Nikoll Lesi ka komentuar në gazetën e tij, lënien e mandatit të deputetit nga Mark Marku.
“Deputeti i zgjedhur i PD-së Mark Marku dha dorëheqjen me një letër publike, ku lëshonte vikamën e madhe se ku ka sosur opozita shqiptare.
Ai foli në Kuvendin e PD-së dhe askush nuk e dëgjoi.
Marku luftoi kundër qeverisë dhe kryeministrit në një zonë delikate, ku krimi bleu vota, por nuk u dorëzua.
Mark Marku ka lëshuar thirrjen e madhe duke dhënë dorëheqjen nga deputet demokrat se PD-ja po fiket, po mbyllet në kullën e ish-kryetarit dhe në vilën e kryetarit.
Deputeti i dorëhequr thotë se populli opozitar po gënjehet nga lidershipi i PD-së se gjoja do vijnë në pushtet, por me këtë opozitarizëm vetëm sa i garantojnë me shumë jetën në pushtet Edi Ramës.
Marku iku, por la pas shijen e hidhur se kemi një seli blu ineficente, në mos pazarxie me pushtetin.
Ai hapi perden e dramës ku demokratët duhet të hapin sytë.
Mark Marku veproi me dinjitet; ua hodhi mandatin mu në oborrin e selisë së PD-së, duke u thënë se ju po shkatërroni idealin opozitar”, shkruan ai.
O Lesh. Beji te fala Gjekes d.m.th. Gjekemarkagjonit
Unë kuptoj një gjë.Pse ngulet këmbë për të hequr Ramën?Rama është atje sepse Bbasha është një njeri që nuk premton asgjë.Ai nuk është lider por një njeri i pa aftë.Njeriu që don ta rëzojë Ramën me luftë tregon se nuk ka forca të bindë popullin që ti thuejë brinjët me vot.Ai nuk duhet nga njerzit e vet sepse ska kapacitet për të drejtuar një parti.Kjo parti kështu ka qënë që në fillim sepse u ngrit mi theme të kalbura me sigurimsat të cilët u pasuruan nga pushteti dhe bënin ligjin kudo.Të ndershmit e kuptuan dhe ikën në punë të vet.Të gjithë po thonë duhet të fillohet nga fillimi me njerëz që e meritojnë dhe të aftë dhe jo me anadollakë që janë për të mbajtur Bashën e Berishën…Korça u shpërbë,Marku largohet etj etj dhe Bbasha i thotë Ramës në shtator do ta shikosh se çdo të bëjmë!!!Kështu gjykon një lider për ta rëzuar duke djegur?Jo more Basha mbushja mëndjen popullit dhe ai din se si e rëzon Rramën…Ti me këto mënd i vjen reth e qark Ramës dhe asgjë tjetër..
lolo pa dinjitet ,cfare thit sot nuk e thote neser ,parazit i tranzicionit …..
Jo në vilën e kryetarit, por në vilat e kryetarit, o Nikollë.
ne shqup duhej te kishe thene me mire se sa ne oborin e PD-se