Nga Ylli Pata
Nuk diskutohet që largimi i Mark Markut është më i fortë, më i bujshëm, më i zhurmshëm e ndoshta me pasoja më të mëdha.
Por gjithsesi edhe ikja e Najada Çomos, e cila sapo ka hyrë në politikën shqiptare, janë të dy gjithsesi sinjale jo pozitive për opinionin publik .
Pavarësisht se kanë arsye të ndryshme, kontekst tjetër, e formim të ndryshëm, thelbi i dy lëvizjeve është jo shpresëdhënëse për të tronditur status quonë 30 vjeçare.
Kjo pasi është ogur jo i mirë për të ndryshuar politikën, ngaqë duke sjellë në aulën e saj profesionistë sa më të përgatitur, e njerëz që vijnë sa më shumë nga shoqëria apo elita shkencore e vendit u pa si rrugë për evolucionin apo edhe revolucionin politik në vend.
Ikja e Mark Markut, është natyrisht një akt politik, e madje më shumë është zhvillim politik. E këtë e thotë vetë Marku, në shkrimin e tij, që është i qartë por edhe paralajmërues.
Mark Marku, e mori aktin e tij, kur në fakt një muaj më parë e paralajmëroi por asnjeri nuk ja vuri veshin. Ishte i vetmi që thirri në Kuvendin e PD-së e kërkoi ndryshim, kërkoi që partia të iki nga bunkeri aktual dhe të largojë fantazmën e Sali Berishës.
Në fillim e siluruan njerëz pranë Berishës, por më pas ajo që tha Marku, nuk se gjeti përkrahje.
Atij, i mbetej dy rrugë ose të vijonte, e të fliste herë pas herë që të krijonte një frymë, ose të bënte atë që bëri sot.
Për gjithkënd kjo mund të quhet një gjest i fortë, madje shumë i fortë, e ndoshta i panevojshëm. Pasi, ai mund të qëndronte deputet, e të vijonte të ishte kritik e të jepte mendimin e tij.
Por largimi, duket është pikërisht një akt e zhvillim politik, jo thjesht një gjest. Marku ka vendosur që të mos qëndrojë në atë ambjent nëse nuk ndryshon diçka. E mos harrojmë se ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës në vite, ku për ta mbrojtur ka kërcënuar të gjuajë edhe Musa Ulqinin me shishe uji. Ndaj mund të thuhet hapur, se edhe pse ka sulmuar fort edhe Sali Berishën, Marku ka shënjestruar Lulzim Bashën, duke e shkërmoqur logjikën e tij të drejtimit të PD-së.
Akti i Markut, nuk ka gjasa të jetë një largim e mbyllje, por ai mund të jetë sërish një zë publik, por siç e thotë edhe vetë ai opozitar me Edi Ramën, e oponent me PD-në.
Është më shumë se një këmbanë për PD-në, e rënë nga një zë, që është dukshëm për të ruajtur aleancën me Perëndimin, që kërkoi hapur largimin e Sali Berishës, pasi u ndëshkua nga SHBA dhe që nuk pret më një qëndrim hipokrit.
Ndërkaq, largimi i Najada Çomos, që sipas Kryeministrit është bërë që të mos shkëputet nga misioni i saj, kryesisht në këtë periudhë ku është në linjën e parë të luftës ndaj COVID është gjithsesi enigmatik.
Siç foli kur i hyri politikës, doktoreshë Çomo, do të duhej të shprehej edhe për dorëheqjen nga mandati i deputetit që i dhanë shqiptarët, si një propozim krejt i ri dhe mjaft rezultativ më 25 prill. Me imazhin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozdos, Edi Rama solli jo vetëm dy protagonistet e 2 fatkeqësive të mëdha që tronditën vendin në mandatin e dytë të tij, por dha një shpresë për të rrëzuar statusquo-në e elitës politike aktuale.
Pra rikthimin e marrjes së njerëzve nga shoqëria për t’I futur në politikë, e jo thjesht riciklimin dhe marrjen nga “fidanishtet politike” që natyrisht janë pjesë e lobimeve të ngushte të politikës.
Dr Çomo, mund e duhet të rrinte si deputete, edhe pa u shkëputur nga detyra e saj, pikërisht për të shërbuer si model dhe për të respektuar paktin ngazëllyes që lidhën shqiptarët, që për herë të parë i dhanë një partie manfatin e tretë radhaz qeverisës.
Rikthimi i saj në spital, duket se e gjithë ajo histori që doli e u ndërtua në fushatë, të jetë një farë mënyre një “lojë” që edhe mund të kthehet mbrapsht. E natyrisht, ky është sinjali negativ politik që mund të dëmtojë shpresën që është ngjizur tek njerëzit për një rinovim të klasës politike në vend…
Te dy u rikthyehen ne profesionet e tyre.
Por shkaqet ishin te rrejshme per njerin prej tyre dhe kjo gje duhet te jete
shqetesuse per partine qe e kandidoi ate person. Apo e hane me buke dhe e shtyjne me uje.
Ky donte o minister arsimi o hic
Nuk kam patur respekt per Markun,do doja ta respektoja nese eshte vendim persaonal ,nje gje eshte e qart deri sa te jet ky sistem zgjedhor keshtu do te vazhdoj politika.
Kryetareve ju duhen idioter te bindur ,jo njerez me integritet,Lulit i duhen Noket, Rames idioti dhe hajduti Majko.
U gezuam kur iku Fino (zoti e ndjefte) por u befasuam kur e bija, qe se kish degjuar askush, u be zv. ministre.
Mos prisni qe gjerat te permisohen,eshte e pa mundur me keta drejtues te politikes.
KUJDES!
Eshte loje, fijet e se ciles dhe veglat histerike te tipi markmark, gjekmark, Bollano, Dule i leviz tjeter kush.
PDja tribalo- berishiste eshte identike, nuk ka ndryshuar asnjehere dhe Markmarku e ka ditur sa here ka hyre e ka dale nga ajo parti.
E dinte edhe kete here para se te futej prape qe Luli eshte vegel, Berisha padron dhe ai peshtyres publik ne rrolin e tallavase mediatike, detyre qe i caktuan per ti dhene karrigen, njesoj si bajga tjeter servile Gjekmarkaj. Dhe qe te dy e bene pa asnje lloj skrupulli. Degraduan si berishiste halabake, me shume se askush tjeter.
Karriget i morenn.
Pse si kishin keto ” parime” per te cilat sot nuk “te falin”, ca muaj me pare, para se te merrnin karriget?!
Cfare ndryshoi?
Thjesht Berisha u shpall i padeshirueshem dhe per ti rritur presionin e shthurjes se PDse, vegles se Berishes, Lulit, Markmarkut dhe bajges tjeter ju erdhi urdheri nga Selia. Se kush e ka marre ne telefon Seline, dihet. Edhe Zoti ne qiell, i bindet humorit te superfuqive ne Toke.
O ti i kujdesit te madh, mire mer mire, dakord per kete Markun, po per kete mender doktoreshen nuk ke noi llaf hiç zotrote, me na sqaru pak kush mori ne telefon, a u shthur gjo apo jo, si eshte puna e humorit me superfuqine e keshtu soj pordhesh te tjera, se qeke ekspert i madh.
Uuu…shqetesim shume i madh se po largohet Marku, nje malok e pagdhendur, nje llapzan me inteligjence te kufizuar. Ky “analist i shquar” tani, pas disa dekada, e kuptoi se PD eshte partia e llumit te shoqerise shqiptare?!
Une besoj qe ky Mark Marku thjeshte ka ndjere mutin qe do te bjere nga qielli ne shtator per z. “NonGrata”, dhe po ben nje “sakrifice” te vogel sot per nje “hapje dere” neser. Nuk ka bere asgje per parime dhe as se i dhimbset PD. Personalisht mendoj qe nuk ka as intelektin as dinjitetin per te marre persiper PD pas Eres se Berishes qe tani e ka te shenuar muajin e vdekjes.
Edhe une mendoj qe Mark maloku po mundohet te na hedhe hi syve te gjitheve. Dikush do ta kete mesuar se ky vete eshte fare budalla. Edhe me e bukura budalla dhe i pa gdhendur qe i duket vetja i zgjuar?? Hahahaa. Do te japi mandatin sot, qe te marr mbeshtetjen e amerikaneve neser. Po eshte kaq idjot sa e gjthe kjo i lexohet ne balle! TRAP