Mark Marku nuk do të jetë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e ri në shtator 2021. Ai thotë se PD është shndërruar në një parti interesash personale.
Dorëheqja lajmërohet sot në një shkrim për “Panorama”. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku është tejet i qartë në arsyet e dorëheqjes, që kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës.
“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, shkruan Marku.
Mark Marku shprehet se do të dorëzojë mandatin e deputetit, nuk do të shkojë në Kuvend, dhe nuk do të paraqitet as në Këshillin Kombëtar të PD, ku do të zgjidhet kryesia dhe drejtuesit e rij të demokratëve.
Shkrimi i Mark Markut, ku lajmëron dorëheqjen:
Dje, si është bërë e ditur edhe në publik, është lajmëruar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, e cila do të mbahet më datë 30 gusht. Me sa shihet nga axhenda e dërguar, nga kjo mbledhje do të dalin organet drejtuese të PD-së, që, sipas statutit, zgjidhen nga ky këshill. Përves kësaj, në axhendë nuk parashikohet asgjë tjetër. Është dëshpëruese të vëresh se ngado ta shqyrtosh çështjen, të gjitha aksionet politike të përcaktuara nga lidershipi i PD-së vazhdojnë rutinën e humbësit.
Pra, tre muaj pas maskaradës zgjedhore të 25 prillit, lidershipi i PD-së nuk jep asnjë përgjigje për atë se çfarë do të ndodhë në Parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe se cili do të jetë aksioni opozitar në Parlamentin e ri. Asnjë përgjigje për strategjitë dhe taktikat, me të cilat PD, si opozita më e madhe në vend, do të përballet me regjimin e rilindjes. Është irrituese të shohësh se këto tre muaj, PD i është përgjigjur maskaradës së madhe me disa minimaskarada të ngjashme, veçse tashmë të zhvendosura nga skena kombëtare në një skenë më të vogël, në atë opozitare.
Këto maskarada, në thelb, janë etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse. Etapa e parë e rënies: Beteja për denoncimin e manipulimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet u manipuluan, por ne nuk protestojmë. Ne ndjekim procedurën, por harrojmë që po me procedurë triumfoi nazizmi në Gjermani, putinizmi në Rusi, erdoganizmi në Turqi.
Procedura dështoi, por kjo nuk ka rëndësi, ne prapë vazhdojmë procedurën e zgjedhjeve në parti. Meqë nuk zgjodhëm Kryeministrin, zgjedhim kryetarin tonë të partisë. Të gjithë pajtohen, askush nuk kundërshton. Po Çurçilli na mëson të kundërtën: ata që bien duke luftuar, kanë mundësi të ringrihen.
Demokracia ra, shoqëria u dorëzua, partitë (opozitare) dështuan, hajduti u bë mbret. Etapa e dytë e rënies: Fushata për zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Fushatë pa vizion, pa alternativë, pa perspektivë rrugëdalje nga kriza, pa perspektivë të ardhjes në pushtet, pa një platformë ndryshimi, pa brejtje ndërgjegje për gjendjen e popullit opozitar dhe sakrificat e tyre, pa ndjesë për dy humbjet, pa qoftë edhe një shkëndijë shprese për rrugën e ardhshme drejt pushtetit nga asnjëri prej kandidatëve.
Lulzim Basha fitoi thjesht për rutinë, pasi në partitë shqiptare ku secili avancon në karrierë politike për shkak të servilizmit ndaj kryetarit, askush nuk mund ta konkurrojë kryetarin, aq më tepër në rastin e PD-së, ku, siç rezultoi më vonë, përtej kryetarit ka kryetar më të fuqishëm se kryetari.
Etapa e tretë e rënies: Kuvendi i PD-së, Kuvend që u mbyll para se të fillonte. Basha kishte bashkuar në një fjalim të gjatë, prej gati një ore shumë fjalë, të cilat i hodhi si fara kungulli mbi kryet e delegatëve. Pas këtij fjalimi, të gjithë ishin edhe më të paqartë për vizionin e ri të PD-së. Ishte trishtuese të shihje aty të mbledhur me mijëra përfaqësues të strukturave të PD-së, pra, elitën politike të saj, të cilët, të shqetësuar për humbjen, prisnin një debat të gjallë nga ku mund të dilnin mijëra propozime për transformimin e PDsë në një forcë politike moderne të aftë për t’i paraqitur anëtarësisë së PD-së, por edhe shoqërisë, një ofertë të re konkurruese, ndërkohë që aty nuk ndodhi asgjë e tillë.
Duartrokitjet e delegatëve ishin harxhuar në fillim të fillimit, pra, kur në sallë u shfaq kryetari i vërtetë i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte zgjedhur këtë moment për t’u treguar të gjithëve se kush kishte qenë kryetari real i PD-së për 8 vitet e shkuara në opozitë dhe se cili do të ishte katër vitet e ardhshme, po në opozitë.
Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës.
E zbuluan të dy. Për mua ishte dyfish trishtuese, pasi nga njëra anë, kushdo që më takonte më përgëzonte për problemet e ngritura në diskutimin tim në Kuvend, nga ana tjetër pakkush prej tyre, me përjashtim të Agron Gjekmarkajt dhe ndonjë tjetri, pa llogaritur këtu rivalët në garë të Bashës, e ngriti vetë zërin aty, apo më pas publikisht për të njëjtat gjëra për të cilat binin dakord plotësisht me mua individualisht.
M’u përsërit e njëjta ndjesi e dhjetë viteve më parë, po i njëjti përgëzim pas kuintave, po e njëjta memecëri publikisht, megjithëse atëherë, disa prej atyre që më përgëzonin privatisht, me të njëjtin zell më sulmonin publikisht. Konkluzioni im: nuk mund të bësh kauza kolektive lirie dhe demokracie me ato elita politike apo intelektuale që ose e kanë humbur aftësinë e të menduarit dhe vepruarit të pavarur gradualisht ose nuk e kanë fituar këtë aftësi ende.
Gjithsesi, Kuvendi e pati një të re: votoi një herë propozimet e Bashës, pastaj hapi siparin e propozimeve të tjera, të cilat mund të votohen në kongresin e ardhshëm që do të mbahet me durim kur t’i vijë radha. Sa për Këshillin Kombëtar që u zgjodh dhe që do të mblidhet me 30 shtator, askush nuk e kuptoi si u bënë përzgjedhjet e kandidatëve, askush nuk e kuptoi si dhe sa votuan, askush sa vota mori.
Drynat e sekretit të tyre i vari në zinxhirin e florinjtë që mban në qafë Jemin Gjana dhe i mori me vete. Nga rendi i ditës së paraqitur, ka shumë gjasa që etapa e katërt në radhë të jetë mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet më 30 gusht. Nga leximi i kësaj axhende dhe krahasimi i saj me shqetësimet që mendoj unë se duhet të jenë prioritare për aktivitetin e ardhshëm të PD-së, kam krijuar përfundimisht bindjen se unë personalisht dhe PD kemi vektorë gjithnjë e më të kundërt mendimi dhe veprimi.
Unë mendoj dhe propozoj (siç e kam propozuar edhe në kuvendin e fundit kombëtar, por edhe vite më parë kur isha deputet i kësaj partie) fillimin e një procesi ndryshimi thelbësor të PD-së, ridimensionimin e marrëdhënieve me shoqërinë, përgatitjen e një oferte konkurruese elektorale, ndryshimin e modelit të lidershipit dhe të marrëdhënies së tij me PD-në, ndërkohë që PD vazhdon rutinën 8-vjeçare të humbësit. Për këtë arsye kam vendosur të mos marr pjesë në etapën e katërt të një rutine të tillë humbëse.
Madje, kam vendosur të mos e marr as mandatin e deputetit. Kam pranuar të jem drejtues i fushatës së zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës përkundër interesave të mia për t’u ripërfshirë në jetën aktive politike. E kam bërë me vullnet të lirë si një akt angazhimi qytetar dhe intelektual për të dhënë kontributin tim modest në favor të ndryshimit, pas kërkesave të përsëritura dhe ngulmuese të kryetarit të PD-së Basha.
Kam vepruar siç veprova kur isha student në ‘90-ën, siç kam vepruar në dhjetëra raste të angazhimit tim publik, por këtë radhë mendova dhe ende vazhdoj të mendoj kështu, se largimi i Ramës nga pushteti ishte një kusht themelor për ta nxjerrë vendin nga qeverisja më e keqe që ka njohur historia e vendit pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës.
Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë. Kështu si po vepron, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica.
E ndërmarr këtë hap si shenjë përgjegjësie për ata mijëra lezhjanë, mirditorë, kurbinas, që na mbështetën dhe që i rezistuan agresionit më të madh elektoral që kishin parë ndonjëherë dhe që, përkundër kësaj, bashkërisht realizuam fitoren më të madhe historike elektorale në Qarkun e Lezhës. Sot, ata janë nën agresionin e pushtetit, janë duke bërë gati plaçkat për të ikur nga sytë këmbët, janë të dëshpëruar dhe të pashpresë. Por mbi të gjitha janë të gënjyer. Unë nuk dua t’i gënjej ata siç po i gënjen lidershipii PD-së.
Po ju them hapur se ndërsa ata janë të braktisur në fatet e tyre, lidershipi i PD-së po bjerr kohën në rutinë zgjedhjesh për poste të kota strukturash të një partie që, kështu si po vepron, po e errëson gjithnjë e më shumë perspektivën e ardhjes në pushtet. E bëj këtë akt, që është më tepër një gjest sesa një sakrificë, për të treguar se dikush duhet dhe mund të reagojë kundër shndërrimit të PD-së në një parti dekori të një sistemi të degraduar, për të treguar se jo kushdo mund të bëhet dekor i një elite të paaftë partiake, që është e aftë vetëm për të mbrojtur interesat vetjake.
E bëj këtë për të dhënë një mesazh alarmi, të cilin ndokush mund ta dëgjojë dhe rrjedhimisht edhe ta bëjë të reflektojë. E konsideroj politikën dhe të qenit deputet si angazhim dhe jo si punë. Për të qenë i lirë, i pakushtëzuar dhe i pakompromentuar në opozitarizmin tim vetjak, nuk do të jem as pjesë e Këshillit kombëtar dhe as deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe do t’i drejtohem Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procedurat formale të sanksionimit të vendimit tim.
Kështu, mes qëndrimit në PD, ku për shkak të përgjegjësisë dhe natyrës sime kritike do të detyrohem të jem më shumë i angazhuar në opozitarizmin brenda PD-së dhe daljes jashtë kësaj partie për të bërë opozitën e pushtetit, po zgjedh këtë të fundit: opozitën ndaj pushtetit.
Nisa te te lexoj, por……..
Qe kur nis e thua “maskarade zgjedhore”, e lashe leximin e metejshem, perfundimisht mendoj se M.t M…i, nuk ka ndryshuar, eshte po ai, servil, i peshtire, por qe do te behet “interesant”
Sa per fjalet rreth ‘lexhendes”,mendoj se i ka te porositura.
Sa per ne kuvend, besoj se do te ulet ne nje vend te dukshem, pasi si shpellar qe eshte, do qe te bjere ne sy.
Te lumte Mark smun te rish ti dhe grigja GD bashk se ajo e ka venin n rrug megjith Salianus
Mark Marku eshte nje guerilas i pakorigjueshem. Ai opozitarizmin e sheh si lufte me arme, venie zjarr pyjeve te Shqiperise, djegejen e makinave ne rruge, sulm ndaj kryeministrise me bazuka, dhe kunder Parlamentit me granata dhe mitroloze. Eshte nje genjeshtar dhe mashtrues po i pakorigjushem kur thote se zgjedhjet u manipuluan. Kjo do te thote qe Marku nuk e njeh popullin qe vton kunder PD-se. Ai nuk e kupton qe ky popull nuk do te sjelle kurre me ne pushtet ata qe bene skemat piramidale qe vodhen qindra mijra shqiptare, qe hodhen ne ere ne Gerdec shqiptare te pafajshem, ata qe e kane vjedhur e vrare kete popull ne menyre permanente, ata qe e kane shitur Shqiperine te serbi e greku, ata qe i kane vjedhur qindra miliona ketij vendi, ata qe vetem shkaterruan por kurre nuk ndertuan, ata qe edhe ne zgjedhjet e fundit vrane njerez te pafajshem. Per PD dhe per lidershipin e saj i jap te drejte. Ai eshte nje grupim banditesh dhe spiuneshb te paguar per te shkaterruar Shqiperine dhe imazhin e saj. As ti Mark Marku as edhe nje prej tyre nuk vjen me ne pushtet. Ti pellit neper televizione si nje i marre ne pyll, por kurre njri nuk do te te degjoje sepse Edi Rames si ti edhe baditet e PD-se i marrin te keqen.
Marku dorhiqet se kupton shume mire se thjesht militon ne partine prej letre qe nuk do marre kurre pushtetin. Ai vazhdon te ngelet copa e injorantit…. E pabesueshme!!! Edhe ata kundra Bashes besojne se zgjedhjet u vodhen dhe biles Marku donte protesta… Injorante!!!
Hajde Mark, se pas kesaj qe bere, Esat Pashe Rama, do te jap nje post ne qeveri
Ku pyet Edi per keta morra te PD?
Marku iku per te shpetuar lekuren e tij.
Po te jesh mesues, nuk te kap Vettingu, po te jesh deputet, do kalosh ne vrimen e gjilperes, por ku do i justifikoje Marku pronat qe ka marre me rrogen 600 Euro te mesuesit?
Eshte i djallezuar Marku, po ashtu me duket veproi edhe Dr. Najada.
Nuk duan tu hyne telasheve, se kane marre para, tani nuk i justifikojne dot.
Ky presion i duhet bere gjithe Deputeteve, qe te dorhiqen gjysma e tyre qe kane vjedhur.
Fiks fare Pilo! Respekte!
Bravo ? Bravo ? dhe MERITON RESPEKT MAKSIMAL !!
KJO do té thotè qé MARK MARKU i NDERUAR NUK èshtè PJESÈ E KRRIMIT dhe KORRUPSIONIT , GRABITJEVE , PLAÇKITJES sè SHQIPTARËVE , por MARK MARKU èshtè ATDHETAR ?? dhe me POPULLIN SHQIPTAR kundër HAJDUTËVE dhe FUNDËRRINAVE té Politikès KRIMINALE 30 VJEÇARE !!??????????????
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖????????????????????
Repsekt per Prof. Markun! Gjithesesi mendoj qe do i sherbente shoqerise me mire duke qene pjese e kuvendit sesa jashte tij. Pavaresisht, eshte nje veprim tejet skrupuloz qe shume pak vete e bejne!
Qytetari dhe te tjere qe kane bere komente te njejta; Minjte jane te paret qe largohen nga anija qe po mbytet. Ky Mark Marku nuk eshte aspak me i mire se sa te tjeret qe kane mbetur ne PD. Ne fakt PD-ja eshte shnderruar me kohe ne nje fole te krimit dhe do te mbetet e tille persa kohe qe lidershipi i saj nuk pastrohet duke nisur nga koka e infeksionit, Salih Berisha dhe djali i tij i adoptuar, Lulzim Basha. Merr kedo figure te DP-se qe desheron dhe analizoje. Te gjithe jane te perlyer, kush me shume e kush me pak.
Mark Markun e kemi pare ne TV se cfare ndyresire eshte. Ndryshimi i tij me te tjeret ne PD eshte se ai ka me shume mend dhe nuk ka vjedhur ne permasat e te tjereve, prandaj po largohet nga kjo parti e destinuar te rrenohet duke marre me vete edhe ata qe i kane mbetur besnike.
Një përgëzim e meriton ky se më në fund i thirri mendjes, deri dje i fliste zorra n’vënd kokës.
Tipat si ky bëjn filozofin tani kur dihet botërishtë se jan po kta ish anal-ista t’kazanit mediatik që bënin hatan natë për natë nëpër mejhanet mediatike duke mbrojtë kta të pa udhët e opozitës.
Ajo që më shqetson më shumë është oratoria e varfër e ktyre tipave si ky apo gjekmarkajve që janë medemek profesorë fakulteteshë.
Jane te shumte demokratet qe nuk e duan regjimin ne parti nga luluja,dobici I katapultuar i sali qenit,Marku ka arsyet e tij,po gjeja me e keqe eshte se a Ramut hajduti nuk ka opozite ose i blen,gje e keqe per vendin,nuk durohen me pordhet e liderit global me Qillota dhe pis i palare,e mira do ishte qe te zhdukeshin te tre,sali,ilir,Ramut,Ramuti eshte ai i keq sa dy te tjeret,PS nje parti bloze ,ishte gabim te fitonte mandat te trete Afgani Ramut
Na kërko falje se na ke çarë karin dy muaj rresht në fushatë elektorale bashkë me atë karin tjetër, Gjekmarkaj!!
Mark Marku kete veprim qe bere politikisht,
do te beje njerin nga njerzit me sipantizante te popullit shqiptare,
personalisht te duartrokas,dhe te repektoj.
se eshte nje mesazhe per gjithe popullin shqiptare
qe ai vend behet,veprime politike te tilla jane termet per gjithe llumin
qe kane drejtuar ate vend per 80 vjete,po tetedhete vjet.
sot jam shume i lumtur per juve z Marku,jo se nuk dua te behesh ti debutet,
si zotria jote i dua te perfaqsojne parlamentin tone.
Eshte nje mesazhe per femijet tane,qe kur je i paster,dhe ske futur duart ne xhepat e shqiptarve.
Te hap rrugen politikisht te formosh parti te re dhe te futesh ne parlament.
Mark Marku sot une jam me ju,je burre te lumte,te pershendes,
je demokrat,fisnik.nga sot une jam me ty z Marku.
Nuk ka maskarade zgjedhore por deshtim i PD, i salihit, lulqimit dhe Agush metes
E kishte rrahur vellai i madh vellane e vogel, prandaj ky nuk i shkoi asnjehere ne shtepi. Kur ky vellai i madh u semur, vellai i vogel e bere zemren gur dhe vajti ta shikonte.
Kur hyri, e pyeti vellane e madh:
– Me njeh kush jam?
– Ai mut qe ke qene je – i thote vellai i madh.
Nuk po kuptoj me Amerikanet si esht e mundee ne afganistan ua fali pushtetin talibanve e ne shqipri ua bleu pushtetin taliban rames ni antikomtar ni serbifil nuk po kuptoj se qfar esht e shpall no grada heroj e gjal pro amerikanin salih berishen
Pse para se te kandidonte ishte ndryshe PD.
Doreheqja duket veprim i drejte, i pari publik ne PD. I pari PD – ist qe sulmon Berishen me emer dhe publikisht. PD eshte nje kenete qe nuk leviz nga vendi, po veprime te tilla jane te nevojshme. Vendi kerkon opozite.
Dtitan Leli dhe Mark Marku hero te demokracise ne Shqiperi…!
nje gomar me pak! Pd nuk vjen kurre ne pushtet me dashnoret e fashizmit te tipit Gjekmarkaj
O mark. Degjo ketu. Je njeri diabolik, dhe po te them: Tani e more vesh ti kush eshte Sali talebani bashke me lul katranin? Pse, nuk i dije me pare ti kush ishin keta tedy? Pse vajte u ngaterrove me ta, dhe tani thua se pd ka dy lidera, hedh kunja, se pd eshte parti e bashes me kryetar berishen? Kush eshte fajtori qe shqiperia eshte sot pa opozite? Ti je, dhe ata pseudointelektualet e tjere, qe e katandiset ate parti me keq se l s i, qe ju shofte fara. Tani del dhe ben diversion ti. Tani rri me gisht ne goje, se e ke merituar, si gjithe intelektuhalet e shqiperise qe nuk hapin gojen per asnje marrezi ne kete vend. S’ke thene nje fjale ti, kur u derdhen molotovet mbi pasurine e popullit, ti dhe ata te tjeret. Ik tani fshihu ne ndonje vend, sigurohu se salehu nuk i ka qejf ata qe i dalin kunder!
Hahahahahahaha mark leshi donte tu bente minister i arsimit prandaj kandidoje,imagjinoni nje injorant si ky minister.Banda PS PD LSI kanceri i shqiperise
Kemi 20 vjet që theni se PD është organizate terroriste që lufton per interesat e Berishës por na merrnin per shpifës. Ta që Po e kuptojne eshe antaret e saj, dmth se është më prag të shperberjes.
Ky o eshte fashist ne mentalitet ose e ka shit mandatin per nji besnik te partise..
Fashist e quaj pasi ky nuk e njef demokracine, ky kerkon dhune, ky do permbysje me revolucion!!??
Marku çun me skoll dhe ala nuk e din se shqiptarêt nuk votojnë edi ramén por votojné kundra organizatés terroriste talebane ! Marku nuk a dakord me talebanêt por nga sot i bashkohet ISIS K .
Po Gjekmarku ?
Na ke ca manallin o Mark neper studiio, qysh atehere Lulyshi dhe Sala personale e kishin kthy partine, por ti ua merrje ne goje. Meghithate, ke qthene te verteten kete radhe, edhe pse me vonese. Vec ruhu tani kur te ecesh rruges se te dhjet ndonje zog e glasa te bie ne koke e peson aksident.
e vetmja diference o mark eshte qe ndoshta ti e kuptove dhe po iken ,pa pd ashtu ka qene para teje ,ashtu ishte me ty ,dhe ashtu do jete edhe pa ty …..kjo vlen edhe per PS kuptohet
Më në fund e paska kuptuar, që për 8 vjet në pd na ishte kryetar saliu në hije, i cili ka drejtuar opozitën dhe tani u pa sheshit se në krye ëshrë salihi e jo luli-buli, që do të vaxhdojë të ndjekë “procedurat”! Çfarë intelekti ka mark marki! Ky është për lider kombëtar dhe pas tik agron xhek markja!
Tani, që më në fund i abandonove të dy “superkryetarët” e pede-së, merru me Ramën dhe ps, për të dhënë “kontributin” tënd në rrëzimin e regjimit, apo në demaskimin e planeve shkatërruese të PS, mbasi pede-në e ndrite…
Të gjithë ju, që vuani për të ardhur në pushtet në rrugë abuzive, me mashtrime dhe me vjedhje votash, me szantazhe dhe krime, jeni deficente dhe të dalë boje. E keni humbur besimin e popullit, prandaj keni nevojë në radhë të parë: të njihni veten dhe krimet e poshtërsitë tuaja, që i keni bërë këtij vendi.
shume shpejt dhe Nafije dybeku i leshitlikes pritet te jape dorheqjen meqenese leshelija ka shkuar ne piken e vdekjes dhe shanset qe kjo particke te vije ndonjehere ne pushtet jane zero . Duke qene se reputacioni i Nafije fallxhores ne gjithe Tiranen dhe ne Shqiperi eshte pothuaj zero bile me poshte se reputacioni i Nurijes se Lymit te bregut te lumit qe shet tango tek hyrja e tregut te madh.
Mark ..PD jote e atyre qe mendojne si ty asnjehere ska qene parti po’ nje shport karavidhesh tani eshte nje shporte me m…t..lindi sakate e tani eshte ne agonine e saj si vete Berisha..edhe ti Mark je thjesht nje i deshperuar e enderrimtar pushteti e nje humbes i thekur se ne mendiminin tend sundon dyshimi e urrejtja jo argomenti…mos u merzit asgje sdo ndodhe jeta do vazhdoje …qetrsohu .
Nje idjot me pak. Propozoj nipcen e Azbiut me mjekerr talibani te marri ate mandat..
Megjithate Marku duhet pershendetur per kurajon dhe gjestin e e tij. Ka folur ka qene ze kritik, nuk ia vershellyen u largua.
Te presim Ghekmarkajne tani se keto dyshet i kemi pasur historikisht
Marku-Gjekmarkaj
Tuk Jakova – Bedri Spahiu
Anastas Lulo Sadik Premtja
Ju mund te kujtoni edhe dyshe te tjera
August 26 2021 Deklarata Zyrtare “Official Statements”????
BIEN KAMBANAT NE TE GJITHE SHQIPERINE! ???? ???? Fundi i partive si motra ka ardhur (PD-PS) Të dy partitë komuniste dhe antishqiptare … dmth 3% e shqiptarëve janë të korruptuar dhe fanatikë të PD dhe PS si dhe ‘satelitë’ të shpërndarë në çdo vend … Ata mbajnë në duart e tyre dhe në shtëpi dhe domosdoshmërisht në demonstrata agresive (terroriste) … Të Partisë Socialiste – me një flamur leninist rozë … ndërsa të Partisë Demokratike me një flamur blu dhe shkronja të bardha, simbol-flamur grek … Kurse flamuri i kombit i Nenes Shqiperi me Shqiponjen krenare dhe me sfontin e “kuq” gjakun e derdhur ne shekuj…
Ndërsa flamuri i kombit të Nënë Shqipëri-Shqipëri me Shqiponjën krenare dhe me sfondin ‘e kuq’ gjaku i derdhur me shekuj … Flamuri shqiptar nuk ekziston në këto lloj partish dhe në këta të ashtuquajtur (njerëz) nuk ka flamur shqiptar, as në tubime partiake e as në demonstrata …
Zgjohuni o (njerëz) ne jemi një komb, një gjak!… Shiko shiko! populli amerikan me dhjetëra ‘kombe’ të ndryshme … Ata me flamurin amerikan në dorë! në tubimet e partive dhe demonstratat … Shikoni fytyrat ‘e fotove’ të komuniteteve të ndryshme … të qeshura të lumtura me një flamur amerikan në dorë dhe dorën në zemër…
Operacioni i shpejtë i konfiskimeve dhe arrestimeve vazhdon me Vilat marramendëse në gjirin e Lalzit dhe përfundon në gjiret e Sarandës … Gjithashtu filloni konfiskimet, arrestimet dhe emrat publik të drejtësisë së inkriminuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve …
Nuk do të ketë qeveri dhe parlament me Edi Ramen dhe Lulezim Bashën … ata do të konfiskohen dhe arrestohen… Por ka një” qeveri kombëtare për 90 ditë dhe më pas zgjedhje të lira “Demokrate me Intelektualët me Shqiptarët që duan Kufijtë Natyrorë … jo me Kryeministrin por me Presidentin dhe kushtetutën si në Amerikë” …
Partia “Shpresa Demokrate “ është shpresa e kombit dhe qeverisë së ardhshme … Gjithçka që është ‘konfiskuar’ dhe do të konfiskohet si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj … 97% e shqiptarëve do të marrin Gradis ‘Falas’ pavarësisht nga cila parti të cilës i përkasin …
Koha është tani! Ne ju ftojmë të regjistroheni si anëtar i partisë ‘Shpresa Demokrate’. Andresa e Partis “Shpresa Demokrate” Eshtë: Ruga Saraçve afër kryqëzimit te Selvisë, Pallati “Diamand”.
Ne jemi atje ku duhet të jemi????… Ne kemi çelësin dhe çelësin????…
PartiShpresaDemokrate.com ShpresaDemokrate.com
Partia “Shpresa Demokrate “Zoti e bekoftë rrugën tone!????Zoti e bekoftë kombin Shqiptar!????Zoti e bekoftë tokë e bekuarë Amerikane!????
Kryetari i Partisë Shpresa Demokrate. Prof. Pëllump G Pilinçi
???? ???? ???? ??
Burgu ‘Reçi’ nuk është vetëm për grabitës-vrasës ‘burra apo grabitës-gra …’
Po zotrote ku e ke marre titullin “Profesor”, tek Kristali?
Nga menyra si shkruan je vite larg profesorllekut…
Shqiperia vertet ka nevoje per alternatva te tjera.
1 phlere qe shkon ne kosh vet.
Marku është si miu që e ndjen lëkundjen e tërmetit më përpara, prandaj ia bath ti largohet rrezikut. Kështu e bëri edhe 2012, e ndjeu që po kalonte në opozitë PD, prandaj bëri një deklaratë dhe u largua nga parlamenti. Sivjet mendo ze se do fitojë PD dhe u angazhua e u bë përsëri deputet i PD. Tani që Amerika e vuri në shinjestër dhe PD e mori lumi, Marku e ndjeu dhe përsëriti si radhën e parë, i mbathi…..