Nuk ka asnjë reflektim në kampin e opozitës, për aktin politik të dorëheqjes së Mark Markut nga mandati i deputetit, vetëm pak ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri. I vetmi reagim, nuk erdhi nga lidershipi i PD, por nga militantët e saj. Nuk erdhi nga strukturat zyrtare të partisë, por nga gardistët e propogandës së saj virutale, që reflektojnë në thelb mendimet e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Mark Markut mund ti thuash çdo gjë, por askush nuk mund të thotë dot, se e ka bërë këtë akt nga pozitat e dikujt që dëshiron të çojë uji në mullirin e PS dhe Edi Ramës. Përkundrazi. Ka shumë të majtë që mund të thonë shumëçka për Profesorin e gazetarisë, përsa i përket etikës që ai ka reflektuar, në arenën e debatit publik televiziv. Por nuk ka asnjë të djathtë, që të ketë qenë i pakënaqur deri dje, me zellin ekstremist të tij në mbrojtje të kauzave të tyre.
Mark Marku ka qenë udhëheqësi politik i fushatës elektorale të PD për qarkun e Lezhës dhe pjesë e “pesëshes” së komisionit që përzgjodhi, listën finale të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka qenë edhe më parë deputet i PD dhe në vijimësi një nga skifterët e vijës së ashpër opozitare.
Por asnjëra veç e veç dhe as të gjitha bashkë, nuk mjaftoi për të patur mirëkuptimin e opozitarëve. Për ta Mark Marku e kushdo tjetër, është më i miri, vetëm kur është brenda gardhit të SHQUP. Nëse mbetet i njëjti, por ikën nga rrethimi, ai është njësoj si të gjithë të tjerët: ARMIK. Berishizmi dominon prej 30 vjetësh mendimin e veprimin opozitar, sipas motos: O me ne, o kundra nesh. Rrugë të mesme nuk ka!
Askush nuk e mori mundimin brenda gardhit opozitar, që ta lexonte me qetësi e ftohtësi tekstin e dorëheqjes së Mark Markut. Për ta analizuar atë në kontekstin e zhvillimeve aktuale dhe atyre që e presin PD dhe opozitën në shtator, sapo të nisi punimet Parlamenti i ri. E të gjente në të, pjesën racionale të kritiktës së ish deputetit të tyre, por edhe justifikimet e veta ndaj qëndrimeve të tij.
Jo. Askush nuk denjoi që tia hidhte sytë tekstit të dorëheqjes. Askush nuk e lexoi letrën e Mark Markut. Askush nuk deshi ta kuptojë. Askush nuk mendoi. Askush nuk gjykoi. Askush nuk analizoi. Askush nuk reflektoi. Askush nuk deshi të shkonte tek arsyet apo mos arsyet e saj. Askush nuk e kishte shikimin e kthjellët për të lexuar mes rreshtave apo prapa tyre. Jo.
Ka kohë që opozitarëve tanë u është fikur llampa e gjykimit racional, ndaj nuk e shohin me kthjelltësi situatën ku ndodhen, për të gjetur rrugën më të mirë për të mbërritur në destinacion. Ndaj e gjitha çfarë ndodhi në 24 orët e fundit, më shumë se sa një proces linçimi brenda llojit, ishte paqyrë e degradimit të plotë opozitar. E cila dëshmon, se tashmë e kanë humbur jo vetëm fillin, por edhe arsyen!
Të vetmit që e mbrojtën publikisht brenda PD, ishin Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj. Të dy rioshë në Grupin Parlamentar të PD dhe njerëz të letrave e arsimit, që edhe përpara angazhimit politik, kanë qenë më pranë Mark Markut se të tjerët. Pavarësisht se nuk binin dakord me të gjitha argumentat e vendimin e tij, e thanë fjalën e tyre publikisht duke e mbrojtur, e duke bërë thirrje që të ndalonte kjo fushatë.
Më shumë sesa vlerë, mbrojtja e tyre ishte edhe termometri për të matur saktësisht, temperaturën e tmerrshme të vlimit të së keqes që ka kohë që gëlon brenda PD dhe opozitës. E gjitha kjo, dëshmon sesa të drejtë kishte Mark Marku që u largua, por edhe sesa më keq janë realisht punët brenda PD, e cila siç tha ai tashmë ka përfundur në pronë për punët dhe hallet personale të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Me vjen keq per popullin tim ,qe ka 80 vjet qe i zien tenxherija me nje dore fasule te krimbura . Kur u vendos rendi i ri botror nga dy te pa ndershem dhe nje kriminel ne luften e dyte botrore ,,,,, u vendos qe kete milet qe quhet shqiptar te qeveriset nga nje dore hajdutesh dhe vrases te zbritur nga guvat dhe pyjet me litare neper duar. Kur u vendos rendi tjeter i ri botror nga dy burra njeri mashtrus dhe tjeteri i deshtuar ne vitet 1989 ,,,per miletin shqiptar te rethuar ne nje stan te madh me tela u vendos te qeverise per kete mjerim popull,,,,Markerat ,,Salerat ,,Jeminerat ,,,,e te tjere e te tjere te zbritur nga pyjet e geshtenjave dhe mbritur ne tortuaret e qyteteve per te sherbyer cobaneve te dhive te viteve 44 .Uroni o milet te vendoset nje rend i ri botror me burra te ndershem,,,,qe mileti shqiptar te kete fatin te qeveriset nga te mencur dhe te urte me parti te tjera ,ku ne to mos te degjohet Marku apo Sala ,qe te vjen per te dhier kur te dalin perpara .