Rama: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit, mikut dhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani

27 Gusht 2021, 09:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale të mbërritjes së kontingjentit të parë të emigrantëve nga Afganistani.

Kreu i qeverisë e krahason eksodin e afganëve me atë të shqiptarëve 30 vite më parë dhe shprehet se tashmë shtëpia e shqiptarit përveç e Zotit dhe e mikut do të jetë dhe për njerëzit fatkeq nga Afganistan.

“Dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkruan kryeministri.

3 komente në “Rama: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit, mikut dhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani”

  1. Artan says:

    Mjes , drek, darkë ky muhabet ka dy javë u be qesharak me propagandën që përdor për t’i mbush mendjen shqiptarëve që po bën veprimin e duhur. A bëjnë dhe vendet e tjera propagande si ky ? Mendoj që JO

  2. Bobo says:

    Cfare jane keto shprehje banale,Ti je ateist nuk ke as zot as ke miq se je debil,cfare lidhje ke ti me shprehjet e para 200 viteve,ty me shume te shkojne Shprehjet e xhaxhi Spiros edhe Bar do ham ose poshte imperializmi amerikan,kur u bere dhe ti nje njeri qe Rahte grate te besh humanistin ka mbaruar Shqiperia,Nuk te don njeri se je autokrat shko me vucicin se ne evrope te njohin,Amerikanet na perdorin dhe Kim eshte duke kaluar ate qe erdhi te beje ketu si ambasadore,Po na kthehet ne guveratore dhe garante e politikes tende te shpopullimit te shqiptareve,Rama je nje idiot,fodull I piste qe vishesh si gabel bagdadi,I turperove ata qe te votuan je nje Diktatoruc Koxhabash anadollak

  3. 1 says:

    Z.Kryeminister mjaft eshte mjaft.Na lodhe,na merzite .Kjo qe beni ju quhet shplarje truri.Ta dhame voten cdo me? Po te ishte gje e mire ardhja e tyre do mernin dhe vendet e pasura e nuk do na i rasnin neve.Keta do ikin nga neve sic iken dhe iranianet,kur Afganistani te behet Gjermani ,pra ikja e tyre do behet ne 36 gusht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje