“Sa i poshtër paska qenë”, Isuf Kalo rrëfen orët e fundit të Mehmet Shehut: Si reagoi Enveri kur lexoi tre herë letrën pas vetëvrasjes dhe pse s'i plotësoi asnjë amanet

26 Gusht 2021, 16:04Politika TEMA

I ati i Mehmet Shehut, një sheh i njohur bektashi ia kishte parashikuar tri siklete që do të kalonte i biri. Siklete pa zarar, shëndetësore… Por nuk kishte arritur që të parashihte gjëmën që do t’i ndodhte mes 17 dhe 18 dhjetorit 1981.

Nga pozitat e një njeriu që kishte jetuar në Bllok, shumë pranë njerëzve më të rëndësishëm të regjimit komunist, por nuk i përkiste Bllokut, ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo e sheh ngjarjen, atë të vetëvrasjes së Mehmet Shehut nga një tjetër perspektivë.

Sipas tij, kjo ishte mundësia e vetme për Mehmetin që të vdiste me nder dhe të mund të merrte me vete edhe nderet dhe ofiqet e tij. Në letrën-amanet që i kishte lënë Enver Hoxhës, kishte kërkuar që vetëvrasja e tij të mbulohej, që të mos i hiqej lavdia, të mos i prekej familja dhe të dënoheshin si armiq Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu.

Por, Enveri plotësoi asnjë nga amanetet. Ai i kërkoi Haxhi Kroit t’ia lexonte 3 herë letrën e tij dhe në fund kishte thënë: Sa i poshtër paska qenë! Të gjitha këto, Kalo i rrëfen në librin e tij “BLLOKU-Rrëfimi i mjekut personal të Enver Hoxhës”, botuar nga UET Press.

Rrëfimi i Isuf Kalos

Parashikimet e Sheh Ismailit

Sipas Bashkimit, djalit të vogël të Mehmetit, gjyshi Ismail, shehu bektashi i Çorushit, babai i Mehmetit, ishte i aftë të parashikonte të ardhmen. Ai, duke vërtitur në duar tespihet, pati parashikuar se tri herë gjatë jetës së të birit më të shquar të tij, Mehmetit, do t’i ndodhnin tre tersllëqe të rrezikshme, në moshat 40, 50 dhe 60 vjeç. Ato do t’ia kërcënonin atij keqas jetën, por si i mbrojturi i fatit që ai ishte, do i kalonte ato pa dëm.

Sheh Ismaili pati belbëzuar atëherë me vete disa lutje çudibërëse shpëtuese për të. Të tria aksidentet e rrezikshme Mehmet Shehut tashmë i kishin ndodhur me të vërtetë në ato mosha dhe i kishte kaluar për mrekulli: dy nga këto qenë probleme të papritura shëndetësore (njëherë i plasi apendiciti) dhe njëra plagosje në aksident automobilistik. Tani Mehmeti ishte 68 vjeç, por çuditërisht shehu plak nuk kishte parashikuar asnjë rrezik as ndonjë mrekulli shpëtimtare për moshën 70.

E parandjeu vallë që i biri atë moshë nuk do e arrinte dot? Përse rrezikun e tanishëm sheh Ismaili i Çorushit nuk e paskej pikasur dhe as fiksuar në fatin e të birit të tij për ta parandaluar, siç dinte, në mënyrë të mistershme, që ajo të mos ndodhte?

Po tani, kur orë pas ore, në atë natë të fundit fatale, kur e keqja pashmangësisht po afronte që të ndodhte, a do të zgjohej i llahtarisur nga gjumi shehu plak edhe njëherë që nga përtej varrit për të përzënë syrin a shpirtrat e këqij që po i vërtiteshin si korba të zinj rreth kokës së të birit? Për fat të keq, këtë herë ai nuk mundi.

Ndoshta sepse rreziku i kësaj atëherë nuk kishte lidhje me yjet as me zotat e shpirtrat në qiell, por me një zot në Tokë, me mosmarrëveshjet, keqkuptimet dhe me dobësitë inatçore njerëzore.

Ato, me sa duket, ishin të tilla që nuk kapeshin e nuk ndiheshin dot as nga kumtet e fshehta të magjisë. Vetëvrasja u bë e papengueshme, e paevitueshme. Vdekja para mbledhjes përfundimtare të nesërmen ishte alternativa e vetme që i mbetej Mehmetit. Të ikte nga kjo botë i fyer, i zhgënjyer, por i pacenuar nga gradat, postet, ofiqet, fama, meritat, krenaria e një gjeli me pupla kokorosh.

Ajo e prishte planin e Enverit, atë të eliminimit të ngadaltë me procedura, masa ligjore dënimesh, shkarkime, transferime të njëpasnjëshme në poste të ulëta poshtëruese, depersonalizuese dhe së fundmi, përjashtimin një ditë nga partia, burgosjen apo dhe pushkatimin e tij.

“U vetëvra, pasi e vranë”, pati thënë djali i tij i madh, Vladimiri. Dhe kishte të drejtë. Sepse vetëvrasje nuk ka, ka vetëm vrasje, pavarësisht me se ajo kryhet: me plumb, me helm, me litar, me fjalë apo me shpifje të qëllimshme apo ofendime vrastare.

Mehmetin e vetëvrau braktisja dhe dyshimi për tradhti nga ana e shokëve dhe humbja e besimit, e vlerësimit dhe e miqësisë së ngushtë ndaj tij nga Enveri. U vetëvra, sepse ia lënduan sedrën, por nuk ia shkulën dot, sepse ajo kishte rrënjë të thella brenda tij.

Mehmeti nuk e pësoi nga frika, as nga dobësia, as nga ndonjë dallgë emocionale e çastit, por më së shumti nga një keqkalkulim tragjik i shpresave që ai priste pas atij akti prej Enverit. Mehmeti zgjodhi të vetëvritej natën mes 17 dhe 18 dhjetorit, sepse edhe disa orë që kishin mbetur deri të nesërmen që zhvillohej mbledhja, ai ishte ende zyrtarisht me statusin e ofiqarit të lartë të shtetit, anëtar i saporizgjedhur i Byrosë Politike, Kryeministër në detyrë dhe me gjoksin plot dekorata, përfshi Hero i Popullit.

Ndërkohë, asnjë siguri nuk kishte se çfarë mund t’i ndodhte të nesërmen pas fjalës verdikt të Enverit. Mund që t’i humbte të gjitha ato në një çast të vetëm, madje ta pësonte si ish-kolegët e tij, viktima të tragjedive ku kishte kontribuuar me aq shumë zell edhe ai vetë. Nata mes 17 dhe 18 dhjetorit ishte e tij. Ishte shansi i tij i fundit. Ajo i mundësonte të largohej vetë, nga udhëheqja përpara sesa ta largonin.

Ta dënonte veten përpara se ta dënonin. Ta vriste veten në shtratin e shtëpisë, me duart e tij, përpara se ta vriste skuadra pushkatare me duart në pranga buzë ndonjë kanali. Të vdiste me dinjitet, si lider, si dikush dhe jo si askush dhe të varrosej si Kryeministër dhe anëtar Byroje në detyrë, si “shoku Mehmet” i padënuar, i papërjashtuar, dhe jo i shkarkuar, i përbuzur, pa asnjë nderim publik.

Në mbledhjen e nesërme, instinktivisht dhe nga përvoja e rasteve të ngjashme me fatin e ish-kolegëve të tjerë, të poshtëruar e të flakur tej, ai nuk e kishte sigurinë se nuk do të ndodhte e njëjta gjë edhe me të. Kurse atë natë, gjatë atyre orëve, askush nuk ia merrte dot postet, ofiqet, dekoratat, meritat, lavdinë dhe gjurmët që kishte lënë në histori. Ato ai i kishte më të shtrenjta sesa jetën.

Ishin kuintesenca e qenies dhe identitetit të tij. Mehmeti nuk i trembej aq vdekjes sesa humbjes së tyre pas vdekjes apo që në gjallje. Prej 40 vitesh ai ishte “adiktuar” me lavde dhe nderime. Thuhet se “nga të gjitha ato që humbin, më tepër na dhembin kur humbim, na i mohojnë ose na i marrin meritat”. Nëse i humbiste ato, jeta e tij do ta humbte kuptimin, shijen, krenarinë dhe as që i duhej më.

Prandaj, për të mos i humbur, për të mos i cenuar ato vlera të shtrenjta, vendosi që, në këmbim të ruajtjes së tyre, ta ofronte vetë paraprakisht vdekjen. A nuk kishte shkruar miku i tij francez, prof. Pol Miliez, një libër për mirëpërdorimin e jetës dhe të vdekjes? Jetën, me sa rezultoi, ai e pati keqpërdorur, përderisa të gjitha meritat dhe arritjet gjatë saj tani nuk po i vlerësoheshin më.

I mbetej veçse të mirëpërdorte vdekjen. Ta negocionte atë si në “klering” në një biznes të një lloji të padëgjuar: “Të jap jetën, më jep besën që nuk do m’i prekësh…” (Besën? Cilën besë?) Historiani i Stalinit, Eduart Radzinki, pati shkruar: “Një vdekje e suksesshme është për politikanët më e rëndësishme sesa një jetë e suksesshme”.

Pas fatalitetit në jetë, Mehmeti tentoi të vetëmbrohej me anë të vdekjes. Ishte negocimi i njëanshëm. Në letrën që i la Enverit në këmbim të jetës që po e jepte vullnetarisht, Mehmeti i kërkonte plotësimin e katër amaneteve: të maskohej vetëvrasja si aksident, t’i ruheshin meritat dhe gjurmët në histori, të mos i cenohej familja dhe të shpalleshin tradhtarë “Hrushovi Ramiz Ali dhe Berja Kadri Hazbi”.

Vetëvrasja e Mehmetit ishte e papritur për Enverin. Ajo e vuri atë në vështirësi. Si mund të justifikohej tani para publikut vendas dhe të huaj zhdukja dhe përmbysja e beftë, brenda pak orësh, e një titullari aq të lartë të jetës partiake dhe politike? I ndjeri, tashmë i vdekur, i kishte marrë ofiqet, dekoratat, famën dhe meritat me vete, të pacenuara. Ishte vonë tashmë t’ia hiqje, t’ia mohoje ato e ta shkarkoje nga postet e larta.

Mesa duket, Mehmeti besoi se rrethanat pas vetëvrasjes në mos do ta preknin dhe emociononin Enverin, do ta detyronin atë që ta maskonte aktin e dëshpëruar të tij dhe t’i plotësonte kërkesat në formë amaneti që i pati dërguar në letrën që la personalisht për të. Por edhe kjo shpresë, nëse ai e ka pasur vërtet, doli e gabuar. Ai duhej ta kishte ditur që pikërisht kërkesa të tilla i pati bërë Nikollai Buharini, njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë, intelektuali i shquar dhe mik i familjes së Stalinit, me një pusullë që nga burgu:

“Mos m’i fshihni meritat dhe mos e cenoni familjen pas ekzekutimit tim”. Stalini nuk respektoi asnjërën. Paradoksalisht, korrekt në negociata makabre të tilla u tregua Hitleri ndaj “tradhtisë” së Ervin Romelit, Fieldmarshallit më të shquar dhe më të talentuar nazist.

Romeli mbiquhej “Dhelpra e shkretëtirës” për fitoret brilante me tanket e tij në Afrikën Veriore. Në qershor 1944 ai u dyshua (apo ishte vërtet) si i përfshirë në një komplot për vrasjen e Hitlerit, i cili u zbulua dhe u likuidua përpara zbatimit. Meqë Romeli ishte Hero Kombëtar me famë të madhe, Hitleri nuk e quajti me vend ta arrestonte dhe ta dënonte në gjyq me pushkatim. Ai e përmbajti zemërimin dhe negocioi me të.

Dërgoi dy oficerë në shtëpinë e Romelit me një letër bashkë me një dozë të helmit “cianur” dhe i ofroi atij dy opsione: ose arrestim, diskriminim publik dhe pushkatim me gjyq për tradhti të lartë, ose vetëhelmim i tij i menjëhershëm me “cianur” dhe fshehje e vetëvrasjes, varrim zyrtar me të gjitha nderimet duke ia ruajtur gradat, famën, meritat dhe familjen. Romeli u mbyll në dhomë me gruan dhe djalin e tij dhe pranoi. E kreu versionin e dytë, atë të vetëhelmimit. Hitleri e mbajti fjalën. Ia maskoi vetëvrasjen. U tha se Romeli u vra gjatë udhëtimit me makinën e tij.

Ai u varros zyrtarisht me ceremoni madhështore, me të gjitha nderimet si Hero Kombëtar. Nuk iu prekën meritat, as familja, madje as ndihmësit e afërt të tij. Pas mbarimit të luftës, emri i Romelit iu vu bazës më të madhe ushtarake gjermane. Disa rrugë morën emrin e tij. Është ngritur një muze për të dhe një përmendore.

Mehmeti ndoshta e dinte dhe mund të jetë gënjyer nga kjo histori. E dinte dhe historinë e vetëvrasjes së detyruar të Serxhio Orxhonikidzes, ish-bashkëpunëtorit besnik dhe mikut afatgjatë personal të Stalinit. Edhe atij Stalini i dërgoi në shtëpi dy oficerë të KGB-së që u takuan vetëm për vetëm me të. Dy orë pasi ata ikën, Orxhonikidzja qëlloi veten me revolver. U vetëvra në dhomën e tij të gjumit.

Besoi vallë Mehmeti se do të ndodhte edhe me të si me Romelin, ose si me vetëvrasjen e Nako Spirut? Enveri asokohe lexonte me vështirësi duke përdorur një lente zmadhuese. Ai ia dha letrën e Mehmetit sekretarit personal të tij, Haxhi Kroit, që t’ia lexonte me zë të lartë. “Enveri dëgjonte shumë i përqendruar”, shkruan Haxhi Kroi.

“Në vend që të prekej siç pati imagjinuar Mehmeti nga ato që ishin shkruar, Enveri përkundrazi u inatos: ‘Sa i poshtër paska qenë, — tha, — kërkon që të na përçajë me shokët’”. Haxhi Kroi pohon në ditarin e tij se Enveri i kërkoi që t’ia lexonte atë letër edhe dy herë të tjera. Çfarë enigmash vallë, çfarë kodesh, kumte apo të pathëna të fshehura mes rreshtave priste të kapte a të zbulonte këmbëngultas a me intuitë ai tek ajo letër? Enveri nuk ia plotësoi asnjërin nga amanetet.

Ai nuk e fshehu aktin e vetëvrasjes së Mehmetit. Në nekrologjinë e viktimës, që u botua në shtyp, vetëvrasja u shpall, por u manipulua si e lidhur me shkaqe psikologjike të çastit (depresion), pa përmendur arsyet pararendëse që motivuan dhe sollën atë fund fatal. Ajo u shpjegua si akt i papritur “marrëzie”, një çrregullim mendor i Mehmetit. Jo si fundi i procesit të mirëplanifikuar për eliminimin e tij.

Nuk u shpall ditë zie dhe programet artistike e kulturore në vend vazhduan, si të mos kishte ndodhur gjë. Kryeministri që drejtoi qeverinë e Shqipërisë për 27 vite me radhë u varros pa autopsi, fillimisht në varrezat publike të Sharrës, në dalje të Tiranës, në një ditë me shi të pandërprerë brenda një grope gjysmë të mbushur me ujë.

Ai u përcoll vetëm nga gjashtë persona, kryesisht të familjes. Them fillimisht, sepse më pas, kufoma dhe eshtrat e tij u zhvendosën nga pushteti, u rivarrosën në fshehtësi disa herë deri sa u gjetën pranë shtratit të një lumi, dhjetë vite më pas, nga dy djemtë e mbetur gjallë të tij.

Procesi i eliminimit të Mehmetit, i nisur heshturazi që nga shtatori 1981, shpërtheu haptazi të nesërmen e vetëvrasjes, me shpalljen e tij të beftë prej Enverit poliagjent dhe tradhtar.

27 komente në ““Sa i poshtër paska qenë”, Isuf Kalo rrëfen orët e fundit të Mehmet Shehut: Si reagoi Enveri kur lexoi tre herë letrën pas vetëvrasjes dhe pse s’i plotësoi asnjë amanet”

  1. Kalo Kaloci dixhital says:

    eshte e 100 -here qe lexojme keto histori
    .
    kush eshte ajo dore e zeze e cila sa here ne Shqiperi ka probleme te renda del
    Kalua apo Kaloci te Tema me kufomen e Mehmetit
    .
    I perkas atij brezi qe ja kam kaluar keq n ekohen e Enverit kurse sot edhe pse kam xhepin plot me para..per nga ana kombetare koha e Enverit dhe e Mehmetit do barazohet me ate te Gjergj KASTRIOTIT vetem nga koha e sotme e Demon-Kracise e Kalove dhe Kaloceve..pa harruar dhe Meron qe edhe pse e shikon qe nje shumice e cilesuar komentuesish jane kundra Kalo Kaloceve perseri botohen keto pacavure ndoshta kundrejt nj epagesa a detyrimi tjeter kur eshte gelltitur nej luge corbe e prishur nga Merot e shtypit

    Hiqi Mero Kalo Kalocet nga faqet e gazetes deri kur te prangoset Berishalja

    1. Njeriu i ri says:

      e krahason me kohen e Gjergjit te madh kohen e krimineleve qe i katandisen shqiptaret pacavure te bredhin botes???!!! jo mor jo, ti je brezi qe mbeti me te meta mendore, prandaj spo gjendet me busulla aty

      1. Kalo Kaloci dixhital says:

        ne fakt kete mendim kam patur deri ne mars 1997
        me sakte qe diten qe junta neonaziskine e berishes vrau ne vlore Artur Rustemin
        per te trembur popullin.
        . e mban mend o njeriu i qire i Sales qe shteti shkoi per lesh ?
        S’me rruhet Luli (hajredinit) per Enverit
        por ai u be profet jo nga une
        por nga DEBILA si ju dhe klasa politike ne
        keto 30 vjet qe e ktheu ate vend ne WC te botes

        TUNG !

        1. ben says:

          Kalo Kaloci dixhital-Salih Berishen e njihnim qe ne kohen e Enverit, por shumica qe i shkuan pas menduan se ky karrierist i thekur kishte ndryshuar dhe do conte Shqiperine drejt demokracise. Personalisht nuk kam patur kurre besim tek nje individ qe lebyrej me femijet e diktatorit vetem e vetem qe ti pelqente atij duke shpresuar ne ndihmen e tij per te bere karriere. Ka qene ky individ qe ka bere luften e klasave ne sistemin e shendetesise si Sekretar i PPSH per spitalet dhe Fakultetin e mjekesise. Ishte ky palaco i paskrupullt qe deshmoi ne gjygjin kunder Shoshorit ku i kerkoi gjygjtareve denimin e tij me vdekje per shperndarjen e trakteve antikomuniste. Nuk kam as dyshimin ne te vogel qe Salih Berisha u katapultua nga Sigurimi i Shtetit ne krye te opozites se porsa formuar, me urdher te Ramiz Alise, qe ta perdorte per ta sabotuar levizjen mbare popullore per demokraci. E keqja eshte se nje karrierist si Berisha, qe shet edhe te jemen per pushtet, sapo e ndjeu eren e karrikes, braktisi ustain e tij Alia dhe na u transformua brenda nates, nga nje komunist i devotshem ne antikomunistin me te eger.
          Nje thenie e famshme e Less Valeses eshte se antidemokrati me i rrezikshem eshte komunisti i devotshem i konvertuar ne antikomunist.
          Shpesh me duket sikur ish lideri polak i ka thene ato fjale pikerisht per Salih Berishen.

    2. Shefqet Cela says:

      TË PIFSHA DOLLINË PËR KOMENTIN QË KE BËRË.
      Më vjen neveri që një mjek kaq ” i shquar” të merret me përralla parashikimeve të Shehut e zëri vërci.
      Gaboj, apo e kam dëgjuar mirë që në një intervistë Nexhmija, i dha këtë përgjigje pyetjes: “kush e vrau Enver Hoxhën” ? E VRAU ISUF KALO!!!!!

  2. Radio Elbasani says:

    Po Muç Xhepa, Hans Klosi i Elbasanit, çfare mendon?
    Muçuja qe bente plane madhore per te permbysur sistemin komunist, e njihni ju karagjozin Mustafa Xhepa alias Muçi i Washingtonit?
    Shkoni o burra ne Fb e Muç hajvanit dhe lexoni , bolbat e Muços.
    Mund te the qe Muçi eshte proto babalja .
    C’fare mendon Llazi dhe TV Skampa?

    1. TV SKAMPA says:

      Nqs se i lexon me vemendje tregimet e Mucit nuk eshte e veshtire te dalesh ne konkluzionin qe Muc Xhepa eshte mitoman pervers ose nje psikopat i dekompensuar prandaj nuk ia vlen te harxhosh kohe per ate krijese te ndyre. I jemi shume mirenjohes Llazit, institutit te Gentiana Sules, qe e ndricoi karakterin e Mucit edhe nen nje kendveshtrim tjeter, ne ate te bashkepunetorit, nje ndjenje qe e kemi pasur qe ne ate kohe. Edhe nje here respektin me te madh per Llazin, shokun e Harjos, qe zbuloi aktivitetin e bashkepunetorit te Mucit si dhe te Musait.

  3. anticensurë says:

    uau sa ronan i bukur!
    pra sipas kimit shehu kishte aftësinë të parashikonte të ardhmen,dhe cufja!?
    bam dhe e mbajti mënd,dhe si ka shpëtuar këto 30 vjet!!
    duhet të bëjmë një kërkesë në unesko që sheh ismaili të zëvëndësojë nostradamusin dhe atë babushkën bullgare,të shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore botrore!!
    shko mor pirdhu!!

  4. Nje qytetar objektiv. says:

    JA edhe nje perpjekje me shume per te na mbushur mendjen qe urdherin per zhdukjen e Mehmet Shehut nuk e kishte dhene vete Enveri, ose te pakten Nexhmija. Mehemti nuk vrau veten, vetvrasja eshte gjesti i fundit i frikacakut, para kesaj ngjarjes ne gjithe Shqiperine nuk flitej vec per trimerite e azganit Mehmet Shehu. DIhet nga te gjithe qe Mehmet Shehu ishte personi qe sipas cdo gjase do te zevendesonte Enverin pas vdekjes dhe qe nuk jepte asnje garanci as per vazhdimesine, as per jeten dhe shendetin e kelysheve te Enverit dhe prandaj ia bene dermanin. Ne skene doli Ramiz Alia qe zbatoi deri ne fund me besnikeri amanetin e fundit te Enverit, ti shpetonte familjen. Perrallat e Isuf Kalos jane bere si pordhe syfyri.

    1. anticensurë says:

      e ke gabim kur thua “vetvrasja është gjesti i fundit i frikacakut”!
      frikacaku nuk është në gjëndje të vrasë veten,sepse të bësh një gjë të tillë do bythë,si i thonë fjalës!!
      frikacaku është i tillë sepse nuk është në gjëndje të sakrifikojë jetën,sepse i dhimset jeta!
      prandaj ai nuk mund ta vrasë veten!!
      frikacaku nuk ka nder,prandaj për të shpëtuar jetën e tij është i gatshëm për të pranuar gjithçka!
      për për të vrarë veten ka disa kushte të caktuara!
      -njeri vetsakrifikues
      -krenari deri në sëmundje
      -tronditje psiqike
      këto janë tre themeltaret,që mund ti bashkosh dhe të trjea bashkë!
      mehmeti i pati të treja!gjithnjë e tregoi se nuk kishte problem ta sakrifikonte jetën për atë që mendonte,kishte një krenari të sëmurë,dhe pati një tronditje psiqike!!të trekëto pika të gërshetuara me një llogari të gabuar,mendoi se po i bënin gropën,bënë që ai të vetvritej!
      ps:sa për dijeni,nëse nuk e ke lexuar,ai në tre mbledhje të KQ a BP ka thenë në tre situata të ndryshme,kur është kritikuar,se “kam qënë gati të vras veten”!!të katërtën e bëri!!
      ky fakt nuk përmëndet asnjëherë nga ata që pëlqejnë më shumë vrasjen,konspiracioniste nga një mori njerzish,se sa vetvrasjen nga një njeri i vetëm!!sigurisht që vrasja e mban muhabetin gjatë!vetvrasja nuk të mban me muhabet!!

      1. Nje qytetar objektiv. says:

        Nqs njeriu me ato karakteristika qe numeron zotrote eshte ne gjendje ta vrase veten me dy plumba, dmth dy here rresht, ke shume te drejte. Nuk eshte konspiracioniste te mbrosh versionin qe Mehmetin e vrane, eshte i mbeshtetur ne fakte qe nuk jane pranuar zyrtarisht, por qe jane treguar nga pjesemarres direkt ne ngjarje. Nuk eshte e thene qe versioni zyrtar te jete gjithmone i verteti, dhe jo cdo version qe e kundeshton kete version eshte patjeter konspiracionist. Duhet te lexosh pak me shume per kete ceshtje, e shof qe ke boshlleqe.
        ps: Se cfare ka thene ai neper mbledhje dihet vetem nga dokumentet e publikuara pas mbledhjeve. Nuk besoj se ishte ndonje zor I madh, sidomos ne ate kohe, qe dokumentet e mbledhjeve te prodhoheshin sipas qefit te atyre qe kishin ne dore cdo gje. Per nofken qe ke “anticensure” me duket pak si teper qe te besosh gjithmone verberisht ne ate qe te eshte mbushur mendja vete dhe mos marresh pak parasysh edhe versione te tjera te mundshme.

        ps: Se cfare ka thene ai neper mbledhje dihet vetem nga dokumentet e publikuara pas mbledhjeve. Nuk besoj se ishte ndonje zor I madh, sidomos ne ate kohe, qe dokumentet e mbledhjeve te prodhoheshin sipas qefit te atyre qe kishin ne dore cdo gje. Per nofken qe ke “anticensure” me duket pak si teper qe te besosh gjithmone verberisht ne ate qe te eshte mbushur mendja vete dhe mos marresh pak parasysh edhe versione te tjera te mundshme.

        1. anticensurë says:

          lali në fakt mehmetin e kanë vrarë me 37 plumba!një karikator aftamatiku i kanë gjuajtur!bile 4 veta e mbanin dhe dy e qëllonin me aftamatik!i pari gjuajti gjysmën e karikatorit dhe i dyti gjysmën tjetër!ali çenua i mbante tytën që të dukej sikur ishte vetëm një plumb!!
          është e vetmia çështje që kam lexuar më shumë dhe kam komentuar më shumë!!
          konspiracionizëm quhet problemi i shtruar në bazë të spekullimeve!!pra pa pasur prova reale!!të vetmet prova që sjell konspiracioni janë ato që quhen rethanore!pra që normalisht kur nuk shoqërohen me prova reale mbeten në nivelin e spekullimit ose hipotezës!!në një gjykatë normale nuk merren parasysh!!ato vetëm nxisin hetimin,por jo të vendosin gjykimin!
          pavarsisht se e ke vendosur,ndoshta gabiminsht 2 X ps:më duket se ja ke futur pak si kot!!shpresoj se e ke sëmundje “profesionale” konspiracionin kur thua”Nuk besoj se ishte ndonjë zorr i madh ,sidomos në atë kohë, ………………………………”!!
          e kupton atë që shkruan??apo për “të fituar” je gati të bësh “vetvrasje”??kjo që shkruan!?
          është një idiotësi totale!!mungesë llogjike dhe një mungesë e madhe zgjuarsie!!
          lali të vësh në dyshim ngjarjet,është zgjuarsi,por të mos pranosh asgjë!?
          do të thotë IDIOTËSI!
          nga arkivi kemi parë dokumente që kanë akuzuar enver e nexhmije e gjithë të tjerët,por askush nuk i ka zhdukur!!a thua se ata ishin më pak të zgjuar se ti që të bënin këtë që thua ti??pra të “shkruanin çtë deshin”??
          lali të tre protokollet janë shkruar në kohën që mehmeti ishte i dyti,dhe që nuk kishte P nëne që mund të manipulonte fjalën e tij!!
          ta merr mëndja se do kishte një bir kumlle që të shkruante “mehmeti tha do vrisja veten” dhe të shpëtonte me kaq??
          lal duhet të jesh shumë i trashë!!

          1. Nje qytetar objektiv. says:

            Po per gjatesine ke ndonje verejtje o bajge e fermentuar.
            Ty te duket vetja dreq kur flet per aftomatik? Kot qe nuk ke permendur mortajen, ose noi top, por Dr Zicishti deklaroi qe ishin dy plumba, prandaj i dhane edhe atij nje plumb. Nuk ia vlen me u mare me gjate me nje pordhac qe kujton se i di te gjitha.

            1. anticensurë says:

              në këtë radhë replikash që po bëjmë,gjatësia nuk ka asnjë rrol!!
              thënja e një të dituri thotë pak a shumë kështu:”kur të mënçurit i tregon gabimin që ka bërë,ta di për nder!për të njëjtën gjë,budallai të vret!”
              të thash mos bëj vetvrasje duke ngrën mut!!dhe “dy plumbat “e lambi ziçishtit,janë si të gjitha ato që thua ti dhe të njëjtit me ty!!
              lali,në do teori,të ngritura mbi “llogjikë” dhe të pa vërtetuara,të pavërtetueshme!?
              të krijoj unë sa të të dojë byçka(që e ka qef të gjatë)!!fakti është ai që i vë vulën dhe jo “llogjika”!!
              është e vërtetë që për një arsye ose një tjetër,nuk është bërë autopsia e mehmetit,por kjo nuk do të thotë se patjetër nuk është bërë se duhej të fshihnin “dy plumbat”!!gabimi tënd,dh ejo vetëm tëndi,është se doni të vërtetoni dëshirën tuaj!vërtetimi i dëshirës të çon drejt subjektivizmit!vërtetimi i ngjarjes të çon drejt objektivizmit!!
              subjektivizmi të bën që të manipulosh,ndoshta pa vetdije,faktet dhe tërë ngjarjen!!subjektivizmi i zgjidh problemet shumë shpejt,objektiviteti shumë ngadal dhe me vështirësi!
              ti pavetdije dhe me subjektivizëm,pranon thënje që i vulos si fakte,ti me subjektivizëm mohon fakte duke u fshehur pas periudhës dhe duke përgjithsuar gjëra që nuk mund të përgjithësohen!!
              lali që nga ’82shi kohë kur u arrestua dhe i fundit i “bandës tradhëtare” të mehmet shehut(vetvrasjen e tij e kam pranuar që në atë kohë si një gjë që mund ti ndodhë gjithkujt,sidomos dikujt me sedër të sëmurë,si ishte mehemti)kadriu,më ka intriguar kjo ngjarje!!që nga ajo kohë jam interesuar sa kam mundur të kuptoj atë që mund të ketë ndodhur!deri më sot kam mbledhur shumë nga kjo ngjarje,lexoj dhe diskutoj sa herë shoh ndonjë gjë të shkruar,por deri më sot nuk mund të jem aq i sigurtë sa je ti e të them “ka ndodhur kështu”!!
              jo se nuk mund ta bëj atë që bën dhe ti!!është kollaj!nuk mund ta them sepse ka akoma gjëra që nuk përkojnë për ta mbajtur në këmbë pa paterica,këtë ngjarje!!maksimunmi mund të them”ka mundëis të ketë ndodhur kështu”,gjë që me daljen e një fakti të ri!?
              ndryshon!
              nëse do të marrim për të vërtetë atë që ju “që i bëni petullat me ujë”,ose i zgjidhni shpejt e shpejtë ndodhitë,se mehmetin e kanë vënë në gjumë dhe më pas e kanë vrarë!ose më mirë i kanë shtënë me kobure!
              atëherë mund të themi se ai që e ka bërë,ka shtënë mbi të:
              -ka qënë një analfabet!nuk ka qënë në gjëndje të vrasë dikë që është nën “narkozë”!!
              -pasi ka qëlluar dhe ka gabuar,ju ka dashur të qëllojë dhe një herë tjetër pë të korigjuar goditjen e parë!gjë që si duket e paska parë me rrontgen që nuk paska qëlluar as zemrën e as ndonjë arterie kryesore!!dhe pas të dytës prapë nuk ka pasur shumë sukses sepse prapë nuk ka pasur shumë gjak!!
              -ka qënë aq budalla sa të mos i bllokonte frymëmarjen një personi nën anestezi dhe i goditur në gjoks??prandaj duhej të bënte goditjen e dytë??
              -ka qënë aq koqe sa të bënte gjithë ato gabime,që ja atrubuoni ju,jo koburja,jo i mbuluar me batanije e të tjera goarllëqe të tilla??në një kohë që ai person ka pasur aq shumë kohë në dispozicion sa mund ti bënte mehmetit një shërbim komplet me gjithçka i duhej!
              -ka tre persona që akuzohen për vrasjen e tij,kadri asbiu,sulo gradeci dhe në fund ali çeno!!
              -unë do ta përjashtoja menjëherë dhe me një saktësi 100% kadri asbiun,për faktin se pas ’90ës ai që nuk e mbështeti alibinë e tij e pohoi se kishte qënë i detyruar të gënjente!!e kuptoj të shkretin se “sa dhëmb bytha time,nuk dhëmb tëndja”!!fakte të tjera në mbrojtje të asbiut janë dhe përvoja e tij!!nuk flas për periudhën si ministër i brëndëshëm,por flas për tipin e tij!për jetën e tij!!nuk ishte një “bujar nishan” apo një “sajme qorri”,por ishte një tip që e kishte përdorur koburen që “kalama” dhe jo në poligon qitjeje kundër tabelave prej druri!!nuk po vazhdoj më tej,por nuk do të më kundërshtoje se po të kishte qënë ai “vrasësi”,sot askush nuk kishte për ta vënë në dyshim “vetvrasjen”!!
              -sulo gradeci ose “sigurimi i enverit”,si e njohin konspiracionistët!!nuk ishte gjë tjetër veçse një besnik patollogjik i enverit,dhe përveç,thashethemeve,dhe kontrollit të imtësishëm të oborrit të shtëpisë nuk kishte asnjë fuqi tjetër!!kishte qënë partizan dhe mund të themi se ka shtirë mbi njerëz,por nuk ka qënë asnjëherë një që ta vinte “koburen në ballë”!!pra kemi të bëjmë me një “legjendë urbane”!!
              -ali çeno!?përveç simpatisë që ksihte mehmeti për atë që i kishte rënë në sy kur u hodh aliu me parashutë,uk kishte ndonjë veti tjetër!!shumë intervista,në të cilat ka folur vetë,nuk kanë treguar ndonjë zgjuarsi!aliu tërë aftësinë e tij e kishte në poligon kundër tabelave prej druri,maksimumi dhe kundër ndonjë derri kur dilte me mehmetin në gjueti!!
              pra që të tre nuk mud të jenë “vrasësit” e mehmetit!!
              i vetmi vrasës është vet mehmeti!!të gjitha të dhënat të çojnë në vetvrasje!!
              duke filluar nga thënjet dhe protokollet e doktorëve deri tek thënjet e familiarëve të mehemtit!!
              përveç asaj “që ka thënë llambi ziçishti”,nuk ka asnjë thënje tjetër që të vërtetojë “dy plumbat”!nëse llambin e pushkatuan për këtë “thënje të tij”,në atë kohë!?
              sot nuk kam parë të jetë pushkatuar askush për çfardolloj gjëje që ka thënë pas ’90!!dhe për të thënë janë thënë aq shumë,sa duhet të ishte pushkatuar gjysma e shqipërisë!!
              nga të gjithë ata që kishin interes në mbulimin e kësaj ngjarjeje kanë vdekur të gjithë!si ramizin dhe nexhmijen mund ti dënoje për vrasjen e qindra e qindra shqipove,përse duhej fshehur vetëm kjo e mehmetit me të gjitha mënyrat??mos vallë vetvrasja e mehmetit do të shfajsonte rameiz e nexh nga të gjitha vrasjet e tjera??mos vallë vrasja e mehmetit do ti çonte ata në burg,dhe jo vrasjet e mijra shqiptarëve??
              mos vallë enveri nuk bënte dot të njëjtën gjë që bëri me kadriun dhe shumë para tij dhe me mehmetin??
              mos vallë nuk e vrau enveri jo vetëm duke e nxirë si skëterra pas vdekjes por dhe duke i masakruar familjen dhe duke vrarë dhe të tjerë për të mos e lënë vetën mehmetin në rrugën e tij të fundit??
              kështu mor “Një qytetar objekriv”,që nuk ja ke idenë e kuptimit të të qënit objektiv!!
              ti ke një subjektivitet të sëmurë!!

              1. Nje qytetar objektiv. says:

                Kesaj rradhe, me gjithe kete pordhe te gjate, duhet te jesh liruar.

                TI edhe vete e pranoke qe autopsia e MSH nuk u be. Une nuk them qe Mehmetin e vrane. Une them qe egziston mundesia qe Mehmetin ta kene vrare. A e dallon truri jot i pjerdhur ndryshimin midis “Mehmetin e kane vrare” dhe “Egziston mundesia qe Mehmetin ta kene vrare”, mbeshtetur pikerisht ne FAKTIN qe e pranoke edhe zotrote qe autopsia nuk u be. PSE?

                1. anticensurë says:

                  unë jam liruar por me siguri që të paska goditur ty!!
                  duket nga shkrimi!!sidoqoftë vazhdo duke i mëshuar të vetmit tel për muzikën tënde”egziston mudësia që mehmetin ta kenë vrarë”!!
                  idiot,kur ti përmënd vetëm një gjë,edhe sikur të mos jetë i vetmi mendim absolut ajo këthehet në absolute!!
                  sepse dhe tërë diskutimi tënd shkon në mbështetje të dëshirës tënde!!
                  hajvan me llogjikë trungu!!

                  1. Nje qytetar objektiv. says:

                    PO jo mer ti nuk qeke liruar akoma perderisa vazhdon te fendesh, e tashti po vjen ere e keqe. Perse ofendon? Ndihesh inerior si ne logjike, si ne perdorimin e fakteve apo sepse nuk i pergjigjesh dot pyetjeve te rendesishme si:

                    Perse nuk u be autopsia e MSH?

                    TI mendon se ajo qe thua ti se MSH u vetvra, si e vetmja gje qe thua, nuk kthehet ne absolute. E di si eshte puna, une nuk kam qef te te ofendoj, por nga te gjitha ato qe shkruan dukesh i papergatitur dhe jo i qut ne nivelin e duhur per t’u mare me kesi gjerash. Fakti qe ben bla bla bla e perdor terma qe ndoshta nuk ua di kuptimin po vetem se i ke degjuar te vendos ne nje pozicion pak te lakmueshem.

                    1. anticensurë says:

                      ti vazhdo me vlersimin e fëndëve të mia,dhe mos bë gjë tjetër!!
                      “përse nuk u bë autopsia e mehmetit?”
                      nuk e di lali,arsye mund të ketë boll,por janë vetëm supozime!të cilat janë bërë me shumicë dhe me pakicë pas ’90ës!!
                      që në fakt nuk i interesojnë kujt!!
                      të gjitha faktet zyrtare dhe intervistat e personave që kanë mbetur gjallë dhe kanë parë vëndngjarjen,të çojnë tek vetvrasja!!
                      tek vrasja të çojnë vetëm spekullimet e pas ’90ës!asgjë tjetër!!
                      të gjitha janë spekullime rethanore,asgjë më tepër!!1 mijë përqin nuk egziston asnjëhër,por kjo nuk i jep të drejtë budallallëkut!!të thuash se asgjë nuk është 100% e sigurtë,nuk do të thotë se 100%shi mund të ket si zgjidhje budallallëkun!
                      megjithëse e kemi provuar shpesh herë që budallallëku është më i fuqishëm se 99.99999999% mënçuri!!
                      ps:flm për “këshillën” për fjalët që nuk i kuptoj!të gjitha që kam shkruar sot janë të kuptueshme!!më parë i lexova në fjalor pastaj i përdora!!
                      do të të mjaftonte të të shkruaj vetëm me “tata”,”ija”,”buka”,”qumështi”dhe për ta mbyllur me “presh”,që ti quaje të kuptueshme?!

                    2. Nje qytetar objektiv. says:

                      Kohe e humbur! Sa per preshin nuk te pengon njeri ta perdoresh kur te duash si fakt ne duart e tua. Besoj qe je ne gjendje ta gjesh vrimen tende pa ndihme.

                    3. anticensurë says:

                      e paske kap preshin??
                      e shikon që ja vlen lali!!
                      me fjalë të thjeshta ti kupton shumë shpejt!!
                      bravo,ke zgjuarsi të jashttë zakonshme!!

                    4. Nje qytetar objektiv. says:

                      Ajo qe mbetet gjithmone e pakrahasueshme me nje gjysem te leçitur si puna jote eshte vullneti dhe guximi qe ke per te karakterizuar zgjuarsine e te tjereve. Njerezit si ty jane si bizelet e Andersenit. (Kjo ,me bizele eshte pak me e ngaterruar se preshi jot i preferuar, gjithsesi mund t’i quash edhe kakerdhi). Gjithashtu “lalizimi” jot po ia kalon edhe lali Fikut. Shife veje nje here kamdidaturen per Kryetar Bashkie se keshtu dukesh tamam material Rilindje.

                    5. anticensurë says:

                      “kamdidaturën” e vura por nuk më mvotuat ju të kamzës,preferonit mziun!!

                    6. Nje qytetar objektiv. says:

                      Hahaha, gjemoke gabimet e te shtypmes tashti. Per ju thone qe jeni nga ata qe “para se te qiheni, i palosni rrobat me shume kujdes, se mos rrudhosen”.

  5. Radio Elbasani says:

    TV SKAMPA
    Llazi eshte gjigandi i Elbasanit, Llazi eshte biblioteka e gjalle
    Dil o Llazi dhe komento, o heroi i Elbasanit,
    Muç Xhepa eshte pederast, se origjinen e larget e ka osmane .

  6. Vranakonti says:

    Isuf Kalo! Mjaft na çave bythen me keto derdellitjet e tua.Nuk t’i beson njeri.Je bere si ajo gruaja e fshatit qe nuk linte njeri pa pergojuar.Por rti je me keq se ajo.

  7. Sigurisht qe Mehmuti mori ate qe meritonte mbasi dihet qe ai ishte nje kriminel i lindur , gabimi fatal i tij ishte se ai nuk ishte aq aq dinak e i pa bese si kjofte largu Enver , keshtu qe komondanti i tij shpirterore per arsye qe dihen vendosi qe ta eleminonte bashke me plehra te tjere , Kadri Feçor etj , por besoj qe kjofte largu nuk arriti qe ta kuptoje qe duke eleminuar keta kriminele po i shkurtonte si te thuash ditet komunizmit fame keq shqipetare . Kam nje pergjigje per nje tru pjerdhur me nick name , Ismail Kadare ……..e para ti nuk je as si sholli i kepuceve te te madhit Kadare , e dyta me uron qe virusi te me mbyse .. pse ? ! vetem qe une e urrej djadhin , ate qe i pati ba shqipetaret zhelamanet e Europes , te çveshur e te zbathur pa dinjitet , kocke e lekure , nejse ajo qe mu uron mua , oroj qe te infektoi ata qe paten burgosur , internuar, rrethuar vendin me tela me gjemba , ata qe i moren pronen privata shqipetareve , imagjinoje tru bunker se si eshte njeriu pa prone private , rezultatet kjene pa ne vitin 1990 , katastrofe totale , e megjithe ate une nuk te uroj qe te mbysi virusi , por te uroj qe Zoti ta pastroi trurin mbasi kurr nuk eshte vone …….

  8. Shqiptari nga Kosova says:

    Hani m… hani ( disa). Po te mos ishte Enveri sot ne ketu do te komentonim ne greqisht apo serbisht..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje