Yuri Kim pas mbërritjes së afganëve falenderon popullin shqiptar: Krenarë t’ju quajmë miq dhe aleatë

27 Gusht 2021, 09:14Politika TEMA

Pas mbërritjes së 121 afganëve në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim shpreh vlerësimin dhe falenderon popullin shqiptar për mikpritjen.

“Unë mirëprita grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri.

Siç ka bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojën më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mik dhe aleat. Faleminderit.”, shkruan Kimi në “Twitter”.

Ambasadorja Kim, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Europës dolën për t’i pritur afganët në aeroportin “Nënë Tereza”.

2 komente në “Yuri Kim pas mbërritjes së afganëve falenderon popullin shqiptar: Krenarë t’ju quajmë miq dhe aleatë”

  1. Arber Iliri says:

    Mikpritja e refugjateve afgane eshte nje veprim I drejte dh human.Shteti shqiptar
    u rrit ne syte e gjithe komunitetit nderkombetar si shtet serioz dhe I pergjegjshem.Respekte per veprimin e dtejte.

  2. Marins says:

    Zonja ambasadore .
    Mbas kesaj qe keni kombinuar ne Afganistan une kam humbur besimin tek Amerika.
    Sinqerisht kam frike se nese Shqipria do te ndodhet ne nje udhekryq ju ja mbathni per njezetekater ore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje