Mustafa Nano: Lindita Nikolla e prerë për kryetare kuvendi

30 Gusht 2021, 17:14Politika TEMA

Socialistët do të mblidhen të enjten në Pallatin e Kongreseve në Asamble Kombëtare, kur pritet të bëhen publike edhe emrat e qeverisë së re.

Analisti Mustafa Nano deklaroi se beson në një bashkëpunim të qeverisë së re me opozitën pasi Rama deri diku e ka shprehur si një dëshirë të vetën bashkëpunimin me të.

Ndërsa sa i përket mundësive që deputetët të qëndrojnë larg tenderave publikë ai shprehet se e sheh të vështirë këtë gjë për t’u luftuar, pasi tashmë PS-ja i ka të gjitha në dorë dhe sipas tij pushteti absolut të korrupton.

“Një qasje të re nga opozita e shoh të realizueshme sepse e ka dhe dëshirë të vetën Rama bashkëpunimin e fortë me opozitën, edhe pse kam frikë se kjo e fundit do e refuzojë këtë dorë të shtrirë.

Ndërsa sa i përket rolit të deputetëve për të bërë emërime kjo është e pamundur të luftohet. Baza e kësaj është fakti që PS-ja i ka të gjitha në dorë dhe kështu kjo do ndodhë patjetër.

Abuzimi i pushtetit do kalojë te një dorë e vetme, do kalojë te Edi Rama. Pushteti absolut të korrupton, dhe kjo është e vështirë të luftohet.”, tha Nano.

Nano e sheh si të përshtatshëm Lindita NIkollës si kreun e kuvendit, një nga personazhet që po lakohet për këtë pozicion.

“Sa për Nikollën e shoh si një personazh të përshtatshëm në krye të Kuvendit. Nikolla është një njeri i prerë për të qenë arbitër. Kush ka qenë në krye të kuvendit e ka bërë dhe më duket gjë e mirë nëse këto zëra për Nikollën janë të vërtetë.”, tha analisti.

6 komente në “Mustafa Nano: Lindita Nikolla e prerë për kryetare kuvendi”

  1. Ky vuan nga amnezia ose humbja e kujteses says:

    Cfare thote ky , po Lindita iku pas protestave te studenteve, ku shume kerkesa te tyre ajo i kishte injoruar. Ishin ato protesta qe per pak sa nuk rrezuan ramen tuç.

  2. xhelal mziu says:

    Nano nuk ke dhene mendim te keq, por a do te jete ne gjendje nje grua te menaxhoje talebanet e PD ne parlament?

  3. Yp xhixhi says:

    Je bere shume djallezor o Muç Nano. Kur ke qene ne klase te pare fillore ke qene çun i mire. Pastaj ne te dyten ……. Mos na detyro te teb te nderrojme ndonje shkronje te emrit te shkurtuar.

  4. Lasgushi says:

    Te pakten per humor, UK je dalluar ndonjehere o Mustafa.

  5. Fakti says:

    Marrezite e ketij nuk kane te sosur…

  6. Koco says:

    Mendoj se njeriu i duhur , kopetent, me përvojë e i vendosur të bëjë zbarim të proçedurave ligjore në fuksjonimin normal të Kuvëndit , mendoj se e meriton deputeti ,ish kryetari i Komisjonit të Ligjeve zoti Ulësi Manja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje