PD drejt shkërmoqjes, Xhaferaj dorëhiqet nga kandidimi për në kryesi: Partia rrugëtim problematik, në kurs përplasjeje me SHBA-të

30 Gusht 2021, 14:44Politika TEMA

Publikimi i ekipit të ri të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Bashës në vitet në vijim në PD duket se kanë dhënë një mesazh të qartë në bazë mbi kursin që do të ndjekë partia tani e tutje. Nisur nga emrat që përbëjnë këtë ekip, duket se PD po ndjek një kurs përplasjeje me amerikanët, ç’ka ka shqetësuar jo pak personazhet brenda saj që njihen për qasjen pro SHBA, të cilët kanë filluar të lëvizin.

Burime pranë PD bëjnë me dije se kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj nuk ka pranuar të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, të cilët do të zgjidhen sot pasdite.

Emri i tij ishte mes 45 demokratëve që do të kandidonin për kryesinë, por sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka njoftuar mbrëmë partinë që emri i tij të hiqet nga ajo listë.

Krahas tij, burime bëjnë me dije se mbrëmë dhe sot paradite në PD kanë ardhur edhe mesazhe nga zona të tjera për rrugëtimin problematik që sipas tyre po ndjek partia.

Me këtë veprim, duket se Xhaferaj kërkon të distancohet nga një PD që po shkon drejt përplasjes me SHBA-të. Edhe më herët, ai ka mbajtur një qendrim të vazhdueshëm pro SHBA-ve, ndërsa në episodin e fundit të zgjedhjeve të Durrës i kujtoi Vangjush Dakos se ishte “non  grata” nga Departamenti i Shtetit.

PD publikoi mbrëmë emrat e ekipit të Bashës, ku kreu i Grupit Parlamentar i është besuar Alfred Rushajt; komisioni i Sigurisë në Parlament, Flamur Nokajt; Komisioni i Ligjeve i është besuar Oerd Bylykbashit, kurse ai i Arsimit, Albana Vokshit.

Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së do të jetë Edi Paloka, kurse Grida Duma dhe Jorida Tabaku, nënkryetare.

3 komente në “PD drejt shkërmoqjes, Xhaferaj dorëhiqet nga kandidimi për në kryesi: Partia rrugëtim problematik, në kurs përplasjeje me SHBA-të”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Komisjon I Sigurise ne Parlament: Flamur Gomari. Po pse me keta shpresonit te vinit dhe te vini ne pushtet o parti e kalbur.. Ai pa shkolle te mesme. Paloka pa shkolle te methme po athtu krietar dhe sigurisht vashat nen hijen e mashkullit.. Po shkerrmoqen si parti nga ky kellef..

  2. Veterineri says:

    O Zot!
    Festival GOMERESH, kjo eshte partia e dy gishtave, qe i u “thafshin deri ne rreze”

  3. Lida says:

    LE TE TERHIQET FERĎINAND XHAFERRAJ NE KEMI JULIAN DEDEN, KLEVIS FAHRI BALLIUN,XHELAL MZIUN ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje