Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar në detyrë kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën dhe ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së deputetëve të vjetër dhe të rinj, Rama tha se ata kanë qenë të përkushtuar në punën e tyre në marrëdhënien me parlamentin duke lehtësuar punën e qeverisë.
Së fundmi, kreu i qeverisë foli dhe për deputetët e rinj që do të futen në Kuvend. Ai tha se ata do jenë vlerë e shtuar për ekipin e Partisë Socialiste.
“Sot është dita për t’i falënderuar posaçërisht të gjithë deputetë, drejtuesit e komisioneve, anëtarët e kryesisë së grupit dhe posaçërisht, kryetarin e grupit tonë parlamentar, si dhe ministren tonë të Marrëdhënieve me parlamentin.
Taulanti ka punuar me përkushtim, për hir të së vërtetës edhe në ditë tejet të vështira, po ashtu edhe Elisa ka qenë e përkushtuar, duke lehtësuar punën e qeverisë me parlamentin.
Besoj që, që të dy meritojnë një falenderim të veçantë, së bashku me konfirmimin e tyre në detyrë, për mandatin e tyre të tretë”.
Shkurt mandati i trete i Rames do te jete po aq i deshtuar sa i dyti. Rezervoni biletat qe tani per Gjermani se pastaj rriten cmimet