Kryeministri Edi Rama deklaroi se lufta me koronavirus s’ka mbaruar ende, pasi varianti Delta vetëm sapo ka nisur të rimbushë shtretërit.
”Najada Çomo dorëzon mandatin në momentin kur varianti Delta ka nisur të rimbushë shtretërit. E falenderoj Najadën personalisht, për këtë shembull kuptimplotë. Faleminderit shumë të madhe, me përulje dhe përzemër të gjithë atyre që na kanë nxjerrë të fortë përballë armikut.
Lufta s’ka mbaruar, vjeshta e dimri mund të jenë të vështirë, por janë shpëtuar dhjetëra mijëra jetë. Ndërkohë Shqipëria po rikonfirmohet si destinacion me potencial të madh turistik për dekadën”, u shpreh Rama.