Rama apel qytetarëve: Vaksinohuni! Covid do të jetë me ne edhe këtë dimër

25 Gusht 2021, 12:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se Covid do të jetë prezent edhe këtë vit, teksa apeloi që të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër virusit.

“Asnjë në gjendje të rëndë nuk është i vaksinuar. Të vaksinuarit nuk kanë shenja të rënduara. Kritikët e Sinovac, ndahen gjysmë për gjysmë të vaksinuarit me Pfizer dhe ato me Sinovac. Të gjithë ata që nuk kanë bërë vaksinën të mos humbasin kohë dhe të mos rrinë në pritje me mendimin e gabuar se Pfizeri bën e Sinovacu s’bën.

Vaksina nuk i mbron të gjithë nga infektimi por është e qartë se ajo % e vogël që preket e kalon sëmundjen pa kërcënimin fatal të jetës. Vaksinohuni, vaksinohuni. Frika dhe konspiracioni e lënë njeriun pa imunitet. Ky virus do të jetë me ne edhe këtë dimër.

Numrat po rriten dhe nëse sot jemi më të mbrojtur lidhet me numrin e lartë më të vaksinuar. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër edhe ata që kalojnë COVID19 sepse studimet sugjerojnë se s’ka imunitet natyral afatgjatë. Falenderoj ministren”, u shpreh Rama.

 

1 komente në “Rama apel qytetarëve: Vaksinohuni! Covid do të jetë me ne edhe këtë dimër”

  1. titi says:

    JA QE MUA MA MBUSH MENDJEN VETEM VAKSINA QE BERE TI……..POTE KISHE BERE SINOVAKUN ….DO MA MBUSHTE SINOVAKU…….. TI JE KRUEMINISTRI IM …..SI PUTINI QE DHA SHEMBULLIN PERSONAL DUKE BERE VAKSINEN SPUTNIK……..E JO KESHTU …….BONI SI THEM UNE E MOS BONI SI BEJ UNE……..POPULLI NUK ESHTE BUDALLA..SIC E KUJTONI JUVE…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje