Ndërsa numri i të infektuarve me Covid po rritet në vend, zv/kryeministri Erion Braçe iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Braçe shkruan se vetëm 36% e shqiptarëve janë vaksinuar, duke i lënë kështu koronavirusit një terren të përshtatshëm për tu përhapur me lehtësi.
Më tej, Braçe shprehet se në vendin tonë vihet re një ngelizhencë e qytetarëve në zbatimin e masave anti-COVID, ndërsa shton se nëse vazhdohet me këtë ritëm do të na presë një dimër shumë i vështirë.
Postimi i plotë:
Vetem 36% e shqiptareve qe rrojne ketu eshte vaksinuar plotesisht! Shihni cfare hapesire te frikshme i kemi lene virusit te infektoje; liri pa hesap e kushte plote!
Me kete ritem vaksinimi 9-10 ja dhe 12 mije ne dite; Ne kushtet kur nuk zbatohet me asnje mase mbrojtese, as larja e duarve edhe pse jo tradite; Rrezikojmë të hyjmë në dimër duke i shtuar një hall shumë shumë të madh!
Dhe e gjitha per cfare? PER NJE VAKSINE-si ceshtje vullneti e gjithesecilit por edhe si ceshtje organizimi. Po e sjell edhe nje Italine si shembull; Shihni si e ndjek Italia rajon me rajon imunizimin permes vaksines!
Nuk llogarit hic e ke kaluar apo jo semundjen; Ka nje objektim imunizimi permes vaksines dhe e ndjek me perpikmeri ushtarake duke i kufizuar virusit hapesiren e infektimit.
Ca na duhet? QELLIM, ORGANIZIM, PERFSHIRJE, DISIPLINE, RAPORTIM FSHAT ME FSHAT, NJESI ME NJESI, BASHKI ME BASHKI!
Te pyesesh sot se sa te imunizuar ka sot ne Divjake, natyralisht e permes vaksines, nuk e di kerkush; Prej ketej vaksinimi as qe eshte i targetuar por spontan, vullnetar medemek.
UNE NUK BESOJ SE BEHET KESHTU! Duhet vrull krejt tjeter, kur vaksina eshte e vetmja menyre ne kushtet kur masat mbrojtese as i ka kush ne refene!!”
Brace kopace na dole dhe shkencetar mjekesie…o lepur karavastaje…autopolant i prishur i Zerit te Popullit
=
lol
E them këtë se Izraeli, i cili ka parë një rritje të infeksioneve dhe shtrimeve në spital pavarësisht faktit se ka nivele të larta të popullsisë së tij të vaksinuar….
=
lol
doktor peshku….