Mes postit të deputetes dhe asaj të mjekes, Najada Çomo zgjodhi këtë të fundit. Lajmi për dorëzimin e mandatit të Çomos u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ajo ka vendosur t’i përkushtohet punës në Spitalin Infektiv, ku pacientët po luftojnë me Covid-19.
Ndërkohë, në karrigen e deputetes do të ulet një tjetër socialist. Në bazë të kodit zgjedhor, një deputet që i përket shtresës më pak të përfaqësuar në Parlament (në këtë rast gratë) lë mandatin për një arsye të caktuar, ky mandat i shkon një tjetër kandidati të po kësaj shtrese, në bazë të votave të mbledhura.
Referuar ligjit, vendin e Najada Çomos do ta zërë në Kuvend Mimi Kodheli, si gruaja më e votuar jashtë listës fituese.
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e renditur në vendin e 21 në listën e PS për Tiranën, mori vota preferenciale, por jo mjaftueshëm për të thyer herësin dhe për të marrë mandatin e deputetit.
Kodheli u rirendit në vendin e 20 në këtë listë në bazë të votave preferenciale, ndërsa me largimin e Çomos, që ishte e dyta në listë, ajo pritet të futet në Parlament.
Dmth iku nje zonje e nderuar, dhe erdhi putana e partise.
Nuk eshte e qarte aresyeja.Iku vete apo e perzune.
Ne rast se eshte larguar me deshiren e saj do te thote se i dilte me mire si mjeke pervecse atje ishte vete zot e vete shkop, ndersa si deputete ishte vetem per te ngritur doren sa here urdheronte partia ( Rama ).