"Grupimi për PD": Basha s'ka kurajo të largojë Berishën, fundi i tij politik ngjason me atë të Enver Hoxhës

26 Gusht 2021, 20:20Politika TEMA

Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën dhe për këtë Edvin Kulluri, anëtar i “Grupimit për PD-në”, është mëse i bindur, sepse Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij!

Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.

“Basha nuk është shquar ndonjëherë për kurajo politike dhe nuk do e bëj, jo e patë që  nuk ka reflektim dhe heshtje totale, Basha duhet të ishte shprehur, Basha ka kërkuar prova pse është vendosur në listën e zezë, këtë ka frikë ta thotë Basha, edhe pse unë dyshoj se ai e ka se ai është një gënjeshtar, gënjen Berishën, qytetarët, dhe amerikanët. (…)

Nuk është i aftë mendërisht që të godasë Berishën, Basha nuk mund t’i kërkojë largimin, nëse do ishte një kryetar real i PD mund ta bënte, por të gjithë e dinë që Basha e ka të pamundur edhe për shkak të natyrës së tij frikacake”, tha Kulluri.

“Grupimi për PD”, duket se është dorëzuar përballë Lulzim Bashës, të cilët nga sa deklaroi Kulluri në studion e Report Tv, nuk e shohin të arsyeshme që të bëjnë një platformë për të propozuar ndryshimin, pasi janë të sigurt se askush nuk do i dëgjojë, teksa nga ana tjetër ka zbuluar se dhe komunikimet mes anëtarëve të saj është shumë i pakët.

Një gjë është e sigurt, që “Grupimi për PD”, anëtarë të së cilës janë ndër kritikët më të ashpër të Bashës, si Bujar Nishani, Edith Harxhi, nuk kanë plane që të shndërrohen në një parti. Nisur nga ky zhgënjim dhe tërheqje, Kulluri tha se kanë zero pritshmëri nga ajo se çfarë pritet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së të hënën.

“Mbledhje e thirrur beftas, në atë parti nuk ka më asgjë zgjedhje dhe as përfaqësim, opinioni publik nuk ka më asnjë kureshtje se ç’po ndodh në PD, por interes ka vetëm nëse PD do jetë në grupin parlamentar të PD.

Përbërja e Këshillit janë krejtësisht anonim se i shërbejnë Bashës, nuk ka më asnjë kuptim asnjë veprim i PD, përveç mbajtjen e një humbësi në krye, do të ishte shpenzim energjie që të bënim propozime të reja që as nuk dëgjohen. Kam zero pritshmëri nga ky lidership, organet drejtuese nuk janë gjë tjetër veçse staf i Lulzim Bashës”, tha Kulluri.

Ai ka bërë një paralele me “fundin politik” të Enver Hoxhës, që sipas tij, si diktator po sillet edhe Lulzim Basha, duke e quajtur këtë të fundit një “kukull kineze”.

“A e dini kur u rrënua i mazhi i Partisë së Punës, në fillim të viteve 80, kur Enveri, modeli që adhuron Basha, Kryemadhi e Rama, zëvendësoi personazhet bashkëpunëtorët e personazhe anonim. Këtu jemi me njerëz të parëndësishëm dhe anonim”, tha ai.

Të njëjtat pritshmëri, pra zero, janë edhe për atë se çfarë PD do të sjellë në parlament në shtator, si opozitë.

“Do të krijojë incidente të parëndësishme si me stilolapse, siç kanë bërë gjithmonë, nuk ka qëllim për të bërë opozitë reale, model më i shëmtuar se rilindja, në PD nuk do ndodh asgjë dhe do të shkojnë nga dështimi në dështim. PD pasqyrë e shëmtuar e qeverisë së sotme që është e dështuar në masën 80-90%”, tha ai.

10 komente në ““Grupimi për PD”: Basha s’ka kurajo të largojë Berishën, fundi i tij politik ngjason me atë të Enver Hoxhës”

  1. rrenacaku says:

    Enver Hoxha

    kurre nuk ka patur fund politik sa ishte gjalle..
    .
    Ishte kush ishte shenjtor shenjtan apo diktator nuk ka rendesi

    por ai do ngelet njeriu i vetem ne historine e planetit qe i vuri shqiptaret ne rrjesht dhe jo vetem kaq por dhe xhambasadoret apo keshtillaret e perenidimit i vuri ne rrjesht

    ne vlere historike kombetare luli eshte sa nje cime ythe e tij..

    1. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

      I nderuar,
      Per sa thua per Enver Hoxhën, eshte shumë e vërtetë. Dhe ketu nuk ka rendesi fare nëse ishte i keq apo i mire. Diktator ishte, por qendroi deri ne fund, dhe Basha eshte vetëm një çimkë para tij.
      Krahasimi me Enver Hoxhën nuk qendron fare, sepse ishin dy njerez te ndryshëm.
      Ka edhe nje gje ku keta gjoja antikomunistët e sotëm janë paradoksalë, si gjithmonë.
      Një here thone qe PS dhe PPSH janë një, domethene komunistet kane perseri pushtetin. Jam shumë dakord, por atehere komunizmi nuk ra apo Jo? Pra PD, Sali Berisha, dhe Lëvizja e Dhjetorit nuk rrezuan gje domethene! Rrezuan vetem shtatoren e Enverit, se vetë Enverit, i hengrem menderen. Apo jo?
      Por ata thone edhe qe “Sali Berisha eshte lideri historik që rrezoi komunizmin, pruri demokracinë si Skenderbeu lirinë, e terrci e vërrci.,”
      Vetëm me nje ndryshim, Saliu e kishte me vete Lirinë, nuk e gjeti mes nesh.
      Pra neqoftese Saliu na paska shkaterruar komunizmin dhe PPSH, atehere PS nuk eshte komuniste. Tani, o është o s’eshte, se nuk eshte komuniste kur i do bytha disa idiotëve gjoja antikomunistë ne PD, si i biri i Rustem Gjatës.
      Pra shkurt, PD dhe Saliu kane bere nje crime ne ujë keto 30 vjet, dhe vetëm se Jane pasuruar ne kurriz te nje turmë idiote qe i ndjek nga pas me dy gishta lart si Palestinezët e Arafatit.

  2. Ani says:

    O Kullur Berisha te kishte keshilltar e te beri sekretar te pergjithshem me Imamin ….turp te vije….bere cdeshe……

    1. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

      Dolën avokatët e Lulit dhe Saliut.
      Vetëm mos harroni. Asgjë tjeter nuk bëni, petveçse po mbani Ramën ne pushtet, duke mbrojtur Lulin dhe Saliun.
      Po iki Saliu dhe Luli sot, Rama ikën direkt te nesërmen. Nuk do iki vete Jo, por do ta heqë populli vete Ramën, me votën e lire.
      Por juve jo dhe Jo. O te rrijë Rama ne pushtet o s’ka.

  3. Artan says:

    Kulluri eshte nje rrot gomari

  4. fcb says:

    pirdh…pirdh…se lirohesh Mero.

  5. Eduart says:

    O kullur ti je null né politike prandaj je jashte

  6. Arber iliri says:

    Me grupe si I juaji Basha e Berisha as I gjen gje.Populli I mencur u dha duart,USA konfirmoi vendimin popullor ju e quani lideri historik.Saliu bashke me te gjithe ju jeni mbeturinat qe pengoni Shqiperine modern dhe europiane,por jeni te deshtuar per te ardhmen si pjese e politikes shqiptare.

  7. Ilirjan says:

    PD eshte bere nje parti e TREDHUR, sepse anetaresia ne vite, nga i pari te i fundit, e la verberisht ne dore te njeshit, berishes. Ne kete kuptim po,i ngjan PPSh-se. Tashme qe jane TREDHUR menderisht e Totalisht, nga pari Luli (ne fakt i dyti) tek I fundit, JU PO SHPRESONI qe te tredhurit te mbarsin Pd-?! Apo kjo PD e tredhur apo shterpe, te pjelle dicka te re…?

  8. Kulure , Enver Hoxha kishte celsat e nje shteti te tere , i mire apo i keq te ishte sipas mendimit tend , dhe si iku nga kjo jete ate e qau nje popull i tere edhe ti mbase ,po te jesh i sigurt qe prinderit e tu e kane qare bashke me ata qe sot jane realisht ne krye te SHQUP it , ndersa Luli jot nuk ka asnje celes , as te SHQUP it , keshtu qe krahasime te tilla mos bej , se pervec vetes tende askujt s’i ben dem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje