Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati i deputetes.
E kontaktuar nga gazeta “Panorama”, zonja Bozo tha se po pret me padurim që të nisë sesioni i ri legjislativ.
“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit. Njerëzit kanë shumë dëshirë të merren me thashetheme, mua më shtruan në Sanatorium, më bënë me COVID19, sikur isha duke vdekur etj. Unë shyqyr që nuk kam ‘Facebook’ dhe nuk i marr vesh këto lajme dhe i marr vesh më vonë nga njerëzit dhe shqetësohem më pak.
Por, kush nuk ka punë do merret me llafe. Por meqenëse më pyetët nëse do të jap dorëheqjen, po ju them se unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen hë për hë. Unë nuk kam filluar punën ende, si mund të jap dorëheqjen?! Të filloj njëherë punën dhe pastaj shohim…”, tha zonja Bozo për gazetën “Panorama” në një bisedë telefonike.
Bozo tha dje se dorëheqja e koleges së saj, Najada Çomo ishte një vendim personal për të cilin nuk mund të komentonte asgjë.
“Nuk e di, unë dje e mora vesh kur dëgjoja Kryeministrin në “Neës 24” te fliste në mbledhjen e qeverisë, por unë mendoj se dorëheqja është një vendim personal i gjithkujt. Duhet pyetur i zoti i punës, zonja Çomo për këtë vendim”, tha zonja Bozo.
Si deputetja më e vjetër në moshë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, zonja Bozo pritet të hapë seancën e parë plenare të kësaj legjislature.
“Nuk e di, kështu më thonë shumë dashamirës këtu në Vlorë ku jam duke bërë pushime, të njohur më thonë, kur do ta hapësh Parlamentin. Unë ende nuk kam marrë një lajmërim për të shkuar në seancë dhe për të më thënë se unë do jem deputetja që do të hap seancën”, u shpreh zonja Bozo.
Do hapesh seancen! Dhe me pas dorheqjen! Ka rradhe puna!
Ashtu o posi. Pse, si thoni ju ta hapte seance Sali Kerma, qe ju krypte koka ndonje dite.
domethene do ikesh, kjo eshte ajo qe nenkuptohet
Kur u kandidua Znj. Como per deputete ne media u raportua se ajo nuk deshironte te kandidohej. Me sa duket Znj. Come u kandidua per deputete dhe u terhoq ne menyre te kalkuluar nga PS, dmth Z. Rama, vetem per te mbledhur vota. Mund te kete ndodhur keshtu edhe me Znj. Bozo, koha do ta tregoje.