Partia Demokratike mbledh të hënën Këshillin Kombëtar. Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për mediat nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili thotë se Këshilli do të nisë punimet në orën 18:00.
“Në rend dite parashikohet konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë, njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, si dhe caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar”, bëhet me dije në njoftim.
Siç bëhet me dije edhe nga njoftimi, tashmë s’ka më dilema që PD do të hyjë në Parlament, pavarësisht se thotë se nuk i njeh zgjedhje
Saliu kryetar. Parti Sali jemi gati me ngrene bar se na udheheq nje car.
Mblidhet keshilli kombetar i haleve.