Partia Socialiste mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, çfarë pritet të diskutohet

29 Gusht 2021, 11:55Politika TEMA
Partia Socialiste mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare,

Ditën e enjte, në datën 2 shtator, ora 10:00 pritet që Partia Socialiste të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të kongreseve, në Tiranë.

Rendi i ditës nuk është bërë ende i ditur, por pritet që kryeministri Edi Rama të bëjë të ditur emrat me të cilët do qeverisë në mandatin e tretë.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

”Të nderuar anëtarë të AK!

Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!”, shkruan Balla.

1 komente në “Partia Socialiste mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, çfarë pritet të diskutohet”

  1. God-less Commies says:

    Partia e Punes dhe kongresi i saj nen udheheqjen e Liderit Global…..kukumjacken do ta ftojne, kjo eshte pyetja?!
    =
    lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje