"Eksplozivi ndaj ish kandidatit për deputet u vendos nga i vëllai", guerilasit e Albin Kurtit akuza Ramës një ditë më parë: Taktika mafioze, synim për të përhapur terror

28 Gusht 2021, 11:06Politika TEMA

Policia e Bulqizës ka vënë sot në pranga vëllain e Elton Debreshit, ish-kandidatit për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij. 

Ndërkohë, një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë akuzoi qeverinë “Rama” si autore të kësaj ngjarje.

Në një reagim zyrtar, Vetëvendosje në Shqipëri shkruante se përmes taktikave mafioze, dhuna ndaj minatorëve është strukturore dhe e drejtpërdrejtë.

Në reagim nënvizohet se organet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë, duke bërë zbardhjen e plotë të këtij akti që përveç sulmit ndaj Elton Debreshit, mund të ketë si synim edhe përhapjen e terrorit më gjerë.

Pas zbardhjes së ngjarjes, Vetëvendosje ende nuk ka një deklaratë tjetër.

“Dënojmë krimin dhe terrorin e drejtuar ndaj sindikalistit Elton Debreshi. Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer automjetin e Elton Debreshit, minatorit që drejton Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë, dhe ish kandidat i pavarur për deputet.

Automjeti ka qenë pranë shtëpisë së tij, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Shprehim solidaritetin me z. Debreshi, familjen dhe kolegët e tij, duke e dënuar këtë krim që duket se tenton të godasë më gjerë edhe sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri.

Organet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë duke bërë zbardhjen e plotë të këtij akti që përveç sulmit ndaj Elton Debreshit mund të ketë si synim edhe përhapjen e terrorit më gjerë”, shkruante Vetëvendosje, duke vijuar se:

“Në vititn 2019, Elton Debreshi dhe disa prej kolegëve të tij sindikalistë janë pushuar nga puna nga kompania “AlbChrome” në pronësi të Samir Manes, për shkak të angazhimit të tyre sindikalist. Këtë javë kolegu sindikalist i Elton Debreshit, minatori Beqir Duriçi, gjithashtu i pushuar nga puna, ka fituar gjyqin në shkallën e parë për dëmshpërblim nga kompania “AlbChrome”.

Minatorët në Bulqizë janë nën kërcënimin e vazhdueshëm nga pronarët e kompanive që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe kushtet bazë të punës, mungesa e të cilave u ka marrë jetën me dhjetra minatorëve. Nga ana tjetër, kur minatorët janë organizuar për të mbrojtur të drejtat e tyre e për të kërkuar Statusin e Minatorit, ata janë kërcënuar në mënyra nga më të ndryshmet.

Përmes taktikave mafioze, dhuna ndaj minatorëve është strukturore dhe e drejtpërdrejtë. Akte të tilla kriminale jo vetëm duhen dënuar njëzëri që të ketë përgjegjësi penale, por edhe duhet të shërbejnë si thirrje për angazhim për drejtësi sociale!”, shkruante Vetëvendosje. (TemA)

9 komente në ““Eksplozivi ndaj ish kandidatit për deputet u vendos nga i vëllai”, guerilasit e Albin Kurtit akuza Ramës një ditë më parë: Taktika mafioze, synim për të përhapur terror”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ajo Trepcja o Talbin po rri aty apo po punon per popullin Kosovar ?!?! Sikur do merreshe me problemet e shtetasve Kosovare por perfundove ne sindikatat e Shqiperise.. Ke ndonje gje tjeter per zbardhjen e atentatit ?!?! Ik o gomar ik se rinia ne katundin tend po pret gjymtyret e njeri tjetrit nga depresjoni ..

  2. qytetar says:

    U ba VV si MM.

  3. Tuku says:

    Si nuk u ngop halà VV me me nder m..

  4. Vetefundosje says:

    Ok te gjithe e dime qe Vetfundosja e financuar nga Serbia eshte organizate terroriste pyetja eshte e thjeshte cfare po bene qeveria per ta nxjere te jashligjeshme kete organizate ?

  5. xhoxhi says:

    Minatorët u pushuan nga puna nga firma që vjedh djersën e tyre.Atëhere pse të tjerët shkuan në punë?Asnjë minator nuk duhet të vinte në punë por duhet të protestonte paqësisht para kompanisë derisa ata të ktheheshin në punë.Puntorët duhet ta kuptojnë forcën e tyre dhe jo të rinë indiferentë.Por kur dëgjon që i vëllai i ven dinamitin makinës,kandidati nuk votohet as nga bulqizakët, atëhere çduhet të themi?Kanë unitet minatorët?Kështu shokë nuk keni për ti fituar kurë.Ka 30 vjet që miniera shitet e blihet sipas qefit,minaorët hiqen si pa të keq,paguhen sa të duan mafiozët etj etj dhe minatorët dëgjojnë pordhët e kompanisë..

  6. Velo says:

    Mos keni merak se i rregullon VV minatorët, sa të vijë në pushtet…..

  7. Luli says:

    Pse mereni me VV, tha ashtu e tha keshtu kur ne prill ata i hodhi ne kosh shqiperia. Mos ua varni.

  8. Albann says:

    VV-VetVrasja .Keta dhe mbiemrat i kane puro sllave…Dobro =Debre.CelulaSerbe. Rama te krijoje Partine socialiste ne Kosove. Albini do shpartalluar ne prishtine….

  9. Independent✌️ says:

    Kunder kujt do vetvendosin keta me nje parti me emer te pakuptimte ??? Ne Shqiperi qeverisin shqiptaret dhe jo Kosovaret. Nuk ju duam parriotizmin tuaj sepse jemi shqiptar dhe jo kosovar ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje