Zgjedhjet parlamentare 2021 kanë përfunduar dhe javën e ardhshme pritet të publikohet data e inagurimit të legjislaturës së re parlamentare. Praktika kushtetuese e mbledhjes së parlamentit parashikon seancën e hapjes dhe të verifikimit të mandateve, si dhe zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Kuvendit, seanca që drejtohen nga deputeti më i vjetër në moshë. Në javën e dytë të shtatorit pritet të mandatohet dhe të krijohet qeveria e re, e treta e PS prej vitit 2013.
Një raport i Institutit të Studimeve Politike ka bërë publike disa fakte interesante lidhur me përfaqësimin gjinor, ndarjen e mandateve, shkollimin e deputetëve, apo edhe vendbanimin e tyre.
Parlamenti i ri do të ketë 140 deputetë, nga të cilët 74 PS, 50 PD, 4 LSI, 3 PSD, 3 PR, 2 PDIU, 1 PLL, 1 LZHK, 1 PBDNJ, 1 PAA2 . Për të pasur mazhorancë qeverisëse duhen 70+1 deputetë, pra PS e vetme ka numrin e nevojshëm të mandateve për të qeverisur e vetme. Nga pjesa tjetër e përfaqësimit parlamentar, 3 votat e PSD janë vota mbështetëse për PS edhe për shkak se 3 kandidatët fitues janë zyrtarë dhe aktivistë lokalë të PS Shkodër. Në këtë mënyrë, PS pritet të ketë 77 vota të përhershme në parlament. Pjesa tjetër e partive mbeten (aktualisht) në opozitë.
Cila parti ka më shumë gra deputete?
Në legjislaturën e re janë zgjedhur 48 deputete ose 34% e parlamentit, një shifër që tejkalon kuotën gjinore prej 30% të vendosur nga partitë politike dhe që është 6% më shumë sesa në parlamentin e vitit 2017. Nga subjektet politike PS ka 28 gra deputete, PD 17, LSI 2 dhe PSD 1, ose në përqindje, PS 38%, PD 29%, LSI 50% dhe PSD 33%.
38 deputetë me tituj shkencorë
Lidhur me formimin profesional, parlamenti i ri ka 38 deputetë me tituj shkencorë, nga të cilët 5 me titull Prof. Dr; 4 me titull Profesor i Asociuar, 24 doktorë shkencash dhe 5 doktorantë. Lidhur me përfaqësimin gjinor, 43% e grave deputete kanë tituj shkencorë, ndaj vetëm 19% të deputetëve meshkuj. Vetëm një deputet deklaron se vijon studimet universitare, të gjithë deklarohen me arsim të lartë, përfshirë edhe diploma në universitete të mbyllura për shkak të informalitetit në arsimin e lartë.
Ikin juristët, vijnë ekonomistët
Lidhur me profesionet bazë të deputetëve , 37 nga 140 deputetë janë diplomuar në degë të ndryshme të studimeve ekonomike, 30 janë diplomuar në drejtësi, 13 në inxhinieri, 7 për gjuhë të huaja, 5 për administrim biznes, 4 në shkolla ushtarake apo policore, nga 3 në agronomi, shkenca politike dhe kimi, etj. Dy deputetë janë diplomuar në arte, një prej të cilëve është kryeministri Rama. Krahasuar me legjislaturën e kaluar është rritur numri i deputetëve me njohuri ekonomike dhe ka rënë numri i deputetëve me formim juridik.
Deputetët, shumica nga Tirana
Në total, 61% e deputetëve të parlamentit të ri janë banorë të Tiranës, vetëm 39% banojnë në zonat zgjedhore jashtë kryeqytetit, kryesisht në zonat afër Tiranës (Durrës, Elbasan, etj). Lidhur me përkatësinë fetare të deputetëve, të bazuar në të dhënat e CV të tyre (jo në deklarime të konfirmuara individuale), 75% i përkasin besimit mysliman, 14% besimit ortodoks dhe 11% besimit katolik.
9 mandate të PD shpërndahen për parti të vogla politike aleate të saj
Nga lista finale rezulton se 9 mandate të PD shpërndahen për parti të vogla politike aleate të saj, 3 PR, 2 PDIU, 1 LZHK, 1 PAA, 1 PLL dhe 1 PBDNJ. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ: Agron Duka (PAA) ishte në listën shumëemërore të PD Durrës; Fatmir Mediu (PR), ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Lindita Metaliaj (PR) ishte në listën shumëemërore të PD Lezhë; Eralda Tase (PR) ishte në listën shumëemërore të PD Fier; Shpëtim Idrizi (PDIU) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Nusret Avdulla (PDIU) ishte në listën shumëemërore të PD Fier; Vangjel Dule (PBDNJ) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Andia Ulliri (PLL) ishte në listën shumëemërore të PD Durrës; Dashamir Shehi (LZHK) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë.
3 kandidatët që thyen herësin
Në zgjedhjet 2021 u aplikua për herë të parë vota e parapëlqyer, me prag të lartë zgjedhor (mbi 10 mijë vota). Në përfundim, vetëm 3 kandidatë arritën të ndryshojnë listat shumëemërore të partive politike duke fituar mandate parlamentare: Orlando Rakipi1 dhe Fatmir Xhafaj (PS, Tiranë), si dhe Luçiano Boçi (PD, Elbasan).
Më të vjetrit dhe më të rinjtë
Në parlamentin e ri deputetët më të vjetër në moshë janë Luljeta Bozo (PS, 78 vjeç), Sali Berisha (PD, 77 vjeç) dhe Tritan Shehu (PD, 72 vjeç). Vetëm 2 nga 140 deputetët janë në moshë nën 30 vjeç, përkatësisht Orlando Rakipi (PS, 27 vjeç) dhe Andia Ulliri (PD-PLL, 22 vjeç). Deputeti më i vjetër në moshë do të ketë të drejtën e hapjes dhe drejtimit të dy seancave të para të parlamentit në shtator 2021.
E keni llogaritur doktoreshen e shkencave erotike Monika Kryelopèen?
Ne fakt per nga niveli arsimor vetem nje ish deputete ju a mer te gjithe ketyre me grada shkencore qe jane sot te zgjedhur. Ajo eshte e promovuara pa mbushur akoma 18 vjece per deputete, pa arsim te larte vetem te mesem mesatare 6 dhe pa asnje kontribut ne jeten publike por vetem pjesmarrje aktive ne haremin baziskin te Jales , Kejdi dhembcakallja qe akoma dhe sot eshte me shkolle te mesme qe kakaris si laraske neper ekrane tip cim pordha.
Lsi ka marr 90 deputet?
Keshtu shkruante nikolla prej spitnit para votimeve.
nikolla nuk shkrun rrena kurr.
Edhe salikatrani eshte ne listen e ketyre deputeteve?!
Ai eshte mola me dhembe sharre, gjakprishur, zemerplasur, hatermbetur dhe i tretur, ”trim mbi trimat” si arushe mali (ne fakt ari mocali duhet thene), qe ka per te bere gurgulene: Te gjithe do t’i shaje, ofendoje, percmoje e denigroje, ndersa veten e tij (po e lane) do ta lartesoje, duke mburrur veten me bemat e tij, sikur solli NATO-n, vizat, rrenxoi komunizmin dhe….solli fashizmin, qe e quan demokraci!
Te hengerte plasja, sali! Akoma i duhet Shqiperise ne Kuvend nje ”komunist” idiot, servil, kar ierist, llapemadh, veshderr, kryemadh, arrogant, egoist, fashist, vrases i katerte me sniper, si ti?!!!!!!! Shporru! Na irriton e na ndjell krupen, kur del ekraneve dhe gazetave fytyra jote e diskredituar!
Me te vertete ti je nje njeri pa moral dhe komunisteve te vertete ish ”shokeve”, qe kishin nje ideal fisnik, tjeter nga ai yyyyyyti, punuan dhe bene aq sa munden, ti nuk u vjen dot tek thembra dhe kurre nuk mundet te krahasohesh me ata njerez te ndershem, te cileve me pusht etin tend u shpalle lufte dhe i le pa pune me ligjin e famshem fashist 24/1!
Prezenca jote ne Kuvend shton edhe me teper urrejtjen legjitime ndaj karakterit tend te poshterm, ndaj mercenareve te tu, ndaj prones tende, pede inegzistente dhe ndaj cdo gjeje, qe lidhet me ty!
Kam vetem nje urim per kete njeri jashte cdo standardi: Te rrosh sa me gjate, per te vuajtur!
E ç’a do me thene ti me keto statistika? Se kemi nje parlament te rregullt dhe na ka ngelur vetem te brohorasim per grate dhe profesionet e deputeteve?!?!?! Ky do te jete parlamenti i turpit qe edhe pas 30 vjetesh fiton shumicen me vjedhje votash
Ky trapi Krasniqi per cfare partish flet apo si pjestare i shpellave te vicidolit.Ne zgjedhje nuk ishte parti tjera per vec ps,pd,lsi,psd,une habitem kush e paguan kete idiot shpellak