Nga Ylli Pata
Reagimet në rrjet ndaj afganëve që do të vinin dhe që erdhën në Shqipëri, diku me “humor”, diku me meme, diku me cinizëm, e më pas me fake news-e, ra në sy menjëherë se nuk ishin sentimente spontane që vijnë nga njerëz që kanë mendimet e tyre.
E më pas “rastësia”, ku këto reagime që u kthyen në fushatë, kishte autorësinë e një grupi që prej kohësh ka një qëndrim të vijueshëm politik, e qartësoi edhe më shumë, e po ë bën përditë këtë qartësim se kush janë njerëzit të cilët po e bëjnë këtë fushatë si një propogandë politike.
Duket se kemi të bëjmë, me një logjikë të orientuar qartësisht, sesa me reagime krejt normale të individëve që jo vetëm janë oponentë të Edi Ramës, madje të fortë kundër tij, por edhe kanë qëndrime të tyre kundër ardhjes së afganëve.
Por me kalimin e ditëve, kjo propagandë mori trajtat e një fushate të orientuar e të shënjestruar qartë. “Po vijnë afganë me Gucci e Armani”, shkruajnë mediat pranë Berishës. Ndërkohë qarqe të ngjashme, kanë hedhur lajme të rreme se ndër afganët që po vijnë në Shqipëri janë “baçibazi” pedofila që synojnë përdhunimin e fëmijëve.
Por nuk mbaron me kaq, fakenews-et vijojnë me ritëm të shtuar: “afganët janë punonjës fondacionesh, zyrtarë të korruptuar të Sorros-it që kanë vjedhur paratë e Afganistanit e i kanë marrë me vete”.
Një tjetër fakenews është se afganët po marrin para, duke u strehuar në hotele luksoze, kurse atyre që u janë prishur shtëpitë janë në çadra.
Në linjën e propaganduesve, përveç njerëz tashmë të atashuar në gjithë këto vite jo në kritika, por në krijimin e një atmosfere “konfliktuale”, janë emra të teorive kosnspiracioniste që dalin gjithmonë në raste të tilla, siç kanë tronditur miletin për vaksinat e pandeminë, por janë edhe “aktivistë”, që publiku i ka njohur si udhëheqës së protestave të vitit 2013 për “armët kimike të Sirisë”.
Një “kauzë” që qëlloi se ishte totalisht një makinacion politik dhe aspak një çështje që shqetëson shoqërinë. Është e vërtetë se një pjesë e aktivistëve, e morën me zell çështjen e armëve kimike, edhe për tu gjendur në një kor publik në një moment të rëndësishëm.
Por siç u mor vesh më vonë, dhe siç e kanë bërë të ditur zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ajo ishte nisja e një “antiamerikanizmi” në Tiranë. Jo rastësisht atëherë u zhvillua dhe ambasada e parë para ambasadës amerikane në Shqipëri në 30 vjet postkomunizëm.
Siç doli më vonë, çështja e shkatërrimit të municioneve të Asadit të Sirisë, ishte thjesht një problem që nuk ishte shqetësues. Ata u shkatërruan në Itali, e cila mori edhe benefitet e duhura financiare por edhe politike.
Edi Rama, për atë “JO” pati edhe reperkursionet e tij politike me administratën amerikane, ndërkohe që Sali Berisha dhe Ilir Meta i kishin edhe më të mëdha.
Asnjëherë gjatë asaj kohe nuk pati një debat real mbi çështjen e shkatërrimit të municioneve të rrezikshme të Sirisë, siç natyrisht nuk pati transparencë nga qeveria e Edi Ramës, gjë që edhe e ndëshkoi në përballjen e një zulmi ku më shumë se shqetësimi real i njerëzve, mbizotëronte fake news-i. Raporte ndërkombëtare bënë të ditur se mënyra e sulmit digjital në rrjete me llogari të rreme dhe fakenews-e për të përhapur panik ishin të organizuara nga qarqe që kërkonin influencë në Ballkan.
Trazirat e armëve kimike në Shqipëri, u zhvilluan njëkohësisht me protesta të ngjashme në Mal të Zi edhe Bosnjë. Siç u pa më vonë, në Mal të Zi e Maqedoni, Moska tentoi që të pengonte hyrjen në NATO të këtyre vendeve, edhe me trazira e grushte shteti.
E sot, në një kontekst krejt tjetër, kur gjendja është qartësuar shumë, është riaktivizuar e njëjta logjikë. Mjafton të hapës Sputnik-un, portalin e Kremlinit në edicionin e saj ballkanik dhe ke mo ta mo, si dy pika uji, ngjashmërinë e propagandës ndaj SHBA për afganët, siç ajo që po ndodh këto ditë në Shqipëri.
Qëllimi është i qartë, e kësaj radhe ka vetëm një logjikë; për të amortizuar ultimatumin amerikan për Berishën. Duke synuar krijimin e idesë se këtu si pasojë e politikës amerikane ka shqiptarë që janë jo vetëm të mërzitur, por edhe të revoltuar se po u hiqet buka atyre e po u jepet afganëve.
Pavarësisht se duket si një lëvizje e pamundur, qeveria ka detyrimin të përgjigjet e të flasë me transparencë publike, mbi këto akuza e fakenews-e për afganët që kanë mbërritur në Shqipëri…
Komplet pa lidhje. Nuk para i kam lexu artikujt e ketij shkruesi, por me kete kuptova qe ja fut kot. Shoqeria civile me protesten kundra demontimit te armeve kimike ka bere histori. Ata te politikes qe donin te perfitonin u vershellyen nga qytetaret. Edi Rama nuk pati asnje reperkusion nga amerikanet, perkundrazi.
Faleminderit prej meje
o Ylli Pata
po kujt po ia shkel syrin
Argita hundë shpata?!!
Afganet nuk kane ardhur ne shqiperi nga uria ata vijne nga persekutimi taleban dhe nder ta mund te kete te pasur dhe te varfer,pse shqiptaret qe kerkojne sot azil neper bote jane te veshur keq?
Me garancine me te plote po e konfirmoj se jam i apolitizuar dhe se nuk jam ndikuar nga askush kur kam shprehur mendimet e mia neper komente kunder armeve te Asadit apo kunder mungeses se transparences qe po behet sot me mysafiret.
Per ri kujtese, propozimi per cmontimin e armeve kimike te Sirise ne Shqiperi erdhi nga Rusia pas nje bisedimi tete a tete midis Lavorvit dhe Kerrit; pasi bisedimet me perfaquesit e shtetev te tjerra kishin qene te pasukseshme.
Ishte ne interes te Rusise qe armet te cmontohehsin ne Shqiperi!
Shqiperise po i kerkohej te behej kurban!
Armet nuk u cmontuan ne token Italiane ashtu sic pretendon artikullshkruesi, por ne det dhe se cfare u be me mbetjet nuk u mor vesh gje.
Edhe packa mund te duket si teori konsipartive mund te jete e vertet qe mbetjet e armeve kimike mund te jene induktuar ne det dhe kjo veprimtari njerezore ka qene shkaku kryesor i levizjeve sizmike te 2019 ne Durres. Perndryshe si shpjegohet parashikimi qe u be nga sizmiologu grek dhe nga presidenti peshngrites?
Sakrificen nuk po ben KM sot me taborrin e tij, duke ndihmuar klasen e te privilegjuarve afgane; sakrifica me e madhe po behet nga minoriteti i afganeve qe jane nen terrorin taliban; grate, femijet, handikapet, dhe njerezit vunerabel qe jane lene ne meshire te fatit.
Shume interesante keto mendime. Po armet kimike me termetin si lidhen? Po e shpjegove e bindshem do me ndihmosh te dale jashte se vdiqa jam kaps?.
meqe merr fryme berisha hajd te mos marrim ne sepse per cdo gje jemi kunder tij
i share nga nena gazetari qe nuk thote te verteten
fisi ti qihet
meqe merr fryme berisha hajd te mos marrim ne sepse per cdo gje jemi kunder tij
i share nga nena gazetari qe nuk thote te verteten
fisi ti qihet
Berisha, Rama , Basha jane Pro se jane ne llum….nuk jsne re paster…..shumica e pupullit eshte kundra….politikanet e llumit te gjithe jane ne rresht….kaq…..kjo cedhtje tregoi qe Shqiperia nuk ka pluralizen e popullin nuk e perfaqson askush….
Mire “ne “ qe qenkemi kunder jemi Berishiste , malokë , shoellarë , mendjefjetur e ku ta di une se çfare epitetesh te tjera ne keni vene.
Po ju mendje ndriturit , qytetarë, te civilizuar e ku ta dij une se çfare veçorishë te tjera te mira keni si ka mundesi qe e mbroni kaq shume kete qasje te kryeministrit.
A mos valle naltgjatesia juaj na doli kaq njeri human ??????
A mos vallë naltgjatesia juaj u prek ne shpirt nga dhimbjet qe po kalon popull avgan.
Apo u detyrua ti marrë keta fatkeq ( nëse mund ti quajme keshtu ).
Asht e vertetë se populli po jeton ne çadra e ndoshta edhe poshte ures.
Por avganet po strehohen neper hotele me 5 yje me paratë e amerikaneve.
Shqiptarët nuk po harxhojnë asnje euro per strehimin e tyre perveçse se po fitojnë ( kuptohet bezneset dhe zyrtarët duke vjedhur ).
Ajo qe te bën te ulerasesh eshte pompozitetit qe i behet kesaj historie ne nje kohë kur gjithëçka mund te ishte bere ne heshtje sepse nuk eshte se eshte bere nga zemergjerësia e naltgjatesisë.
Sa per artikull shkruesit dhe botuesit mos ju bini ne qafë kot sepse ata paguhen per te mbrojtur naltgjatesine.
Ku do me dal se smora vesh i mut? Kur ty te vdesin 27 persona duke demontuar arme me barut ke bythe te demontosh arme kimike? Afganet mire se te vine do mbajne gjalle hotelet qe gjate dimrit ska kome robi. Edi Rama ta fuse ne burg jo vetem Berishen po te gjithe qe kane vjedhur popullin. Na bojeni artikull kete koment. Na cate trapin me opinione nga dega ne dege si harabela. 2 fjali i boni 2 faqe.