Nga Skënder Minxhozi
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka një kritikë të fortë që lidhet me pandeminë dhe me rolin e mjeteve të transportit publik në përhapjen e virusit. Sindroma e “autobusit të Unazës” ka qenë dhe mbetet njëra ndër hallkat më të dobëta të luftës kundër Covid 19, ku dominon respektimi thuajse ingezistent i rregullave, ku nuk gjen një maskë për be dhe ku kanë plasur dasmat e ceremonitë e tjera të ngjashme për shtatë palë qejfe.
Shqipëria jeton një realitet disamujor relaksi dhe “shthurjeje shëndetësore” që prej disa javësh tashmë, nuk përkon më me numrat e infektimeve që rriten e rriten. Çdo i huaj që shkel në vendin tonë, çdo emigrant që vjen nga vendet fqinje apo edhe më larg, çdo shqiptar që shkon me pushime jashtë shtetit – që të gjithë bashkë, kanë të njëjtën përshtypje kur vijnë në Shqipëri: këtu nuk ka asnjë lloj vetëfrenimi që lidhet me pandeminë! Nga sezoni i gjatë i mbylljes dhe paralizës së vitit të shkuar ka mbetur vetëm kujtesa e gjallë e njerëzve dhe etiketat e tabelat e zverdhura nëpër bare e dyqane me mbishkrimin “mbaj distancën” ose “nuk lejohet hyrja pa maskë”.
Pjesa tjetër ka të bëjë ekskluzivisht me mosdurimin klasik të shqiptarëve dhe neverinë e tyre për respektin e rregullit e të ligjit. Jemi ashtu siç na përshkruajnë, popull i ekstremeve. Një herë të gjithë në shtëpi, një herë tjetër të gjithë në rrugë. Ose siç e tregon metafora, të ngjeshur në autobusin e Unazës, fabrikën më të çuditshme por edhe më të rrezikshme të imunizimit kolektiv natyror.
Kryeministri Rama duket se tani në fund të verës, kur turizmi mundi të marrë dhe një herë frymë e kur Shqipëria priti e përcolli disa miliona pushues, ka vendosur të bëjë një gjest të fortë, si ata të vitit të shkuar. Ka komunikuar se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për pedagogët e studentët. Një hap i duhur dhe madje i vonuar, duke parë ritmet e infektimit me variantin Delta.
Qasja ndaj vaksinave, tani që muajt kalojnë e stoku i tyre e bën gjithnjë e më të lehtë marrjen e dozave që dikur shiheshin si mjeti magjik për t’i ikur Covid 19, është një problem etik, social, politik e ekonomik në shumë vende të botës. Në Francë e Gjermani imponimi i vaksinimit ka hasur në rezistencë të fortë, në Itali një mjek paralajmëronte pardje se nëse vaksinat bëhen të detyrueshme “do të ketë luftë civile”.
Nga mungesa e vaksinave e muajve të parë të vitit 2021, tani Perëndimi e vendet e zhvilluara të hemisferës veriore po përballen me shtrirjen e vaksinimit të detyruar në të gjitha kategoritë, si dhe me vendimmarrjen e vështirë të injektimit të një doze të tretë apo të uljes së pragut moshor për marrjen e vaksinave.
Janë të gjitha vendime delikate, të diktuara më së pari nga situata dinamike dhe e paqëndrueshme që lidhet me mutacionet që pëson virusi, por edhe me numrat e infektimeve, shtrimeve në spital e vdekjeve. Për të mos harruar edhe një luftë tjetër paralele, që duhet zhvilluar ndaj skepticizmit dhe refuzimit që rrethon vaksinat në një pjesë të popullsisë. Një fenomen global ky, e jo vetëm shqiptar.
Një sondazh i fundit i kryer pak ditë më parë nga mediat në Tiranë, zbulonte se më shumë se 42% e të pyeturve nuk donin ta bënin vaksinën anti-Covid. Një shifër që e bën serioz dhe urgjent sensibilizimin e shqiptarëve për të mos dëgjuar zhurmën e “taboreve të idiotëve të rrjetit”, siç i quante Umberto Eko ata që flasin për gjithçka në internet. Dhe që si gjithmonë gjejnë një kategori njerëzish që janë gati t’u besojnë, si në rastin e Tokës së sheshtë, të Elvis Presleyt që s’ka vdekur apo të zbritjes në Hënë që s’ka ndodhur kurrë!
Vjeshta shqiptare duket si një moment kur duhen marrë disa vendime të qarta, që mund ta devijojnë idenë e përgjithshme të jetës totalisht normale që gëzuam gjatë verës. Mjekët bien të gjithë dakord: pas shtatorit nuk do të jemi më si në sezonin e nxehtë. E ndërsa i kemi habitur të gjithë për shpërfilljen tonë ndaj virusit, por edhe për situatën tonë pozitive në lidhje me pandeminë (paradoks i pastër ky), do të duhet që në të hyrë të dimrit të nisim të mendojmë me përgjegjshmëri dhe pjekuri për atë që na pret.
Më së pari shtetit dhe organizmave të tij ju takon të parashikojnë konkretisht nëse do të duan të imponojnë rregullat që i vendosin vetë, apo do të vijojmë të jetojmë në një regjim me dy shpejtësi: atë të shkruar në letër nga Komiteti Teknik dhe realitetin në terren ku askush nuk çan kokën për maskat, vaksinat dhe distancimin. Shifrat nuk janë opinion dhe flasin qartë: 95% e të shtruarve në spital aktualisht me Covid, janë të pavaksinuar!
Krahasuar me një vit më parë, sot kemi një ambjent dukshëm më të imunizuar ndaj Covid 19, kemi importuar më shumë se 1,8 milion vaksina dhe dimë më tepër për sëmundjen. Një mbyllje tjetër për shkak të paaftësisë së shtetit për imponuar rregullat që ka firmosur vetë, apo e papërgjegjshmërisë dhe mungesës së vullnetit tonë për të qenë të disiplinuar, do të ishte një dramë sociale, ekonomike e mbi të gjitha e kotë dhe absurde.
Plazhi mbaroi, vera po ikën dhe qejfet e pushimeve gjithashtu po lihen pas. Tani fillon një stinë tjetër me virusin nëpër këmbë, që e dimë sesa tinzare është dhe sesa e komplikuar mund të bëhet gjatë rrugës. Le të mos e hamë gjelin e Vitit të Ri të mbyllur vetëm pse s’mbajmë dot maskën te dyqani i lagjes apo pse nuk bëjmë dot një vaksinë sepse kështu na ka thënë një idiot në një faqe interneti pa emër.
PO CTHOTE VALLE PRESOR CAKAJN A CAKALL SI E KA
PO PRESO DHALLA E HUDHRA GURGURI SA AN NUK MENDOJNE SE VAKSINA NUK DUHET BERE
PO MONA E ILIR PRESIDHJERI CMENDON VALLE?
PO SALIBANI VALLE NUK MENDON SE DO VDESIN TE GJITHE/PERVEC ATIJ KUPTOHET/
PO TIT VESELIGJITHEDITURI OSE PRASI TRITAN
UNE MENDOJ SE DO QE ME MIRE TE BEHEJ SI NE KOSOVE
ASNJE VAKSINEN NGA EDI RAMA ME MIRE I BEJME TEK SERBI TE PAKTEN CETNIKET E AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVIC BOTOKSI TE JENE TE SIGURT SE KOSOVARE KA PLOT NE DIASPORE QE SJELL IN KUTIA ME VOTA FALLCO NE FAVOR TE AJATOLLAHUT
ATA QE JANE NE KOSOVE NUK JANE PROBLEMI SE VDESIN
Ne, kryeninistri dmth, hë per hë, po merret me politiken nderkombetare qe eshte e lidhur me “ceshtjen afgane”…Nuk eshte kushdo e dosido edi or ti Z. Minxhozi,eshte i prirur per gjera te medhaja.
Me zjarret, autobuzet, radhen ne klinika, arsimin, ekonomine etj, nuk merret edi, jane pune te vockla keto per nje kryeminister.
Eshte koke edvini or ti, nuk eshte morracak, drejton nje shtet me dy milion banore me gjatesi 350km,me 17 ministri, ne 12 prefektura e 70+bashki,e me nja 100 rajone policie e me nja 200-300istitucione publike.
Te gjitha keto per nje nder popullsite me te medha ne europe, e ti i thua te merret me autobuzet?… lere rehat… shuqur qe e kemi.
Edvini merret me politikat afatgjata porne nuk i kuptojme dhe i shijojme te mirat e kesaj politike pasi do na duhet edhe nje mandat i peste qe te filloje kjo politike te japi rrezultate.
Sësht faj i miletit po i asaj francezes qe na tha se vendi ka 6 raste me kovid ne dite prandaj
relaksojuni dhe varjani kovidit ne Shqiperi. Po pa kaluar as tre jave nga 6 ne dite u bene 800z
Minxhoz, duket se nuk e ke haberin as nga fizika e as nga gjeografia. Vertete toka eshte e sheshte. Po te dish pak fizike e kupton lehte. Po =r mos merr persiper te shpiegosh gjera qe si di.
Po qe je RRK or ti e di apo s’ke pasqyre?!
Di ndonje gjobe te ekzekutuar o Minxhoz Rama? Sepse nuk ka shtet fatkeqsisht……
…..dhe ne shitin tend Ami
Minxhozi!Ne momentin qe mendon se ke absolutisht te drejte, ndalo dhe dysho se mund te jesh absolutisht gabim.
Respekt!
Ata që s’duan të bëjnë vaksinën, janë të lirë të mos e bëjnë, pooor bashkjetesa të imponon disa kushte. Çfarë faji kam unë që dua të ndjek shkollën në auditor, dhe atje e marr virusin nga pedagogu apo shoku im student që nuk do që të vaksinohet?! E njëjta gjë mund të thuhet për këdo që punon në ambiente me shumë kolegë, ku ka edhe nga ata që nuk duan që të vaksinohen. Pastaj është edhe çështja e kostove mjekësore e spitalore për ata që sëmuren nga Covidi19 pasi nuk duan që të vaksinohen! Gjithkush që nuk dëshiron të vaksinohet (falas), duhet t’i mbulojë vetë kostot e kurimit nga Covid19 në spitalet private, e jo të kërkojë të mjekohet falas në spitalet publike që mbahen financiarisht nga taksat tona që jemi të rrezikuar nga këta që nuk vaksinohen. Gjithsecili që nuk do të vaksinohet, le ta nënshkruajë këtë vullnet në një deklaratë ku të thotë që heq dorë nga kërkesa për t’u kuruar nga Covid19 në spitalet publike. Tek privati le të bëjë ç’të dojë!