe kritikon tani krytar bashkije edhepse kishte 12 vota me pak.
Te ishte vend qe funksjononte ligji, ti do ishe ne burg kur jo me larg se nje muaj pranove krimin elektoral qe bere. Kur the kuote: Te ishte per Bashen, ai sdo ta merrte Kryetarin e Bashkise. Sic tha shoku yt ne maje te Parlamentit kuote: Per Shkelzen Berishen, sjap dy here doreheqje. Hapturazi duke pranuar krime shteterore.. E keni shkelur Drejtesine me te dyja kembet hapturazi dhe sju dridhet qerpiku I syrit.. Cfare partie flet ti more I degjeneruar..
O Ristan,perpara se te kerkosh largimin e Bashes duhet te kerkosh largimin e Berishes.Ai eshte ideatori dhe zbatuesi i gjithe strategjise per shkaterimin e Shqiperise.Me daljen ne krye te PD-s Ai planifikoj,bashke me shoket e tij,shkaterimin e cdo gjeje te ndertuar ne 45-vjet te shoqeris se mepareshme.Te gjithe ata qe jetonin ne ate kohe e mbajne mend mire se ku shkelte kemba e Azem Hajdarit,Gramoz Pashkos,Genc Rulit,e gjithe te tjereve pjese e kupoles se PD-s,pa u larguar mire ata dilte flaka e djegies dhe e shkaterimit te prones kolektive,behej grabitja e bagetive ne fshatra,magazinave ne qytete e fshatra.Gjendja e sotme e Shqiperise eshte pasj e grabitjes te prones te vendit,(deri tek thesari i shtetit) nga keta bandite me ne krye Saliun.Fol per Saliun zoti Ristani e ne fund na thuaj bemen tende te famshme te tjetersimit te votave ne zgjedhjet e 2011-tes.
Ne keto kushte po te them se celsat e PD-s i ka Basha(ushtar besnik dhe i inkriminuar i Berishes) ndersa kasaforten e ka frymezuesi Yt Z.Sali. Edhe te tjeret ne PD- e ne partite e tjera nuk jane larg.