Nga Adriatik Doçi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të demostrojë pafuqinë e tij për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe trashëgimia e tij edhe pas tetë viteve në krye të opozitës, kohë gjatë të cilës shënuar 7 humbje radhazi, duke e shtyrë partinë nga disfata në disfatë.
Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, duke i lënë afat deri në shtator, Lulzim Basha ka vendosur të njësohet më tej Berishën gjatë kësaj vjeshte, duke kaluar lidershipin e opozitës në duart e njerëzve të tij të besuar.
Pasi u besoi drejtimin e fushatës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, zgjedhje në të cilat PD-ja shënoi disfatën e radhës dhe qëndrimin në opozitë të paktën deri në 2025, Basha ka përfshirë në ekipin e tij, që do të votohet sot, njerëzit simbol të pushtetit të Berishës, rrjedhimisht të besuarit e tij.
Drejtimin e Këshillit Kombëtar, forumit më të rëndësishëm vendimmarrës të PD-së, Basha i ka besuar Edi Palokës, i cili do të zëvendësojë Bujar Nishanin. Ky i fundit po ndëshkohet pas kritikave në adresë të Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të fundit. Edi Paloka është produkt dhe krahu radikal i Sali Berishës. Fytyra e tij ka rreth 30 vite që shfaqet në oborrin e PD-së.
Paloka ishte drejtues i fushatës së PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në Durrës. PD-ja pretendonte se do të merrte 8 mandate në këtë qark, por mori vetëm 6 mandate, duke kontribuar në humbjen e përgjithshme.
Riciklimi i Palokës në ‘ekipin e ri’ opozitar është një mesazh i qartë se, Lulzim Basha, jo vetëm nuk e ka lexuar humbjen e në zgjedhjet e 25 prillit, por do të shkojë drejt zgjedhjeve të 2025 me të njëjtat figura të refuzuara që pas vitit 2013.
Grupi parlamentar i PD-së do të drejtohet nga Alfred Rushaj, pjesë e rëndësishme e pushtetit të Sali Berisha 2005-2013. Alfred Rushaj, i cili do të udhëheqë betejën opozitare në Kuvend, ka qenë këshilltar i Genc Rulit në Ministrinë e Energjetikës gjatë periudhës 2005-2009.
Nga viti 2009 deri në vitin 2013, Alfred Rushaj ka qenë pjesë e qeverisë së Berishës si zëvendësministër i Financave. Basha i besoi Rrushajt drejtimin e fushatës në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku PD pretendonte se do të marrte 20 mandate, por arriti të merrte vetëm 15, pra 5 mandate më pak se sa objekti i shpallur publikisht.
Alfred Rushaj është propozuar edhe për postin e nënkryetarit të PD-së, bashkë me Enkelejd Alibeajn, Grida Dumën dhe Jorida Tabakun, pasi partia do të jetë me 4 nënkryetar. Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma janë gjithashtu krahu i Berishës, janë promovuar prej tij dhe kanë qenë pjesë e qeverisjes së tij, e cila u refuzua nga shqiptarët në 2013. Alibeaj dhe Guma kanë shënuar gjithashtu disfata të thella në Fier dhe Kavajë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Një tjetër post të rëndësishëm, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Lulzim Basha ia ka besuar një ish-drejtori të qeverisë Berisha, Ervin Minarollin, i cili para vitit 2013 ka drejtuar Autoritetin e Aviacionit Civil. Ervin Minarollin që pritet të zëvendësojë Sait Dollapin, i cili dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve dhe ka nisur të marrë para publike, me tendera pa konkurrencë, për zhbllokim pusetash.
Për pozicionin e sekretarit të Organizimit Dixhital, është propozuar Endri Hasa, ish drejtor i AKSHI, gjatë qeverisjes së Berishës, ku mbahet mend për dhënien e 17 tenderave nga 23 në total kompanisë së një shoku të tij. Komisionin e Zgjedhjeve në PD, Basha ka vendosur t’i besojë sërish Jemin Gjanës, ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Berisha, i akuzuar nga kundërshtarët e Bashës i njeriu i manipulimit të zgjedhjeve në PD.(Shqiptarja.com)
Riciklim bajgash !
Bej rumpalle o Edi Rama se keshtu eshte kjo pune. Berisha nuk do te dije me per PD, halli i tij eshte familja per tu shpetuar,sidomos djali e vajza. Kush pyet me per ne anetaret e thjeshte te Pd. Ne fukarenj kemi qene dhe keshtu do jemi me kete kryetar pertie qe e ka mendje te lyerja e flokeve dhe xhepi vet.
Me kete ekip, Basha dhe PD as ne vitin 2025 nuk vijne ne pushtet. Arrihet vetem nëse ndodh çudia e madhe, e cila mund te shfaqet ne disa drejtime: si psh nëse ndodh ndonje skandal i madh gjate qeverisjes Rama, qe mund te perdoret si kal beteje prej tyre. Por kjo ka pak gjasa te ndodhe. E dyta eshte nese sot, (neser do te jete vone), ndodh çudia e rradhes, largohet gjithe lidershipi aktual, i PD, Berisha e Basha po e po, por qe dhe keto pak gjasa kane te ndodhin. Çudia e trete eshte te linde nje formacion i ri politik i cili te mund te fitoje elektoratin opozitar, perfshire sidomos ate gri. Por në kushtet ku jemi edhe ky opsion zor se arrihet. Atehere gezuar Edi Rama dhe mandatin e katert,
Pse unifikimi me Amerika eshte zgjidhja me e keqe se sa unifikimi me Saliun, ne syte e Bashes?! Pse Basha po unifikohet me Saliun dhe nuk unifikohet me Ameriken?! A kemi te bejme me pyetjen se ku fiton Basha, apo me pyetjen se ku humbet Basha?
Sigurisht qe fitimi i PD dhe Shqiperise do ishte qe PD te unifikohej me Ameriken dhe te distancohej nga Saliu, por me sa duket nuk eshte e mundur per Bashen.
I vetmi spjegim eshte se Saliu ja ka zene “koken me dere” Bashes dhe ka rrezik qe Basha po u distancua nga Saliu, ai do humbasi gjithcka, sot. Ai do humbas gjithcka ne moment! Ne rastin e distancimit me Ameriken, Basha do hubas reputacion dhe PD eshte ajo qe do humbase gjithcka, ne prespektive. Deri sa kjo te ndodhe, Basha do kete kohe te rikuperoje vehtveten!!!!
Koha eshte elementi qe po kerkon Basha. NQS ai distancohet me Saliun, katastrofa personale do i ndodhi sot. Ne rastin e distancimit me Ameriken, katasrofa eshte e ngadalshme… Keto jane llogarite qe ben Basha. Ai po luan si humbes ne kete loje. Shiperia dhe PD nuk jane prioritete te Bashes! Prioritet per te eshte “bytha e tij”. Prioritet per te eshte se cila eshte rruga per te dale nga kjo “muteri” me sa me pak humbje. Mut me Ameriken, purthe me Saliun, kjo eshte situate ku ndodhet Basha.
Me sa duket Basha do zgjedhi “tmerrin pa fund” dhe jo “fundim me tmerr”. Ai do zgjedhe Saliun sepse lufta “kunder” Amerikes do zgjasi ca dhe Basha enderon qe tmerrin e tij ta perjetoje vone, shume vone dhe jo sot.
Ata qe po largohen nga PD, kane te drejte. PD nuk eshte me parti e ideve te lira, por parti e inresave te Bashes ne situaten ku “koken” e ka nen rrotet e trenit te quajtur SALIBAN…
Kete krize ne PD-ke qe eshte krijuar mes Bashes,PD -ke,Berishes,e zgjidh vetem Sali Berisha,nqs do ai.Po ndenji Saliu kokeforte dhe nuk i i ntereson mardhenja me Ameriken,atehere ai mbivlereson veten e tij. Ai do qendroi ne parlament dhe do behet si ai palaçua i teatrove,do mbaj hunden perpjet duke ja ulur koken PD-ke.
S’ka riciklim ne SHQUP , laj thaj ata jane , i ka zgjedhur Baca !
Riciklim do kishte kuptim fjala , nqs minister i transporteve (rrugeve) , brendeshem , i jashtem do beheshe me i sukseseshmi ,Basha , minister i mbrojtjes , me pelivani ,Mediu , minister shendetesie Ndoka , minister drejtesie , ndonje Bumci a ndonje Faraxhi , e me rradhe , e natyrisht ne krye te ekipit Baca !
Me nje fjale , njeri me qen bir qeni se tjeteri. Stan qensh, ruhuni kur te kaloni nga shqupi.