LETRA: Luan Rama largohet nga LSI

30 Gusht 2021, 10:44Politika TEMA

Luan Rama largohet nga LSI. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se pasi ka humbur në zgjedhje ka vendosur të largohet nga të gjitha funksionet në LSI.

“Nuk mjaftoi as kontributi dhe e gjithë përvoja ime politike e tridhjetë viteve. Nuk mjaftuan as përpjekjet e mia për të krijuar kohezionin e domosdoshëm shpirtëror në kësi rastesh, duke u ngritur mbi pengesat, intrigat dhe shpifjet e gjithëfarëllojshme, që LSI të arrinte rezultatin që meritonte”, shkruan ndër të tjera Rama.

Kujtojmë që Luan Rama drejtoi fushatën e LSI-së në Vlorë.

Por në mënyrë të pazakontë, në mes të fushatës ai u “shkarkua” publikisht nga Ilir Meta, që shkonte pothuajse çdo ditë në Vlorë dhe promovonte një vajzë të re.

Pavarësisht luftës që i bënte Ilir Meta, edhe pse të një partie, Luan Rama e vazhdoi deri në fund fushatën, por me sa duket nuk mund të vazhdonte të qendronte më në parti, ndaj dhe ka vendosur të largohet nga LSI.

Postimi i plotë:

Humba në zgjedhje, largohem

nga të gjitha funksionet në LSI.

DREJTUESI MBAN PËRGJEGJËSI

EDHE KUR NUK ËSHTË PËRGJEGJËS

Pa asnjë mëdyshje, me bindje dhe shumë ndershmërisht, në përputhje të plotë me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas të cilit, drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, kam vendosur të ndërpres angazhimin tim prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë që më takojnë për humbjen e LSI-së në qarkun e Vlorës.

Rezultati i zgjedhjeve që LSI arriti në qarkun e Vlorës, është nën nivelin e mundësive reale të votuesve që LSI ka në atë qark. Është rezultat i papërligjur politikisht, larg pritshmërive dhe objektivave të përcaktuar.

Për rrjedhojë, pavarësisht rrethanave specifike dhe paradoksalisht penguese prej faktorësh jashtëpolitike që u krijuan në Vlorë, unë nuk mund të justifikohem, edhe pse u përpoqa të punoj ndershmërisht dhe me shumë përkushtim me të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës.

Nga sa na jep mundësi të lexojmë sot rezultati që përfundimisht është fiksuar në dokumentat zgjedhore, nuk mjaftoi puna që bëmë.

Nuk mjaftoi as kontributi dhe e gjithë përvoja ime politike e tridhjetë viteve.

Nuk mjaftuan as përpjekjet e mia për të krijuar kohezionin e domosdoshëm shpirtëror në kësi rastesh, duke u ngritur mbi pengesat, intrigat dhe shpifjet e gjithëfarëllojshme, që LSI të arrinte rezultatin që meritonte.

Me sa duket, kultura dhe etika e komunikimit publik, thjeshtësia dhe sinqeriteti në marrëdhënit brenda partisë dhe të partisë me qytetarët, qytetaria dhe fryma e tolerancës, nuk mjaftuan që unë dhe LSI të votoheshim për ta përfaqësuar Vlorën në Kuvendin e Shqipërisë.

Vendimi im për të ndërprerë angazhimin prej të gjitha funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është në koherencë edhe me frymën dhe përmbajtjen e Programit Politik dhe të Statutit të LSI-së, e cila duke qenë forcë përfaqësuese e rinisë kryesisht, por edhe e më të rriturve me mendësi, mentalitet dhe vizion të ri, duhet të ofrojë modele sjelljesh dhe qasjesh politike që motivohen nga interesi i vendit para atij të partisë në rradhë të parë, dhe nga interesi i partisë para atij të individit më tej.

Sot, 13 vjet pasi unë u bashkova me familjen e madhe me emrin Lëvizja Socialiste për Integrim, kam gjithë të drejtën të ndjehem i lumtur që kam qenë njëri nga pjestarët e kësaj familje, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm dhe shpeshherë përcaktues në historinë politike dhe qeverisëse në Shqipëri, ashtu sikundër ndjehem krenar që emri im asnjëherë dhe për asnjë rast të vetëm, nuk i ka krijuar asnjë kosto dhe asnjë problem LSI-së.

Askush, kurrkund dhe në asnjë rast nuk e ka përdorur dot emrin tim për të përgojuar, për të goditur apo për të përbaltur LSI-në.

Me angazhimin, kontributin, perpjekjen dhe fjalën time modeste, por gjithnjë me zemër, me qytetari dhe pa asnjë hezitim e mëdyshje, jam munduar t’ia shpërblej LSI-së gjithë besimin që më ka dhënë, duke qenë një përfaqësues i denjë i saj, gjithkund ku më është dashur të jem i pranishëm, në forumet e partisë apo në Kuvend, në takimet me qytetarë apo në mediumet intelektuale, brenda apo jashtë vendit.

Kam patur nderim dhe përgjegjësinë, por edhe kam qenë i privilegjuar të ushtroj detyra të larta në forumet drejtuese të LSI-së, si dhe ta përfaqësoj atë në dy legjislatura si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndaj, sot e ndjej gjithashtu për detyrim moral dhe qytetar të falenderoj edhe publikisht ish kryetarin Ilir Meta për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë prej ditës time të parë në LSI e deri në zgjedhjet e vitit 2017, ashtu sikundër shpreh mirënjohje dhe respekt për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila më besoi detyrën e zëvendëskryetarit të partisë dhe punuam sëbashku përgjatë një kohe shumë të vështirë.

Nuk mund të mos falenderoj edhe të gjithë ish kolegët deputetë të LSI-së në të dy legjislaturat, anëtarët e kryesisë dhe të KDK-së dhe të gjithë ata anëtarë të LSI-së dhe LRI-në në të gjithë Shqipërinë, me të cilët më lidhi puna nga Tropoja deri në Konispol, pasi ata ishin frymëzimi dhe guximi për gjithë angazhimet e mia si njëri nga përfaqësuesit e zgjedhur për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më duhet t’i veçoj në mirënjohjen time në këto rradhë, anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës që më pranuan, që më mbështetën, që më mësuan dhe më ndihmuan pa asnjë rezervë duke m’u bërë krah gjithkund e për çdo gjë, pavarësisht se nuk ia dolëm të fitonim në zgjedhje.

Unë atyre ua kam thënë me shumë seriozitet që në takimin tonë të parë, se nga rezultati i LSI-së në Vlorë do të kushtëzohej dhe përcaktohej edhe angazhimi im i mëtejmë në strukturat drejtuese të LSI-së.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për të gjithë ata, puna e të cilëve ka si komponente të parë mbajtjen e fjalës së dhënë, e gjej veten në legjitimitet të plotë moral, politik dhe qytetar edhe përpara tyre me vendimin që po shpall, duke i siguruar ata dhe votuesit e LSI-së në të gjithë vendin, se ky vendim nuk është akt ikjeje nga LSI dhe as braktisje e saj.

Aq më pak nuk është shitje e blerje. Nuk është tradhëti.

Gjithnjë vjen një kohë kur veçanërisht në angazhimet partiake dhe politike rrethanat, kushtet dhe foktorë të shumtë të imponojnë ndërmarrjen e vendimeve të vështirë.

Unë u gjenda pa dëshirën time përballë kësaj sfide, por me shumë kthjelltësi zgjodha një nga vendimet më të vështirë që më është dashur të ndërmarr ndonjëherë në të gjithë karrierën time politike, i bindur se është ndërkaq vendimi i duhur, vendimi më e drejtë.

Unë do të vazhdoj të jem kontributor dhe votues i LSI-së, për aq kohë sa LSI do të jetë forcë që gjeneron energji dhe ide e që bashkon rreth saj të rinj e të reja, progresistë dhe eurosocialistë, për sa kohë që LSI do të jetë forcë që ofron kontribute për integrimin euroatlantik të Shqipërisë.

30 komente në “LETRA: Luan Rama largohet nga LSI”

  1. Salianji says:

    Ska problem, humbe ti fitoj me merite Peco Vasili.

  2. Hajrullahu says:

    Cfare pune do bash tash apo do kalosh
    te kuzhina e ps per nje pjate sup.

  3. Kapterri says:

    U fute kollovar në familjen e gabuar. Çdo karierist këtë fund ka. Kontrimuti yt ka qenë destruktiv dhe malinj. I përket jashtëqitjes nga e cila shpëtoi PS-ja se ishte bërë kaps me tipa si ty. Të shohim kujt do i ngjitesh prapa si ato vemjet që fshihen nën gjethe.

    1. Sevasteri says:

      Shumë i sakt Kapteri. Respekte !

  4. Juristi says:

    Iku edhe nje vemje.

  5. Katnari says:

    Me ate mbrapa si dole , u kenaqe

  6. Ari says:

    NJe “Njeri Asgjë” me pak ne Politiken shqiptare! Jo se iku nga LSI – pasi kjo parti nuk ekziston më (ajo nuk ka qene ndonjehere parti, por organizate punesimi kundrejt pageses), por te zhduket krejt nga politika shqiptare. Ky dhe dhjetra te tjere jane bere te padurueshem, te lodhshem…
    Per mendimin tim, jo Berisha and Co, duhet te iki, por edhe Rama and Co, duhet tia lere vendin nje brezi tjeter ne PS, ndoshta edhe pas nje viti…

  7. I pa ftyri says:

    Për ç’farë je krenar ti o Luan?!Që kontribove
    për BANDËN më të madhe të hajdutëve dhe plaçkitësve të Shqipërisë me emrin LSI?!
    Po pse bën gjoja sikur nuk e di o Luan?!

  8. Realisti says:

    Vemje. Vasponi pas pushtetit me çdo çmim.
    Eksperienca jote nuk i hyn ne pune askujt.
    Eksperience LSI…vari k…

  9. Lida says:

    PUNE E MADHE QE DOREZOVE POSTET QE KISHE NE LSI.FAMILJA META DHE LßI NUK DO TJA DIJE SA KOHE TE KETE PETRIT VASALIN !

  10. God-less Commies says:

    Po prape i PPSH do ngelet apo jo!……iku nga celula LSI, ku shkoi te celula PD apo ajo PS?…lol
    =
    Celulat e PPSH…….jane rivale si puna e ISIS -K me Talibanin…kur dihet i njejti ‘shit’ jane….lol
    =
    themi :
    performanca
    delimitim
    po pse jo dhe shit……, get me?

  11. DALLKAUKU says:

    po cbere more djale
    po Peco VASILI ME KE DO HAJE FARA TANI?

  12. ?? says:

    NJË QELBËSIRË MË PAK.??

  13. shigjetari says:

    Mooooooooooooos, na kepute shpirtin !
    Ike nga Leshi Dhise ?
    Po mire, a ja pe hajrin keta 13 vjet Leshit te Dhise te pakten ?
    Noj kujtim te bukur nga Haremi i Jales, tutje …….tehu…..noj gje ?
    Ke heq dore nga te gjitha, do jesh votues i thjeshte i LSI..! Bej bè “Per KOKE te Ilirit” !

  14. Scorpion says:

    O Asllan, ik bej ndonje poezi me ndjenje, se ne politike i vure vetes nje njolle (Lsi) qe nuk ka qendrim (doreheqje) qe e fshin! Shume i ri me dale ne pension te parakohshem! Suksese ne letersi!

  15. mona says:

    Po cfar mendove ti o skuth se do te fitonte LSI ne Vlore? Po ku ka dale ndonje malok i zgjuar qe te datesh ti.

  16. Eleni Dushi says:

    Oooo, na këpute në mes!
    Na rrinte mendja ditë e natë te ty, thoshim :
    Si do vejë puna e Luanit tani që Lesh e lija nuk ekziston më?
    Ishim në hall të madh, por do ti që na i zgjidhe menjëherë, po u lodhur shumë!
    Na plasi prapanica o Luan se çfarë bëre dhe çfarë do bësh ti!
    Në Vlore, more atë që meritoje , ç’t’u desh a derëzi që zbrite në Vlorë?
    Vemje të tilla Vlora i largon vetëm me erën e pordhës së vlonjatëve.

  17. Sali Ram Berisha, Taulant & co says:

    Po ai dibrani tjeter, Manjani, kur do e thyej qafen?

  18. Tualet Palla says:

    Midis dy dashurive, LSI apo Bleona Qerreti, romantiku Luan zgjodhi Bleonen. Histori te perdelluara te shokevee te partise. Luan Rama ja fut Edvin Rames per dashnore.

  19. Trimi says:

    Largohet nga axhensia per punesim dhe nje nenpunes I axhensises.

  20. Xoni says:

    Skuthi Luan paska hequr dore nga funksionet te partise qe nuk ekziston me , po nga funksioni I Don Zhuanit kur do heqesh dore apo do gjesh ndonje parti tjeter te mashtrosh vajza te tjera ?

  21. Populli says:

    Vemje, hipokrit ne jete, ne funksione, ne fjali, ne qendrime, ne moral.

  22. raul says:

    dhente zoti nuk pasohet me dorheqje dhe strateg’ja nderkombetare, nderplanetare, kozmike, leshelike, babaxhike me shkolle te mesme trularaska qe kakaris neper ekrane tip cim pordha( peka) me cipin e futur ne tru nga Nafije fallxhorja e leshitdhise. Po iku kejdi dhembcakallja atehere leshelija fshihet pergjithmone nga faqja e historise. Ajo eshte imazhi i saj .

  23. Fatos says:

    10 faqe hartim për të thënë asgjë, tipike e karrieristëve. Ty të hoqën jo se ike, pordhac dhe skuth që fshihesh pas fjalëve të llustruara me kujdes. Në fakt ti duhet të punësohesh në zyra shtypi dhe PR, se ke shumë durim.

  24. Gri says:

    Rama se mos e afron tek PS kete rrjebacak? Lere te ngushllohet tek
    Shalet e kengtares ne USA. Si dhe te haj fshehurazi fara me Titi V.
    Nuk me vlen me! Eshte brez i vjeter polikanesh pa moral!

  25. Shaqo says:

    E gjithe antarsia e PS eshte njeqind here me e mire se ty.
    Edhe nese do te besh kerkese per ne PS, veshtire se ka organizate te te pranoj. Meso nga eksperienca e Ben Males.

  26. Engie says:

    Ah, medet qe shqiptaret nuk arriten dot ta shikonin “kulturen e komunikimit publik, ..qytetarine dhe dliresine e LSI”.

  27. Sevasteri says:

    Luan nga paraqitja dhe karakteri je si Mi kanalesh.Në djall të vesh.

  28. Franz Kafka says:

    Ikja e ketij edhe pranohet disi por nese iken Petrit Vasili dhe Tedi Blushi si i behet pastaj. Prandaj shqipo mos e jepni veten dhe ngushellohuni me kaq se ka dhe me keq

  29. ali says:

    Je edhe më pusht se kapot e tu, je një skuth që ke vegjetuar në korrupsion duke shfrytëzuar mandatin e deputetit, që fatkeqsisht ta reduktoi shefja, dhe për këtë arësye mbete i pakënaqur.
    Njerëz si ty nuk kanë turp që në vend që të mbyllin gojën bëjnë deklarata ndershmërie. Lexo sytë e njerëzve në rrugë edhe këto komente, të mjaftojnë të kuptosh në çfarë niveli ke rënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje