“Çmenduria” politike e Lulzim Bashës: Për çfarë shërbyen mbi dy vite bojkot?

25 Gusht 2021, 20:10Politika TEMA

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji shtator, kur dhe pritet të konstituohet Kuvendi i ri.

Parlamenti i ri pritet të mblidhet mes datave 9-19 shtator. Sipas ligjit është presidenti ai që Kuvendin e porsazgjedhur, jo më parë se data e përfundimit të mandatit të kuvendit paraardhës dhe jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Por në rast se kreu i shtetit nuk vepron, Kuvendi vetëmblidhet pas këtij afati.

Ndërkohë, pas dy vite e gjysëm bojkot, në Kuvend do të rikthehen edhe Partia Demokratike dhe LSI.

Por, për çfarë shërbyen mbi dy vite bojkot?

Në muajin shkurt të vitit 2019, Lulzim Basha mori një vendim, i cili mund të quhet si një “çmenduri” politike e kreut të PD-së.

Gjatë një proteste, Lulzim Basha deklaroi djegien e mandateve të deputetëve, ndërsa çmendurisë së tij politike, iu bashkua edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Një vendim ky i kritikuar nga shumë demokratë.

Por, ishte një vendim i Lulzim Bashës, i nxituar dhe i pakonsultuar, pasojat e të cilit shqiptarët i panë dhe dëgjuan.

Por, sikur të mos mjaftonte braktisja e Parlamentit, Lulzim Basha vijoi “çmendurinë” e tij, duke bojkotuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, 2019.

Kështu Lulzim Basha i dhuroi kryeministrit Edi Rama në tavolinë, jo vetëm një mazhorancë kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe të gjithë pushtetin lokal.

Partia Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama, mori të gjitha pushtetet. Mori edhe drejtimin e Bashkive që njihen historikisht si bastione të djathta.

Lulzim Basha braktisi demokratët, duke i lënë kështu të papërfaqësuar në institucione dhe për dy vite vijoi ti tërheqë “zvarrë”, duke thënë se do ketë zgjedhje të parakohshme në pranverë, pastaj në vjeshtë, e kështu me radhë.

Kështu ikën dy vite e gjysëm, dhe erdhën zgjedhjet e 25 prillit 2021. Një tjetër katastrofë elektorale për Partinë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha. Por, si gjithmonë ky i fundit nuk i pranon humbjet dhe gjen “alibinë” e radhës.

Mbrëmjen e 25 prillit, Lulzim Basha shpalli fitoren, në 26 tha se po numëroheshin kutitë e socialistëve dhe do fillonte përmbysja, ndërsa në datën 27 tha se votat ja kishin vjedhur dhe se “beteja” sapo kishte filluar.

Lulzim Basha nga fitorja, shkoi tek vjedhja dhe e ashtuquajtura “masakër elektorale”, gjë që në fakt ngre dyshime se është thjeshtë dhe vetëm një alibi e radhës për të mos pranuar dështimin dhe për të vijuar të mbajë karrigen e kryetarit të PD.

A ai që ka fakte dhe prova se po ja vjedhin votat kur ka një ushtri me komisionerë e numërues nuk shpall fitoren, por denoncon vjedhjet e abuzimet.

Zgjedhjet u fituan, pastaj u vodhën, pastaj u shpall fillimi i “betejës”.

Por, nëse beteja filloi pas zgjedhjeve të 25 prillit, sikurse deklaron Lulzim Basha, po dy vite e gjysëm bojkot për çfarë shërbyen?

Çfarë fitoi Lulzim Basha nga braktisja e institucioneve?

Çfarë fitoi Lulzim Basha duke i lënë demokratët të papërfaqësuar në Kuvend por edhe në pushtetin lokal?

Këto janë pyetjet të cilave duhet tiu përgjigjet kreu i PD. Këto përgjigje i meritojnë demokratët, të cilët u tërhoqën zvarrë për dy vite me gënjeshtra për “zgjedhje” të parakoshme, për të ardhur tek 25 prilli, ku PD mbeti për të tretin mandate me radhë në opozitë.

Dhe PS, për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, mori tre mandate qeverisëse radhazi.

Ndërsa Basha vijon të “luftojë” me mullinjtë e erës, dhe të shohë ëndërra me “fitore”. Të gjitha këto pasoja të veprimeve të tij politike.(CNA)

8 komente në ““Çmenduria” politike e Lulzim Bashës: Për çfarë shërbyen mbi dy vite bojkot?”

  1. Bardha says:

    Rrofte llyllka pd analve

    1. USA says:

      Per cfare sherbyen?!
      Per te terhequr edhe vendin drejt humneres se tyre. Per te shantazhuar Ameriken dhe Reformen ne Drejtesi me destabilizim.
      Sali Berisha nuk duhet te ishte i vetem ne listen e llumit. Ka me shume se 15 vjet qe krimet, gjobat, vjedhjet i ben se bashku me kete kullufin e peshtire qe shet per lider, por qe kur eshte puna per te shantazhuar, vjedhur dhe percelluar Shqiperine, i trashet zeri dhe nuk ka asnje lloj skrupulli, i lumtur dhe krenar qe i perket zorres se mutit te Berishes.
      Lulzim Basha duhet te shpallet njesoj i padeshirueshem, te hetohet dhe arrestohet, sepse eshte njesoj pergjegjes. Keshtu i jepet nje leksjon i qarte jo vetem tutoreve autoritare, por edhe lavireve te tyre teveqele qe perdorin pa asnje lloj skrupulli.
      Nese L.Bashen nuk e denon per liderin qe nuk eshte, si lavire e Sali kermes meriton burgun, sepse eshte akoma dhe me i rrezikshem. Keto vite te egzistences se tij na treguan, se edhe me pederasti, me i tredhuri, me teveqeli, me i perdorshmi dhe idjoti i mundshem, ne duart e krimit dhe mafjes politike mund te shnderrohet ne nje bombe kriminale destabilizuese, kleptokrate, zjarrvenese.

  2. Nori says:

    Sherbyen per Ramen qe te marri edhe mandatin e 3-te

  3. Tritan Preshi dhe Nikoll Leshi says:

    Me keto mend qe ka kjo parti e pederasteve dhe me mbeshtetjen e Albin nje shpellar, primitiv ,hakmares i poshter pallen e te gjatit do hane dhe mandatin e katert .

  4. Shall-Varja says:

    Ky Luli nuk frymezon njeri. Nuk i jep zjarr opozites. Me nje fjale, mavri me boje! Mire do ishte ta dorezonte PD! Ta marri njeri tjeter drejtimin e opozites! Se keshtu si ka vajtur puna, Rama do marre edhe nje mandat tjeter!

  5. Eduart says:

    Edhe te katertin do fitoje PS me Edi Ramen se la popullin me vete.

  6. C’lidhje ka Luli me keto vendime , ai thjesht ka bere c’far i kane thene .
    C’faj kane se nuk u doli hesapi i shtepise ne pazar , ja qe listen e kishin mbushur me “teadhetare” , tjeter prisnin tjeter gje ju doli .

  7. Azem says:

    Ngordhi bajga e Vicidolit, mori fund edhe Luli. Ska kush ti mbaje me okllain e bythes , qe e mban drejte dhe e tundte nga te donte Salehu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje