Për Bushatin dhe të tjerë, PD nuk e ka përfunduar

29 Gusht 2021, 11:43Politika TEMA

Fatbardh Kadilli

Mjaftoi dorëheqja e Markut për të rikthyer edhe një herë debatin për PD, për problematikën e lidershipit, gjendjen e partisë, për të mbërritur deri tek thelbi i ekzistencës së saj, tek Misioni i PD-së.

Nuk është Bushati i pari dhe s’do të jetë as i fundit që do t’i rikthehet termave “mbyllje e ciklit”, apo “fund i misionit” të PD. Që gjendja e PD-së është shumë e rëndë kjo është e njohur. E dinë më mirë se Plasari dhe Bushati, vetë demokratët. Ata që kanë dhimbje për identitetin e tyre politik. Por, përtej ndjesisë që ngacmon përdorimi i termit të fortë “mbyllje cikli”, apo “fund i misionit”, sigurisht përtej dhe konstatimit të gjëndjes së rëndë ku ndodhet PD-ja sot, Bushati, Plasari dhe kushdo tjetër nxiton. Nxiton shumë kur konstaton fundin e PD-së.

Unë e refuzoj këtë ngut. Jo prej pasionit për PD-në. As nga shpresa e ligur e kumarxhiut që vazhdon të luaj dhe pse po thellon humbjen duke besuar se do t’i kthehet fati dhe do t’i rifitojë të gjitha. Por, nga bindja se barku i PD-së nuk është shterpë. E refuzoj sepse është një konstatim thjeshtëzues. Dhe duke thjeshtëzuar të vërtetën e PD-së, Bushati, Plasari dhe kushdo tjetër, këtë konstatim e kthejmëo në një bindje jo racionale por në një bindje psikologjike.

Unë vetë kam denoncuar i shqetësuar problemet e mëdha të PD. Por, njëherësh kam propozuar Manifestin Politik për Ringritjen e PD—së. I kam jetuar në vetë të parë dhe nga shumë afër papërgjegjësitë e lidershipit. Monopolizimin që i kanë bërë PD-së Berisha dhe Basha. E provova në garën për Kryetar të PD-së oportunizmin e kolegëve. E kam parë në vite degradimin e moralit në struktura. E kam njohur, sic edhe e kam refuzuar gjithnjë fanatizmin për Berishën, që tashmë i rizgjuar po asfikson PD-në. E kam parë me dhimbje se si lëngon PD-ja nga ata që rrinë në rreshtat e saj vetëm me pritshmëri korruptive. Dhe këta janë të shpërndarë në gjithë vertikalen e strukturës. Nga ata që rrinë për një rrogë, tek ata që shohin ëndrra me tendera dhe konçensione. E kam shprehur që jemi më keq se çdo herë tjetër. Por, këto janë probleme që burojnë nga mungesa e një projekti të qartë dhe të strukturuar sot.

Është e vërtetë që PD-ja është shmangur nga Misioni i saj i formuluar në agun e demokracisë. Por, ai mision nuk është përmbushur, jo më të jetë shteruar. Ndaj gabimi i parë i konstatimit është ngatërrimi i Misionit me projektin aktual. Misioni ynë si PD është ligjshmëria, është prona private, është konkurenca e lirë në ekonomi, por edhe në politikë dhe media e profesione. Është pajtimi kombëtar. Është integrimi euroatlantik. Cdo shmangie nga Misioni, cdo mungesë projekti për rrugën e suksesit është në vetvete një ulërimë për demokratët që t’i rikthehen dhe ta shkruajnë në gur Misionin.

Fakti që sistemi demokratik është korruptuar rëndë nga të dy klikat që dominojnë partitë nuk mund të jetë arsyetim për të supozuar fundin e Misionit. Vërtet “rilindistët” degraduan çdo element të brishtë të qeverisjes dhe e zëvendësuan me sundim të aleancës së politikës me krimin. Vërtet PD mendon se njerëzit nuk i dinë zullumet tona, thjeshtë se ne demokratët refuzojmë t’i shohim, refuzojmë t’i pranojmë dhe të kemi kurajo të ndahemi prej tyre. Pra, e gjithë kjo kalbje e sistemit edhe pse e vërtetë, përsëri nuk mjafton.

Bushati, Plasari dhe të tjerë e ngrenë arsyetimin e mbylljes së ciklit dhe fundin e Misionit duke thënë që nuk është vetëm cështje e lidershipit. Është e vërtetë që kriza nuk është vetëm çështje e këtyre individëve, por është e sistemit që është korruptuar. Por, ata që tek çdo demokrat shohin cenet e Berishës dhe Bashës gabojnë. Në qoftë se ka një cikël që është mbyllur apo ka një mision që ka përfunduar është ai i Berishës dhe i modelit të tij politik. E njëjta gjë vlen edhe për Bashën edhe pse ai nuk ka një cikël dhe as një mision të vetin sepse nuk diti ose nuk deshi ta ketë. Gabojnë kur fundin e ciklit të lidershipit e barazojnë me fundin e Misionit.

Dukshëm logjika e tyre edhe pse nuk do të kufizohet tek lidershipi, nguron të shikojë mundësitë e Misionit jashtë dhe pavarësisht këtij lidershipi. Janë hipnotizuar aq shumë nga mbiprezenca e lidershipit dhe nga bashkëjetesa me ata, sa nuk provojnë të shohin diçka përtej atyre. Përtej Bashës, Berishës me kompani.

Demokratët kanë një projekt, kanë Manifestin Politik për Ringritjen e PD-së. Sot atë e mbështesin gjithnjë e më shumë demokratë që nuk janë PD-istë . E mbështesin hapur gjithnjë e më shumë PD-istë. Ide të reja gëlojnë. Demokratët brenda apo jashtë PD-së, qytetarë të angazhuar kanë pranuar sot faktin që opozita nuk është ekskluzivitet i forumeve të Bashës dhe as i Facebook-ut të Berishës. Përkundrazi. Marku në Lezhë, dhe Andrea në Korcë treguan se demokratët nuk janë dorëzuar. Energjitë politike janë. Nevoja, në mos e shoqërisë, të paktën e demokratëve për tu përfaqësuar është. PD është votuar nga gjashtëqind mijë shqiptarë. Ka njëqind mijë anëtarë. Mes tyre ka njerëz me zotësi, me moral, me ide politike që e kapërcejnë çdo ngërç.

Po, PD ka nevojë të riformulojë vetveten. Ka nevojë të riformulojë Misionin. PD-ja ka nevojë të ringrihet. Këto përgjigje, në mos tjetër kund, i jep Manifesti Politik. Për ata që nuk e dinë Manifesti propozon kulturë krejt të re politike. Një PD më të madhe se kryetari, një PD më të madhe se vetvetja. Një PD konkuruese – të vërtetë dhe të pastër. Propozon riformulimin e Misionit të PD. Propozon struktura fleksibël që i mundësojnë çdo demokrati të jetë vetvëprues. Siguron konkurencën brenda në parti si modelim i asaj si do të jetë konkurenca në qeverisjen e PD-së. Këto nuk mund t’i pengojë askush. As Basha, as Berisha. As fatalizmi i Bushatit, Plasarit dhe ndokujt tjetër.

Kjo PD që ringrihet është përgjigjja për ata që pyesin, si mundet Rama. Për ata që presin Van Damin ta thyej në mes Ramën. Është përgjigje për ata që pyesin, si i mbron votat. Votën e mbron vlera e shpresës që jep kjo PD e ringritur.

Prandaj, deri sa të ketë demokratë që besojnë, që janë aktiv dhe të vendosur për Misionin e papërmbushur të PD—së, askush nuk duhet të nxitojë t’i shkruaj PD-së epitafin. Përkundrazi, mund të ndihmojnë t’i shkruajnë të ardhmen.

15 komente në “Për Bushatin dhe të tjerë, PD nuk e ka përfunduar”

  1. brace says:

    Sa te jesh ti gjalle z.Kandili PD nuk vdes kurre!!! Bura si ty e mbajne shpresen ndezur!

  2. Loku says:

    Ne PD eshte prezente fabula e “Maçokut me mijte” Te gjithe e dinë se duhet larguar Berisha por kush do ta largoje?

  3. Taulant says:

    Partia, ku kryetar ka qene kerma Sali Ram Berisha (ish komunist servil me shefat dhe qen i tërbuar me te dobëtit) dhe dhe tani eshte kufoma Lulzim Xhelal (edhe ky ish komunist nga ata fare bastard) Basha, asnjëherë nuk ka qenë Parti Demokratike, përkundrazi.
    Pra si e tille, ajo per njerëzit e thjeshtë, nuk ka ekzistuar kurre, pra ska çte mbylle.

  4. analisti says:

    Kadill,mos ngatërro egzistencën e popullit opozitar me Partinë Demokratike.
    Populli opozitar do egzistojë sa të ketë popull dhe shoqëri.Ndërsa Partitë nuk janë të përjetëshme .Ato lindin,zhvillohen dhe zhduken duke e mbyllur ciklin.
    Kështu është dhe puna e PD-së!
    PD E KA MBYLLUR CIKLIN,SË BASHKU ME SALI BERISHËN DHE JU QË PARA SE TË FLISTE AMERIKA DHISNIT GJAK PREJ TIJ PËR NJËÇIKË KARIERË!
    TANI AI U KA MARË ME VEHTE TË GJITHËVE BRENDA AUTOBUZIT PD DHE U KA HEDHUR NË GREMINË!

  5. Pesimisti says:

    Shpresa vdes e fundit. Po PD-ja e ka vrarë shpresën ka vite. Këto shkrime janë thjeshtë fjalime para varrit nga ata që nuk e kanë kuptuar ende se kufoma është tashmë disa metra nën tokë. R.(rroftë) I.(ish) P. (D-ja).

  6. ce says:

    Sa te kete ne radhet e saj Sali Lushe kundertankun, Funderrinen me emrin Stresi rrugac i lindur, Klevis Krricin e Faros , Xhelal maniakun seksual, Muli horrin, Vokshi gerdallen, Aurrel hunderr bylykderrin e Elbasanit naziskin i lindur, Voltana serbja zjarrvenesja e qendrave te zgjedhjeve , Paloqen, imazhi i kesaj force eshte shume i ulet ne publik dhe zor se mund td synoje pushtet para zgjedhjeve te vitit 2036.

  7. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Nuk mjaftojne fjalet kot me kot si te tuat edhe te bushat sahan lepires i berishes dhe plasarit(cuditerisht pjese e bllokut komunist), por duhet nje analize qe te gjenden rrenjet e denigrimit te kesaj partie si pjell e ppsh.
    Ashtu si plaga qe po nuk ju hoq shtrati i qelbezuar ajo nuk sherohet…
    Edhe ju qe keni ngrene ne lepirjen e berishes ne keto 30 vjet,akoma nuk jeni ne gjendje te beni nje analize te familjes me te urryer berishovic
    Nuk jeni ne gjendje te thoni si u pasuruan shumica e politikaneve tuaj…
    Si ka mundesi qe shumica kane qene komunist e sigurimsa…
    Si mund te besohet sali komunisti,tritan preshi,cuni spiunit gjata etj etj.
    Si ka mundesi ata gjasme te persekutuar i bashkohen ketyre krimineleve qe u bene sheike…
    Si ka mudesi qe kjo lloj partie pret se cfare te thote bushati nje klysh blloku apo plasaret e ljubovicet e co e talibaneve

  8. Dita per shpagim says:

    Tani qe kali ngordhi, kerkojne gjysma ti hedhin dhe dheun persiper mos te bjere era, por Kandili duhet ta kuptoje qe PD nuk eshte gjallese, por nje terme dhe bashkim fjalesh nga ca slloganist te viteve 1990. Si e tille ajo zhduket ashtu si erdhi . Sa jane zhdukur ne bote! Dhe zhduket se e filloi keq duke shkaterruar , vjedhur dhe vrare njerez, bile dhe sot ka futur nje ndarje klasore me armiq brenda shqiptareve. Une e konsideroj armike te betuar te shqiptarizmes ose po ta kufizoj, timen dhe atyre qe besojne si une. Sa degjoj pd, kujtoj shkaterrim, vjedhje, krimi, tradheti, prandaj eshte mire qe ata qe kane vertete bindje te djathta si pretendohet ne pluralizem, le ta marrin ne dore, por jo armiqte qe u provuan se ishin te tille. Ju, zoti Kandilli dhe sera juaj, keni mbaruar politikisht fare dhe shikoni per te bere ndonje bisnes, Saliun do ta shohim pas hekurave dhe ata kriminela qe kane akoma edhe gojn hapur, do te gjene vendin qe u takon. Mbaroi kjo pune.

  9. Gjekja says:

    Pd-ja ka Sorinen tashi. Nga elvi fundo vesho qurrashi, tek bardh kadili zvarraniku.

  10. Dita per shpagim says:

    Tani qe kali ngordhi, kerkojne gjysma ti hedhin dhe dheun persiper mos te bjere era, por Kandili duhet ta kuptoje qe PD nuk eshte gjallese, por nje terme dhe bashkim fjalesh nga ca slloganist te viteve 1990. Si e tille ajo zhduket ashtu si erdhi . Sa jane zhdukur ne bote! Dhe zhduket se e filloi keq duke shkaterruar , vjedhur dhe vrare njerez, bile dhe sot ka futur nje ndarje klasore me armiq brenda shqiptareve. Une e konsideroj armike te betuar te shqiptarizmes ose po ta kufizoj, timen dhe atyre qe besojne si une. Sa degjoj pd, kujtoj shkaterrim, vjedhje, krimi, tradheti, prandaj eshte mire qe ata qe kane vertete bindje te djathta si pretendohet ne pluralizem, le ta marrin ne dore, por jo armiqte qe u provuan se ishin te tille. Ju, zoti Kandilli dhe sera juaj, keni mbaruar politikisht fare dhe shikoni per te bere ndonje bisnes, Saliun do ta shohim pas hekurave dhe ata kriminela qe kane akoma edhe gojn hapur, do te gjene vendin qe u takon. Mbaroi kjo pune…

  11. Artan says:

    Kadilli me duket njeriu me i zot ne PD, meriton ha drejtoje ate dhe te jete KM

  12. Sa te jete gjalle ushtrua e hekurt e Salihut, PD do jete ne vartesi dhe urdher vetem te salihit, nje pordhe ben salihi dhe ju te tjeret dhisni gjak nga frika

  13. qytetar says:

    Misioni i PD- SE ishte shkaterimi tatal i ekonomise, kultures , arsimit, ushrise dhe shume gjerave te tjera te aritur nga nj brez i ter i vendit dhe futjen e vellavrasjes duke zhbere konceptin shtet dhe futjen e anarkise .!
    Besojj shoku Kadil qe kete mision e ka realizuar me sukses!.
    ….sigurisht me ndihmen e madhe te anal – isteve te tipit Bushati.
    ….nuk di cfare misioni tjeter i ka ngel pa perfunduar !!!!???

  14. Gjithnje zoni ijes says:

    Ajo ndertes a mund te behet shtepi publike ngaqe dhe stafi eshte gati
    Mendoj se kjo eshte nje zgjidhje e mire sepse dhe neve na jepet mundesia te harbohemi
    me gjithe ata prosti qe mban ajo godine

  15. timo says:

    Jo Kadill !!! Ata nuk janë nxituar. Ata kanë haruar të thonë se edhe misioni i tyre ka marë fund bashkë me PD-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje