Rama: Në mandatin e III do punojmë për 2 fitore të tjera. Kush shkel ligjin, PS s'i del për zot

27 Gusht 2021, 20:33Politika TEMA

Në një darkë ku ishin të pranishëm deputetë të rinj e të vjetër, përveç falenderimeve për ata që nuk do të jenë më në parlament në mandatin e 3 qeverisës, kryeministri Edi Rama prezantoi disa prej objektivave kryesore për 4 vitet e ardhshme:

Tani nis njëkohësisht, në tre hapësirat e detyrave tona, puna e madhe për dy fitore të tjera, shumë të rëndësishme, zgjedhjet vendore të 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025. Çfarë do të mbledhim përditë nga sot e deri atëherë, do të korrim në ditën kur populli do të ndajë të njomët nga të thatët.

Ashtu siç ishte fitorja e këtyre zgjedhjeve, ajo më e vështira sipas meje, ashtu dhe mandati i tretë do të jetë më i vështiri në aspektin e arritjes së rikonfirmit të PS, si forcë qeverisëse 4 vjet nga sot. Por më shumë se kaq. Mandati i tretë do të jetë një sfidë shumë e madhe në vetvete.

Sepse nëse në të parin e nxorëm Shqipërinë nga gropa ku e zhytën rivalët tanë, në të dytin vumë themele të qëndrueshme rritjeje në çdo sektor, ky i treti do të jetë mandati i ngjitjes më lart, drejt asaj maje ku e duam Shqipërinë në fund të kësaj dekade”, tha ai.

Rama ishte i prerë me socialistët, kur tha se “duhet të jetë e qartë për të gjithë anëtarësinë, por edhe për të gjithë ata që na kanë zgjedhur apo jo, se kushdo që e ka në ballë PS dhe ekspozohet para drejtësisë si përfitues, faji është i tij, por turpi është i gjithëve ne nëse nuk vendosim vijën e kuqe duke mos harruar për asnjë çast dhe duke bërë me dije menjëherë kur është nevoja se kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha, as mburoja e askujt.

Kjo familje nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi flamurin e saj, por mban përgjegjësi për sa drejt reagon ndaj individit në fjalë duke u distancuar prej aktit të tij dhe atij vetë kur në mes hyn vetë drejtësia“.

6 komente në “Rama: Në mandatin e III do punojmë për 2 fitore të tjera. Kush shkel ligjin, PS s’i del për zot”

  1. I gjati shtetin e ka degjeneruar kudo says:

    Kulmi flet ky per te drejtuar vendin, vendi eshte ne krize, bizneset e papunesia eshte ne rritje, e ka bere vendin ska ligj te tremben por jane bere KCK-sh, me e keqja media flet haptaz vrasje, aksidente, korrupsion ska denim, perseri brockulla, ju duket cudi si dha doreheqja e dokt. Como, ne fushate ishte super reklame dhe ngritje figure te dokt apo inxhinieres Konomi, genjeu qytetaret ne fushate rrethore me tavolina. Me e fundit qe ka mashtruar me ardhjen e afganeve ne konvikte, doli xhiro ne konvikte e i tha sdo hyjne afganet, do shkojne ne hoteleri, po te hoteli I Hysenbelliu, Irfan kapterri, liro hotel se te marri toka te ndertoj pallate e resorte me leket e Metes. Nuk keni pergjegjesi qe I perzuret studentet (ardhmja e rinise) te dalin, cprisni te mesojne rinia apo te mesojne si te behen hajdute e te korruptuar te shkojne patronazhiste ne dy zgjedhje qe pretendon ti me Lali Erin (hajduti I taksave qe ska per te fituar). PD qe flen gjume, qe edhe ato kane qene e jane hajdute si keto, ndajne pazare. Shqiperia ska per te patur drejtesi as me SPAK e BKH. Kaloi korriku nuk u kap peshku I madh. Genjejne popullin me fjale e vaksina.

    1. I.Hoti says:

      Kush shkaterroi Shtetin Shqiperine ,ekonomine,grabiti shqiptaret..i vrau me shperthime masive,me armet e shtetit ne mes te kryeqytetit, ne gjueti e aksidente..me tortura shkik-u …etj…. Shko mor idiot tek Salehi yt kunder imperializmit amerikan e euro-perendimer..Lexo vepren e enverit,sepse Salei ja ka shkruajtur ‘rreziku anglo-amerikan ‘ per Shqiperine…. Cfare trushperlare e thare

      1. sapa says:

        Po te qendronte kjo qe thua ti Hoti me shkaterrimin e shtetit nga Salehet keta qe erdhen per ta bere shtetin pse nuk i denojne autoret apo prape nuk i lejon Salehu?apo do vajtohet nja njeqind vjet :se Salehu e prishi shtetin dhe ne nuk e bejme dot?jo more zoteri ky vend eshte i KRIMINALIZUAR NE CDO METER KATROR TE KETIJ VENDI.I madh e i vogel vjedhin prej 31 vitesh.Keshtu qe ne kete vend ekziston nje SHUMICE E KEQE dhe nje PAKICE E NDERSHME dhe kjo e fundit eshte e pafuqishme dhe nuk ngre peshe fare.Keshtu qe shikoje ndryshe realitetin e neqoftese e merr rrogen nga partia atehere e justifikon komentin tend!Ne kete vend ekziston vetem PANDESHKUESHMERIA dhe keshtu do jete edhe ne te ARDHMEN!

  2. timmi says:

    hero i papare je shyqyr qe te kemi

  3. Mihali says:

    Ndryshim I madhe me PD-n që moron Berishen me flamurin e PD-s.

  4. biks says:

    Edhe ne mandatin e trete me keto rroga dhe pensione apo do te na i risni me nga 200 lek si ne keto 30 vite…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje