Albana Vokshi: Shëndetësia falas mashtrimi më i madh i Ramës, paguajmë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e BE-së

28 Gusht 2021, 18:52Politika TEMA

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi, ka thënë sot se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i kryeministrit Rama.

Ajo thekson se qytetarët shqiptarë paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e BE-së. Vokshi citon një raport të Eurostat, sipas të cilit, shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e BE-së.

“Shëndetësia falas mashtrimi më i madh i Edi Ramës! Eurostat: Shqiptarët paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndërsa kreu i pakicës me vota të vjedhura i thur lavde dështimeve të tij, e vërteta e hidhur shpaloset përditë në jetën e çdo shqiptari. Sidomos në ato fusha ku propaganda e zhurmshme përpiqet të përmbysë realitetin.

Të dhënat e fundit të EUROSTAT tregojnë se në raport me fuqinë blerëse, shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Pra vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, ka kostot më të larta për kujdesin për shëndetin.

A mund të jetë ‘shëndetësia falas’ më e shtrenjta në Europë? Patjetër që jo! Shqiptarët e provuan në xhepat e tyre dështimin e reformës të trumbetuar me forcë për kaq vite, që në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst për të plaçkitur shqiptarët me PPP-të korruptive” – shkruan Vokshi në Facebook.

Ajo shton se koston e kësaj e kanë paguar më shumë qytetarët në kohë pandemie për shkak të jetëve të humbura si pasojë e një sistemi shëndetësor të drobitur nga PPP.

Vokshi thekson se kjo është arsyeja pse Rama i masakron zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar e klientët e tij. Deputetja e zgjedhur e mbyll deklaratën duke thënë se PD-ja është e vendosur në luftën e saj për kthimin e demokracisë.

“Koston e kësaj qytetarët e ndjenë edhe më shumë në kohë pandemie, ku dështimi u bë edhe më tragjik prej jetëve të humbura në raport me popullsinë për shkak të një sistemi shëndetësor të drobitur nga PPP-të, ndërkaq familjet shqiptare të braktisura në fatin e tyre, u detyruan të përballen me virusin duke hyrë në borxhe apo me kursimet e pakta.

Ky bilanc i zi është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk lejon zgjedhje të lira, është arsyeja pse i masakron ato në bashkëpunim me klientët e tij dhe krimin e organizuar, sepse ai nuk e fiton dot kurrë besimin e qytetarëve që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, peshën e tmerrshme të keqqeverisjes së tij të korruptuar.

Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë me forcë ndryshimin që u është mohuar me dhunë në 25 prill, është e vendosur në luftën e saj për kthimin e demokracisë, si parakusht për të pasur një qeveri që punon në interes të familjeve shqiptare dhe jo të një pakice” – mbyll reagimin Vokshi.

9 komente në “Albana Vokshi: Shëndetësia falas mashtrimi më i madh i Ramës, paguajmë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e BE-së”

  1. Zoni says:

    Femer kare kjo nuk din te haj sufllaqe
    Kjo me grida dumen suma jane karet e pd

  2. Trape ke qene,trape ke mbetur says:

    Mio fytyre bastare,qe sa ishte gjalle enveri,mburreshe me Bije Vokshin.po ku ka shendetsi falas ne kapitalizem.Mos ke nostalgji per shendetesine falas “te diktatorit”.Po te firmoste mjeku dhe shefi i klinikes ,pra per kardiologjine saliu yt i madherishem,te kuronin ne spitalet europiane falas,me te gjithe shpenzimet e shtetit.Ne kapitalist.Iniciativa e arestuar ku jetojme nuk ka falas asgje.Edhe per te qire do paguash,sepse picka eshte mall.Prandaj mos u de il me njerezit.Kush iu beri klinike private disa mjekeve,qeveria e sotme,apo qeveria e saliut dhe ilir-Fatosit?Ua beri maskaralleku,paguan te te operoj.Asnje prej jush nuk e gap gojen per keto.

  3. Shoku says:

    Zonja Vokshi, qe te jeni e besueshme dilni ne nje nga televizionet e thoni se kur shendetesia eshte falas. Une jam nje person pensionist dhe kam lidhje me shendetesine ,sigurisht per semundjen qe kam.
    ne vitin 2008 jam shtruar dy here ne spitalin ” Nene Tereza ” dhe per te dy heret kam paguar me fature nga 40000 leke te vjetra,sepse isha i siguruar,ndersa nje djali i ri do paguante 400 000 leke te vjetra ,sepse ishte i pa siguruar. Nuk po flas per ilacet qe i blinim vet, e gjendja e dhomave dhe krevatet me bataniet nuk shikoheshin me sy,sepse corcafet dhe jasteku merej nga shtepia. PO ne vitin 2018 jam shtruar perseri po ne te njejtin spital,pra tek “Nene Tereza” Ndyshimi si nata me diten.
    Ambjenti i shkelqyer . Corcafet te paster si karte cigari,kur i thone. Nuk pagova anje leke . Pra i njejti operacion ( koronarografi) ishte falas. Po falas kurohej edhe nje djali ri qwe kisha ne uk.
    Tani : Visiten tek mjeku i familjes e bej falas. Ilacet qe marr me ribursohen. Madje nje ilac qe kushtom mbi 60000 leke te vjetra e marr pa paguar asnje kokerr leku. Kam bere ego abdominale dhe te zemres,pa nje leke. Kam bere bicikleten ,po pa nje leke …. Tani me thoni se cila quhet shendetesi falas ? Mbase jam une gabim e me sqaro ,qe te votoj per ty. Pse nuk e perkrahe vendimin e gjykates qe arrestoi doktorin qe ripte popullin, por e mbrojtet me ata papagallet tuaj ? Te lutem na sqaro ,se kur shendetesia eshte falas dhe Rama na ka mashtruar ?

    1. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

      Shoku, respekte.
      Një koment plot vlera dhe informacion. Ndersa fjala e kesaj gjoja deputetes eshte 90% propagandë boshe, dhe 10% ca shifra statistikore.
      Edhe opozitë nuk dinë të bëjnë. E kishin ne dore te fitonin zgjedhjet, por vazhdojne me Berishën dhe Bashën. Parti debilash që mbajne Ramën kryeministër, sepse kur sheh PD-në, popullin e merr data, dhe voton PS-në.

  4. Populli says:

    ..”nese SHQUP-in , e merr ta udheheqe e drejtoje kjo moj bukuroshja Pamela deputete me origjine nga Kosova Albana Vokshi ” shendetsia dhe arsimi ne Shqiperi , kon me lulzue e me u gjallerue sum ma mire se ne Afganistan apo Albanavokshistan apo Ilirmetastan apo Petritvasilistan apo Salikaraxhiçistan

  5. Lul bytha says:

    Jua dhe pallen Rama te punoni , vazhdoni , cprisni , spo ju del akoma inati eeeee ??? Nuk jane te verteta keto qe thua moj tru laraske , jo te gjithe japin kaq shuma te medha , mos e ngatero me veten , per ty mjeksia kerkoi shuma te medha dhe sigurisht kishin kosto , pasi te ktheu nga majmun ne njeri ….. dhe kjo mrekulli ka nje cmim te larte …..te tjeret ….normal , apo mos e ke fjalen per ilacet qe mer yt shoq ?? Viagra ?? dhe i ngateron shqiptaret me te tjeret ?? Ik moj bajge se na e shpife ……

  6. Tani says:

    Kjo eshte bere botoks i gjalle. Edhe me e shpifme se ishte. Rri ne oposite, se kur te dalesh ne pension atehere do nderrohet qeveria.

  7. GazMir says:

    Në BE mjekohen vetëm të vëndit., ndërsa të huajve (me origjin) ju vonohet takimi me mjekun 6 muaj, nëse duhet operuar këmba e majtë, të operojn të djathtën. Për sëmundjet kronike duhet përballuar mjekimet vet ose ndërhyjn në fazë finale (disa muaj para vdekjes) ndërsa ata me kancer i mbysin me ilaçe për ca koh me intesitet

  8. kot rropsit e opozites eshte mir te perballen me Vetting-un
    e justifikojne pasurine e vjedhur ktij populli .
    na bojn kto sikur po merakosen per shqiptaret ja shkerdhafsha turinjt qe mi ka si pidh i shqym bushtre .
    Politika do njerz serioze e patriote jo shkerdhata e putana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje