Racizmi i familjes Berisha: Afganët e Soros me Gucci dhe Chanel strehohen nga Rama në hotele luksoze

28 Gusht 2021, 17:47Politika TEMA

Familja Berisha, inatin me Ramën dhe SHBA, e ka nxjerrë edhe tek afganët e ardhur në Tiranë nga lufta, të cilët janë sulmuar me tone raciste nga ana e portalit të financuar nga Shkëlzen Berisha.

“Prej dy ditësh Shqipëria ka nisur pritjen e refugjatëve afganë që ia kanë dalë të largohen nga Afganistani duke shpëtuar nga talebanët dhe situata e sulmeve atje.

Mes kamerave, pritjes ceremoniale të ambasadores Yuri Kim, ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit Edi Rama, 275 afganë tashmë janë të sigurtë, dhe ky është një lajm shumë i mirë.

Por ajo që ka kaluar pa u kuptuar edhe në këtë rast është diferencimi mes të barabartëve si shprehje e formës së pushtetit ku vendos vetëm një njeri.

Grupi i parë i afganëve prej 121 afganë u strehuan në një resort luksoz tek Mali i Robit në Kavajë. Të nisur nga Tbilisi i Gjeorgjisë, grupi prej 121 afganë bashkë me familjet e tyre ishin punonjës në Afganistan të Fondacionin të Sorosit “Shoqëria e Hapur”. Siç e do edhe zakoni, kryeministri shkoi edhe në mbrëmje, ku fëmijëve afganë iu dhuroi lodra.

Mediat sociale nuk lanë pa pikasur faktin se refugjatet e vendosura aty mbanin veshur marka të njohura si Gucci dhe Chanel.

Mund të jenë false? Ndoshta, por dihet se korrupsioni masiv i OJF-ve në Afganistan është nënvizuar nga shumë raporte ndërkombëtare.

Në mbrëmje, në Shqipëri mbërriti grupi i dytë i afganëve. Aktivistë dhe qytetarë u pritën nga treshja Kim-Xhaçka-Rama dhe menjëherë u dërguan në ambientet e konvikteve në Qytet Studenti.

“Shtëpia e shqiptarëve është e mikut dhe Zotit”, citoi Edi Rama Kanunin e Lekë Dukagjinit 3 netë më parë në CNN.

Por kur shohim këto pamje, vëmë në dyshim citimin. A u pritën afganët me Kanunin e Lekë Dukagjinit apo me atë të Edi Ramës? Pse grupi që ka punuar për Fondacionin e Soros u çua në hotel luksi dhe të tjerët në konvikte?

Kush e ndau se kush janë më të rëndësishëm, më të rrezikuar, më të pasur apo më të varfër? A ka një strategji të vendosjes së afganëve në Shqipëri në bazë të komunitetit përreth zonës ku ata vendosen”, shkruan portali i familjes Berisha.

24 komente në “Racizmi i familjes Berisha: Afganët e Soros me Gucci dhe Chanel strehohen nga Rama në hotele luksoze”

  1. Ladi says:

    Po ato fotot me Guci dhe Canel perse nuk i jepni. U merzitet ju se ju shane njerzit e Sorosit. Berisha eshte hale po ju apologjistet e Rames jeni edhe me keq. Dhe lereni kete rracizmin se nuk i plas trapi kujt, sja mbyllni dot gojen njeriu pleher gazete.

    1. k says:

      Malokët shpellare janë të përjashtuar për racizëm.
      Eshte vetëm injoranca shpifarake për të nxirë Ramën për një xhest humanitar.
      Ne pranuam shëllirat turshi,jo më Afganët qe janë më të kulturuar dhe paqësorë.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        O ju vajtojca me pagesë
        po ju përgjigjem me dy pika:
        1- Afganët do largohen shumë shpejt
        2- Shpenzimet e tyre I paguan Amerika.

        1. Rekupero e NSHRAK-ut says:

          TE paskan sqaruar te rekupero mbasi te kane fut nje zdrukth.

  2. Trotski says:

    Pritet qe nje pjese e tyre do te strehohen ne Vilat tuaja ne Lalz(Pas Konfiskimit te Pritshem)

  3. shqip says:

    Po kush do i ndajë , përveçse mendjes së shpellareve ! Këta e kane edhe me shiun që bie . Fantazia e këtyre njerëzve i kalon caqet e normales. Po mire mo plerë. Me që jemi të barabartë . Pse ti pushon në vila, sa në Lalez e sa Tiranë. Edhe Armina vishet me firmato . Po ajo shet brekë do thotë shpellari. E vërtetë, po non grata është familja antikapate Berisha, dhe jo këta afganët që i ikin luftës. Mbylleni more plera. Mbylleni një herë të vetme se u bëtë gaz i botës.

    1. Lal Hekri says:

      E more sufllaqen per sot nga Bashkia

      1. Alfonsi says:

        Po flet ti qe ke 30 vjet me topet e kriminelit ne goje.Ptu bastard deri ne 7 breza

  4. Liri says:

    RRACIST NE KETE RAST ESHTE RAMIU O KOQE GAZETARE.PSE NUK FUTI SHQIPTARET QE FJETEN NEPER CADRA GJITHE DIMRIN ME FEMIJE NE HOTEL LUKSOZ KY BBYTH QIRI I SORROSIT DHE ERDOGANIT PO FUT PUNTORET E SORRES ME GUCCI.

  5. Lym Kepi says:

    Eshte nje fryme qe shfaqet si infantile, por qe eshte e rrezikshme per perhapjen e injorances si pandemi; eshte nje fryme e qelbur qe ekzsiston se nese je kunder vendimeve personale te marra nga KM ne emer te shqiptarise atehere je automatikisht ne krahun e zgjeburinave Berishiane&Co.
    Eshte nje propagande cinike dhe dashakeqase qe kerkon te mbyse zerin e lire. Perfitohet kaq hapur me llumin qe karakterizon opoziten sot saqe vete pozita kerkon te shese sarinen per sapun, bycelepirjen per pushtet e shet per mikepreitje, dhe cdo ze opozitar e barazon me opoziten inekzistente.
    Pavaresisht se lajmi i mesiperm ka geluar ne puceta e krimive Berishiane, ne te ka te verteta. Mysafuret qe po vijne jane shtresa e te privilegjuarve; Shqiperia perkunder propagandes qe po perpiqet te behet nuk po luan rolin dhe nuk ka mundesi te luaj roliln e nje shteti qe po shpeton jetet e afganeve nga kthetrat e talibaneve.
    Jeta e 18 milion afganeve minoritar ne Azi duke perfshire gra, femije me aftesi te vecante, jetime etj…eshte 24/7 non stop nen kercenim, dhe eshte hipokrizia me e madhe qe KM bashke me taborren e b*[th lepiresve te vet te na valvit flamurin e zemermadhesise apo te mikpritjes vetem sepse po pret keta vizitor sot nderkohe te rrezikuarit e tjere dhe ne shumice jane lene ne meshire te fatit.
    Ky veprim qe pabesisht kerkohet te barazohet me sakfrificen e familjeve shqiptare gjate L2B kur shpetuan hebrenjte, nuk i hedh hi syve askujt; aq me teper ujqerve te bashkimit europian qe kane bere dy luftera boterore e nderkohe KM u thote qe e njohin kuften vetem nga Netflixi.
    Sa per intelektin apo ajken e mysafireve qe po vijne nuk jane gje tjeter vecse burim i shoqerise qe nga vijne. (ndare nga eksperienca personale si emigrant nga juglindja e Europes ne nje vend perendimor).

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Lym Kepi, bravo! Sidomos per pjesen e pare te komentit. Na eshte bere edhe Mero njesh me propaganden e Edit, dhe po bie pre e saj. Te pakten te shihte, qe jemi ne qe kemi qene gjithmone kunder Saliut, tani jemi kunder vendimeve patetike antikombetare te KM te radhes. Mero po ben te njejten loje tr shemtuar si Rama, kush eshte kundra, eshte i familjes apo i opozites. Duan te shuajne zerin e shoqerise civile, asaj ia kane friken, siç me armet kimike.

    2. Miti says:

      I ke rene pikes! Keta Rilindasit duke nisur nga Rama i pari i ndajne njerezit ne: me ta apo me Berishen. Nderkohe qe ka nje pjese te madhe te qytetareve shqiptare qe nuk jane syleshe dhe i shohin dobiçlleqet nga te 2 anet. Megallomani Edi Rama perpiqet te hiqet si faktor rajonal e me gjere nderkohe qe duket si karagjoz ne syte e atyre qe jane vertete te tille. Ka ngritur nje makineri propogande qe do ja kishte zili edhe Gebelsi. Me dhjetra ushtare komentojne neper rrjete sociale, neper media online e kudo. Te mjeret nuk e kuptojne qe ata vete jane viktimat e para.
      Nuk ka asgje te keqe tek strehimi i disa qindra afganeve por tek fakti qe duan te na e shesin sapunin per djathe.
      Diku ne nje koment tjeter kam treguar nje histori personale me nje partner biznesi afgan. Dhe konkluzioni qe nxorra nga ajo eksperience ishte qe afgani me i qyteteruar ka te njejtin vleresim per femrat qe mund te kete shqiptari me i prapambetur, qe gruaja ekziston per te pjelle e per te rritur femijet.

  6. Titi says:

    Eshte per te qeshur me keto hale,me mbiemrin Berisha.Nje fshat hodhi ne ere Halja,dhjetera te vdekur,midis tyre dhe femije,mbi 200 te plagosur,bashkepuntoret e tij ne Amerike jane ne Burg,ketij Pedes nuk i ka hyre asgje ne kembe.Sa per Sorosin,qe ju Halet e PD e ngrini me te madhe,se ngjasme eshte Ky Sorosi qe ja ka futur Sales,sepse Sala eshte kundra ndarjes se Kosoves(Simbas fjaleve qe ka thene vete Zeus Sali),atehere Soros armik i shqiptareve.Or Legenat e Shkelzenit,or gazetar Legena,a e dini qe Lulezim Basha eshte i Soros,Zj Harxhi eshte e Sorosit,vete Vajza e Sales dhe Dhendrri i tij ,ne fillim te punesimit te tyre ishin te punesuar ne Soros,Edi Rama eshte i Sorosit,Velia eshte i sorosit,gjysma e Keshillit te PD jane njerezit e Sorosit,sic jane ne krahun tjeter ne PS.Per cfare Sorosi shkruajne keta njerez,kur keta jane te gjithe aty brenda,pyesni Tabakun e PD e kujt eshte,pyesni Kadillin e PD per cilin ka punuar.Mjaft me or Kurva,ju jeni te gjithe te Sorosit,se bashku me te gjithe familjen Berisha dhe bashkepunetoret e tij,ju merreni me Afganistanet e mjere,qe pse keto ketu dhe te tjeret atje.Plehna,vetem Burgu e pastron Shqiperine,nga keta Sy peshkaqener.

  7. @ says:

    Cfarr kafshesh kemi si gjoja gaxetare,po normal skane dallim nga talebanet dhe verioret tane.

  8. Sul Koburja says:

    Berisha po tregon sa ka qene dhe eshte grup I rezikshem ndaj ketij vendi ,grup taleban qe nuk ndalet para asgjeje.

  9. Afgani says:

    Prandaj do rrine ne opozite, deri kur te zhduken si parti. Kurse shpellat qe i shkojne pas do gjejne nje tjeter perfaqesi, Kosovaret e Albinit jane gati;)

  10. Vrana says:

    Sali Berisha vertete eshte hale..Ai kure flet sikur dhjet. Mos ja merni per te vertet se ai ka shkalluar.

  11. Fat man says:

    Nje i droguar si Rama po shkaterron kobin dhe rracen shqiptare.
    Cfara na lidh me afganet, sirianet e lloj lloj kulufi, Rama keqtrojton shqiptaret dhe behet i mire me amerikanet dhe gungacen Merkel per te ruajtur sundimin e tij me zgjedhje te blera.

  12. Ani says:

    Nese Rama do ishte ne opozite sot do dilte kundra se ai eshte I zgjuar….me budalkenj si Basha rri 100 vhet ne pushtet….kaq

  13. Petrit says:

    Berisha eshte nje kancer nga i cili nuk shpeton dot. Cfare do te thote qe Afganet qe vine jane me Gucci ose Chanel? Po c’ka kjo te beje se cfare niveli ekonomik kane keta njerez? Ka njeres jane si gjithe bota. Keta njeres nuk po ikin se jane homeless nga Afganistani por se jeta u kercenohet.
    Thote pse i strehon ne hotele me 5 yje kur ka lene Shqiptaret e termetit rrugve. O Sali debili, po strehimin e tyre e paguan Amerika e cila e ka bere te qarte kete disa here dhe jo shteti Shqiptar qe eshte troke.

  14. Nje qytetar objektiv. says:

    Ju burrat e grate heroike qe flisni kunder Sali Berishes mire beni, se ai duhet t’ua kishte shkerdhyer familjet gjithe rraces komuniste shqiptare kur mori pushtetin, por meqe ishte vete mut komunist ju la te livadhisni dhe kur ju doli frika dhe e moret vesh qe ai s’kish ndermend t’ju shkerdhente beni te gjithe si te forte. Nejse. Po megjithate ku eshte rracizmi te thuash qe miqte e Edvin Bastardit futen ne hotel luksoz, kurse ata te gjoret e tjere futen neper konvikte? He pa na i tregoni pak KU ESHTE RACIZMI? Pastaj shajeni Saliun sa te doni se e meriton shkerdhata se ju la gjalle.

  15. Ata says:

    Aman se na habitet me keto tituj. O njerez po ca rendesie ka kishin veshur gucci apo chanel. Ata jane njerez qe iken nga lufta dhe shyqyr qe shpetuan te shkretet dhe u mirepriten ne nje vend tjeter. Pse cdo gje do lidhet me leket ose Sorosin e budalliqe te tilla. O ti shoku gazetar leku shkon e vjen e ska pike rendesie. Uroju mireseardhjen Afganeve dhe u prifte e mbara ne Europe kaq.

  16. Elton says:

    Ja paguan Sorosi hotelin e lluksit.

  17. Kozmo says:

    PO PERSE DUHET TE JENE TE PASUR VETEM FAMILJA E BERISHES???! MOS U MERRNI ME PASURITE E TE TJEREVE, KUR ASNJE POLITIKAN DHE GAZETAR NE SHQIPERI, NUK ESHTE ME DUAR TE PASTRA . SI E MARRIN KURAJON TE FLASIN PER TE TJERE, KUR VETE NOTOJNE NE MILIARDA, AS SHEHIKET E ARABISE, NUK JANE ME TE PASUR SE POLITIKANET TANE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje